Health

Ka një shpjegim shkencor dhe psikologjik se pse disa njerëz nuk e besojnë Covid-19

Ka një shpjegim shkencor dhe psikologjik se pse disa njerëz nuk e

Studimet shkencore thonë se njerëzit i peshojnë ndryshe kostot e menjëhershme me ato që vijnë më vonë. Megjithëse një dietë e shëndetshme është e rëndësishme për mirëqënien e së ardhmes, ne tundohemi drejt një ëmbëlsire me shumë sheqer. Edhe pse nuk kemi nevojë dhe ndoshta nuk e përballojmë dot blerjen e një telefoni të ri, ne përsëri tundohemi ta blejmë atë. Të jesh i shëndetshëm është një qëllim i largët, por ëmbëlsia e një torte është një kënaqësi e menjëhershme. Ju mund të keni smartphone-in e ri tani, por kostoja e tij do të shfaqet vetëm në deklaratën e kartës suaj të kreditit muajin tjetër.

Nëpërmjet kësaj teorie mund të shpjegohen dhe dy prej aspekteve më irracionale dhe shqetësuese që kanë ardhur nga Covid-19: përgatitjet tona (si shtet dhe komunitet) të pamjaftueshme për një pandemi, pavarësisht një sërë treguesish se ajo do të vinte dhe përpjekjet tona të vazhdueshme për t’ju rikthyer normalitetit, megjithëse provat e qarta historike tregojnë se duke bërë këtë, thjesht e zgjasim më shumë pandeminë, duke bërë që situata të vazhdojë të jetë anormale për një kohë më të gjatë.

Truri ynë ka edhe një problem tjetër gjatë pandemisë. Ne kemi evoluar për t’u marrë me “rreziqe të qarta dhe të pranishme”. Evolucioni nuk na përgatiti për t’u përballur me një rrezik të padukshëm, që ndonjëherë i shfaq simptomat më vonë dhe herë të tjera, nuk shfaq asnjë.

Për më tepër, pasojat e infektimit me koronavirus nuk janë absolute dhe nuk përhapen në mënyrë të barabartë në gjithë popullsinë. Madje, statistikat tregojnë se probabiliteti aktual i vdekjes nuk është shumë i lartë, kështu që ne e hedhim poshtë atë pasojë që nuk vlen për ne -  fenomen ky, i njohur si "zbritje e mundësisë". Mungesa e simptomave të menjëhershme dhe probabiliteti (relativisht) i ulët i vdekjes do të thotë që truri ynë nuk e merr kërcënimin aq seriozisht sa duhet.

Përtej kësaj, kur bëhet fjalë për çështje me rëndësi ndërkombëtare, siç janë pandemitë, ne presim që të mbështetemi te shkencëtarët dhe autoritetet shëndetësore për të na treguar faktet, dhe tek qeveria për të siguruar udhëheqjen dhe ndihmën e duhur.

Pa udhëzime të qarta nga qeveria, shumë prej nesh do të kontrollohen nga dëshira individuale për “shpërblime” të menjëhershme: kënaqësia e një feste ose mbledhja shoqërore, ndjenja e normalitetit nga një hundë dhe gojë e pambuluar. Kështu, injorohen pasojat e mundshme që do të shfaqen më vonë.

Të kuptuarit se si truri ynë funksionon, mund të na ndihmojë të jemi më efektiv në përpjekjet tona për të luftuar koronavirusin dhe për të bërë zgjedhje më racionale. Të gjithë duhet të përqendrohemi më shumë në efektet ose shpërblimet afatgjata për sjelljen tonë sesa në efektet ose kënaqësitë afatshkurtra të veprimeve të caktuara.

Kjo analizë u realizua nga Edward Wasserman, profesor i shkencave psikologjike dhe  i studimit të trurit në Universitetin e Iowa-s dhe Thomas Zentall, profesor i psikologjisë në Universitetin e Kentucky-t.

Burimi: NBC News

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

There is a scientific and psychological explanation for why some people do not believe in Covid-19

Ka një shpjegim shkencor dhe psikologjik se pse disa njerëz nuk e

Scientific studies say that people weigh immediate costs differently than those that come later. Although a healthy diet is important for the well-being of the future, we are tempted towards a high-sugar dessert. Even though we do not need and can not afford to buy a new phone, we are still tempted to buy it. Being healthy is a distant goal, but the sweetness of a cake is an immediate pleasure. You may have the new smartphone now, but its cost will only appear on your credit card statement next month.

This theory can also explain two of the most irrational and disturbing aspects that have come from Covid-19: our inadequate preparation (as a state and community) for a pandemic despite a number of indications that it would come and our continued efforts to return to normalcy, although clear historical evidence shows that by doing so, we are simply prolonging the pandemic, causing the situation to continue to be abnormal for a longer period of time.

Our brain has another problem during the pandemic. We have evolved to deal with "clear and present risks". Evolution has not prepared us to face an invisible danger, which sometimes manifests symptoms later and other times, manifests none.

Moreover the consequences of coronavirus infection are not absolute and do not spread evenly throughout the population. Even statistics show that the current probability of death is not very high, so we reject the consequence that does not apply to us - this phenomenon, known as "chance reduction". The lack of immediate symptoms and the (relatively) low probability of death means that our brain does not take the threat seriously enough.

Beyond that, when it comes to issues of national importance, such as pandemics, we expect to be able to rely on scientists and health authorities to tell us the facts, and on government to provide the right guidance and assistance.

Without clear instructions from the government, many of us will be controlled by the individual desire for immediate "rewards": the pleasure of a holiday or social gathering, the feeling of normality from an uncovered nose and mouth. Thus, the possible consequences that will appear later are ignored.

Understanding how our brain works can help us be more effective in our efforts to fight the coronavirus and make more rational choices. We should all focus more on the long-term effects or rewards of our behavior than on the short-term effects or pleasures of certain actions.

Source: NBC News