Showbiz

Katër vite më vonë, Einxhel reflekton mbi jetën e saj (e cila duket kaq e bukur!)

Katër vite më vonë, Einxhel reflekton mbi jetën e saj (e
Einxhel/ Instagram


Katër vite më parë, Einxhel Shkira u bë pjesë e “BBVA 1”, duke përjetuar qindra emocione dhe duke i shpalosur publikut karakterin e saj unik. Përpos gjithë të tjerave (debateve, nominimeve dhe momenteve gazmore), Einxhel gjeti edhe partnerin e jetës, Arbrin, me të cilin ka dy djem.

Moderatorja u kthye pikërisht në këtë moment në jetën e saj, për të bërë një reflektim mbi atë që ishte 4 vite më parë dhe atë që është sot.

“Ndërkohë si sot, 4 vjet më parë. Kanë ndryshuar shumë gjëra që atëherë”.

Më tej, vijoi:

“Mund të më mungojë pamja e saj, trupi, flokët, fytyra… por jo jeta e saj. Ah, sikur ta dinte atë ditë se do të ishte jeta e saj pas katër vitesh, do e kishte barrën më të lehtë në shpirt dhe do flinte më e qetë.”

Einxhel e përmbylli reflektimin e saj, duke thënë se nuk e kuptonte se sa bosh ndihej, derisa përjetoi lumturinë dhe plotësimin shpirtëror.

“Nuk e kuptoja sa bosh dhe e trishtuar isha, derisa përjetova lumturinë hyjnore dhe plotësim shpirtëror. Faleminderit Zot për bekimet e tua”, përfundoi ajo.

Katër vite më vonë, Einxhel reflekton mbi jetën e saj (e

Einxhel dhe DJ Dagz, të cilët u njohën në “BBVA”, janë prindër të dy djemve, Trev dhe Kres.

 

REELS

Çifti (influencues) janë bërë viralë së fundmi, pasi u kapën duke sajuar dhe përsëritur disa herë momentet e propozimit për martesë. Ajo që në fillim dukej si një moment plot emocione, doli të ishte e planifikuar dhe e përsëritur disa herë, vetëm që videoja të dilte “perfekte” për rrjetet sociale. Ndjekësit shprehën zhgënjim, duke thënë se asgjë nuk është siç duket në rrjete sociale.

U tha, u bë!

Në një video të bërë virale së fundmi nga Teherani, shihen një grup rok që performon në publik ndërsa burra dhe gra kërcejnë me njëri-tjetrin.

Kush është Kendall në lidhjen tuaj?

Ky është i vetmi reagim i saktë. Tag shoqes që nuk i ndahet toksikut që të zërë mend.

Si ju duken?

Thjesht një test 😼

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.