Horoscope

Karakteristikat e fëmijëve sipas shenjave të horoskopit

Dashi
Fëmijët e shenjës së Dashit janë një tërmet i vërtet! Nuk ndalen për asnjë moment, kanë energji të tepërt, që nëse nuk menaxhohet mirë nga prindërit, mund të rrezikojë të kthehet në agresivitet. Janë plot gjallëri, inteligjentë dhe me një zemër të madhe.

Demi
Të qetë e të ëmbël, fëmijët e shenjës së Demit spikasin përgjithësisht për qetësinë e tyre dhe aftësinë për tu përshtatur. Shumë të afrueshëm dhe të dashur, ndonjëherë mund kryeneç  ose këmbëngulës. Kanë ndjeshmëri artistike dhe që në vegjeli e dashurojnë muzikën.

Binjakët
Fëmijët e shenjës së Binjakëve kanë inteligjencë të lartë dhe mprehtësi mendore. Dëshirojnë të jenë në shoqëri dhe janë gjithmonë në kërkim të ideve të reja. Kjo i bën që ndonjëherë të jenë pak kapriçozë ose nervozë, por mjafton të gjeni mënyrën e duhur për t'i 'zbutur'.

Gaforrja
Fëmijët e shenjës së Gaforres janë gjithmonë shumë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm për të absorbuar mjedisin që e rrethon. Shumë të lidhur pas nënës, janë fëmijë të veçantë dhe plot fantazi, ndonjëherë pak të pasigurtë dhe pikërisht për këtë është e rëndësishme t'i rrethosh me dashurinë dhe qetësinë e nevojshme, për t'i bërë të rriten me më shumë besim në vetvete.

Luani
Të gëzueshëm, të qeshur dhe plot jetë, fëmijët e shenjës së Luanit nuk harrojnë kurrë të qeshin dhe të fitojnë krejt natyrshëm simpatinë e të tjerëve. Duke qënë shumë bujar, ndonjëherë kanë tendencën të bëjnë shumë më shumë, kanë pak egocentrizëm që i takon prindërve ta mbajnë nën kontroll.

Virgjëresha
Fëmijët e kësaj shenje kanë tendencën të jenë introvers, të rezervuar, shumë serioz që në fëmijëri. Me inteligjencë të lartë dhe me një sens të mprehtë të vëzhgimit, kanë ndonjëherë nevojën për të qënë të inkurajuar për të dalë nga guacka e tyre. Urtësia e tij e bën atë të konsiderohet si një fëmijë i rritur.

Peshorja
Peshoret janë fëmijë me një bukuri natyrale. Gjithmonë shumë të qetë dhe argëtues, kanë tendencën të krijojnë rreth vetes atmosferë të qetë në të cilin ato do të ndjehen shumë të rehatuar, ndaj vështirë të mos i duash. Pjesërisht të ndjeshëm, ata duhen inkurajuar për të mos humbur dëshirën për të bërë gjëra.

Akrepi
Fëmijët e kësaj shenje kanë një inteligjencë dhe sensibilitet që i bën ata shumë kompleks dhe shumë të vështirë për t'i menaxhuar. Tentojnë në fakt të refuzojnë autoritetit dhe të bëhen agresiv në mbrojtje. Por nëse atyre u jepet një shembull i mirë dhe nëse janë të rrethuar me dashuri, nxjerrin në pah gjithë energjinë e tyre pozitive dhe mijëra talentet që disponojnë.

Shigjetari
Plot gjallëri dhe të mendueshëm, fëmijët e shenjës së Shigjetarit nuk ndalen në asnjë moment! Ata përballen me botën, me dëshirën e kuriozitetit dhe hapen me të tjerët pa asnjë frikë. Pikërisht për shkaktë temperamentit të tyre të gjallë dhe hiperaktiv, rrezikojnë të kenë vështirësi në përqëndrim, por me pak sforco ju mund t'i ndihmoni.

Bricjapi
Fëmijët e kësaj shenje kanë që në fëmijëri seriozitetin e një të rrituri. Shumë inteligjentë, kanë tendencën të mbyllen në vetvete, qoftë sepse e dashurojnë vetminë por edhe për shkak të pasigurisë që i krijon një barrierë që vetëm prindërit shumë të duruar do të dinë t'ja dalin e t'i nxjerrin nga gjendja e tyre emotive.

Ujori
Fëmijët e shënjës së Ujorit, orgjinal dhe me një sens të lindur të drejtësisë, janë shumë të qetë sepse nga njëra anë dëshirojnë të jenë të shoqëruar dhe të eksplorojnë botën me kuriozitet, ndërsa nga ana tjetër nuk e kanë problem edhe nëse qëndrojnë vetëm. Do të jetë e rëndësishme për prindërit t'i ndihmojnë për t'i dhënë pak disiplinë dhe korrektësi.

Peshqit
Fëmijët e kesaj shenje janë të ndjeshëm, artistë të lindur. Me shpirtin e tyre krijues, do të jetë një punë më vete për prindërit për t'i transmetuar atyre rregulin dhe përqëndrimin. Kanë nevojë të ndjejnë se i duan, për të qetësuar pasigurinë e tyre dhe dinë të duan veten si pak shenja të tjera të horoskopit.


Burimi: Al Femminile

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨