Metropolitan

John Legend rrëfehet për abortin e Chrissy Teigen: “Jeta e saj ishte në rrezik”

John Legend rrëfehet për abortin e Chrissy Teigen: “Jeta e saj

John Legend ka rrëfyer më shumë detaje për humbjen e djalit të tij dhe Chrissy Teigen, 4 vite më parë.

Këngëtari i "All of Me", i cili ka tashmë 4 fëmijë me Teigen, ka rikujtuar procedurën mjekësore që bashkëshortja pati në shtator të vitit 2020 kur humbën djalin e tyre, Jack.

“Jeta e saj ishte në rrezik,” tha John në episodin e 23 tetorit të podkastit “Club Shay Shay”.

“Ajo kishte kaluar 15 javët kur duhet të bëhet zakonisht aborti. Ishte duke humbur foshnjën dhe kishte hemorragji. Njerëzit që mbajnë një shtatzëni deri pas 15 javësh pothuajse gjithmonë kanë vendosur tashmë ta mbajnë foshnjën,” vazhdoi John, “por ka ndonjë lloj ndërlikimi që vjen rrugës dhe duhet të kryhet aborti".

Pas humbjes, 4 vite më parë, Chrissy publikoi një mesazh emocional, duke përshkruar përpjekjet e saj dhe të doktorëve për të shpëtuar foshnjën Jack.

“Jemi të tronditur dhe në një dhimbje të thellë, një lloj dhimbjeje që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë,” shkroi ajo në postimin e saj në Instagram në shtator 2020.

“Nuk arritëm të ndalonim hemorragjinë dhe t'i jepnim foshnjës tonë lëngjet që i duheshin, pavarësisht shumë qeseve të transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk ishte mjaftueshëm”.

Në deklaratën e saj, Chrissy i drejtohej drejtpërdrejt djalit të saj dhe i kërkonte falje që nuk arriti ta shihte të rritej.

Chrissy zbuloi më 28 qershor 2023 se ajo dhe John sollën një djalë tjetër në jetë, Wren Alexander Stephens, përmes një nëne surrogate.

Artikuj të sugjeruar:


 

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

John Legend confesses about Chrissy Teigen's abortion: "Her life was in danger"

John Legend rrëfehet për abortin e Chrissy Teigen: “Jeta e saj

John Legend has revealed more details about the loss of his son and Chrissy Teigen, 4 years ago.

The "All of Me" singer, who already has four children with Teigen, recalled the medical procedure his wife underwent in September 2020 when they lost their son, Jack.

"Her life was in danger," John said on the Oct. 23 episode of the "Club Shay Shay" podcast.

"She was past the 15 weeks when an abortion should usually be done. She was losing the baby and was hemorrhaging. People who carry a pregnancy to 15 weeks almost always have already decided to keep the baby," continued John, "but there's some kind of complication that comes along the way and the abortion has to be done."

After the loss, 4 years ago, Chrissy published an emotional message, describing her and doctors' efforts to save baby Jack.

“We are shocked and in deep pain, a kind of pain we have never felt before,” she wrote in her Instagram post in September 2020.

“We were unable to stop the bleeding and give our baby the fluids he needed, despite many bags of blood transfusions. It just wasn't enough."

In her statement, Chrissy addressed her son directly and apologized for not getting to see him grow up.

Chrissy revealed on June 28, 2023 that she and John gave birth to another son, Wren Alexander Stephens, through a surrogate mother.

Suggested Articles: