Fashion & Beauty

Katastrofa e Botox: Meg Ryan, Nicole Kidman & VIP-a të tjerë!

Botox - mania vazhdon të përhapet midis yjeve të spektaklit pavarësisht modës së re që preferon ndërhyrje më pak invazive dhe më natyrale për të parandaluar shenjat e plakjes . E fundit është Renée Zellweger, fotografuar në një eveniment me fytyrën e tërhequr, nuk ka marrë me siguri komplimentet e shpresuara. Një nga shumë rastet  - e  përfunduar keq -  e një dukuri e pandalshme që përfshin botën e Hollivudit.

Ka nga ato që për fat të mirë pranojnë që kanë bërë ndërhyrje, si Cher apo Nicole Kidman dhe nga ato të cilat, mohojnë edhe provat më të qarta. Si Meg Ryan, e cila u bë e famshme për pamjen e saj ujë dhe sapun dhe për atë fytyrë "naive", pas dobësimit  kockë e lëkurë fryu mollëzat në mënyrë të ekzagjeruar. Buzëqeshja e tërhequr, të bën të qash për faqet natyrale të një herë e një kohe.

Ç’mund të thuash pastaj për fytyrën si “mace” të ish zonjës së parë të Francës? Carla Bruni, ikona e modës e  viteve '90, me Botox-in u transformua krejtësisht! Gwyneth Paltrow, me dietat e ekzagjeruara – të famshëm librat e saj të kuzhinës  - dhe vizitat tek kirurgu plastik, ka humbur shkëlqimin e saj anglez për tu dukur më shumë "amerikane". Dihet që, puna nuk i fal ata që nuk mbajnë ritmin e kohës!

Ka dhe nga ato që sigurisht nuk duan ti dorëzohen viteve që kalojnë dhe këtu ndërhyrja bëhet edhe më e ekzagjeruar. E dinë shumë mirë Melanie Griffith dhe Courtney Love, të frikësuara nga plakja. Mes mollëzave, buzëve, faqeve dhe "rregullimeve" ad hoc , fytyrat e tyre nuk njihen më. Dhe jo gjithmonë për të mirë...

Tori Spelling, ish- ylli i "Beverly Hills 90210" u përpoq të rregullonte problemet e saj të zemrës së bashku me ato të peshës. Kështu që, pasi u shëndosh dhe dobësua disa herë,  i dha një "gjilpërë" përfundimtare fytyrës,  duke shpresuar ti kthente shkëlqimin e dikurshëm.  Rezultati, nuk ishte pikërisht ai i dëshiruari.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb