Showbiz

Kate Middleton rrëfehet pas trajtimit për kancerin: “Ishte jashtëzakonisht e vështirë”

Kate Middleton rrëfehet pas trajtimit për kancerin: “Ishte
Getty

Kate Middleton ka bërë një rrëfim emocional për jetën e saj pas përfundimit të trajtimit për kancer. Gjatë një vizite në spitalin “Colchester Hospital”, princesha e Uellsit e përshkroi si “jashtëzakonisht të vështirë” periudhën që ka kaluar.

Kate Middleton rrëfehet pas trajtimit për kancerin: “Ishte

“E vendos një ‘maskë’ të guximshme, qëndron stoike gjatë trajtimit”, tha ajo, duke shtuar: “Pastaj kur trajtimi përfundon, mendon: ‘Tani mund të rikthehem në normalitet,’ por në të vërtetë [nuk është kështu].”

Kate Middleton rrëfehet pas trajtimit për kancerin: “Ishte

Kate, 43 vjeç, sqaroi se megjithëse “nuk është më nën mbikëqyrjen e ekipit mjekësor”, ajo ndjen se “nuk është ende në gjendje të funksionojë normalisht në shtëpi”, ashtu si dikur.

Ajo nënvizoi:

“Të kesh dikë që të ndihmon të përballosh këtë periudhë, të të udhëzojë dhe mbështesë pas trajtimit... është jashtëzakonisht e vlefshme. Gjetja e një “normaliteti të ri” kërkon kohë. Ka ulje-ngritje. Nuk është një rrugë e drejtë, siç mund ta prisja, por realiteti është se kalon një periudhë të vështirë”.

Kate Middleton rrëfehet pas trajtimit për kancerin: “Ishte

Kate Middleton bëri publike diagnozën e saj, duke njoftuar se vuante nga kanceri, në mars të vitit 2024, dy muaj pasi ishte tërhequr nga angazhimet publike për t’iu nënshtruar një operacioni abdominal. Në atë kohë, ajo shkroi në rrjetet sociale:

“Unë dhe William kemi bërë gjithçka për ta përballuar dhe menaxhuar këtë situatë në mënyrë private, për hir të fëmijëve tanë”.

Çifti mbretëror kanë tre fëmijë: princin George (11 vjeç), princeshën Charlotte (10 vjeç) dhe princin Louis (7 vjeç).

Kate Middleton rrëfehet pas trajtimit për kancerin: “Ishte

Kate përfundoi trajtimin me kimioterapi në shtator 2024 dhe katër muaj më vonë, në janar 2025, njoftoi se nuk kishte “më shenja të kancerit”.

Në muajt e fundit, princesha ka nisur ngadalë të rikthehet në rolet mbretërore, duke marrë pjesë në disa evente — më së fundmi në “Trooping the Colour” në qershor.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb