Metropolitan

Jennifer Lopez paditet $150,000 sepse postoi këtë foto

Jennifer Lopez paditet $150,000 sepse postoi këtë foto

Jennifer Lopez, një njeri aspak i zakontë, e ka të pamundur të mos shëtisë rrugëve larg syrit zhbirues të paparacëve. Por si për ironi, nëse këta të fundit mund ta fotografojnë kurdo dhe t'i publikojnë kudo fotografitë e saj, për J.Lo është ndryshe. Së fundmi, ajo thuhet se është akuzuar për shkelje të të drejtave të autorit dhe është paditur 150,000 dollarë.

Për çfarë bëhet fjalë?

Dy vite më parë, Lopez postoi një foto teksa ecte përdore me partnerin Alex Rodriguez. Tani, është paditur në gjykatë për shkak se e publikoi foton pa miratimin e fotografit.

Jennifer Lopez paditet $150,000 sepse postoi këtë foto

Në dokumentet e paraqitura në gjykatë, të siguruara nga E!, Splash News, një agjenci lajmesh dhe fotografish me bazë në Los Angeles, kërkon 150,000 dollarë nga J.Lo.

“Fotografia është kreative dhe e veçantë,” argumenton kompania, e cila vendos theksin te fama e Lopez-it dhe cilësia vizuale e fotografisë.

“Por përdorimi i paautorizuar dëmton tregun ekzistues dhe të ardhshëm të fotografisë origjinale,” shkruhet në dokument. “Postimi në Instagram e bëri të disponueshme për dhjetëra e miliona ndjekës të Lopez,” shtohet më pas, ku sigurisht përmendet edhe fakti se fotoja u përdor nga shumë media.

Jennifer Lopez nuk ka reaguar në lidhje me situatën.

REELS

Si përfundim, ka apo nuk ka?

MTV VMA 2025; Doja Cat ha buzëkuqin 💋

ChatGPT duke bërë xhiro për të mbledhur mendjen pasi ka kaluar gjithë ditën duke folur me mua:

Unë duke dëgjuar me vëmendje atë që më flet për fisin e tij, sikur nuk kam bërë kërkimet e mia në çdo rrjet social

Si duken ditëlindjet kur rritesh:

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Jennifer Lopez is being sued for $ 150,000 for posting this photo

Jennifer Lopez paditet $150,000 sepse postoi këtë foto

Jennifer Lopez, a no-brainer, finds it impossible to walk the streets away from the paparazzi's wandering eye. But ironically, if the latter can photograph it anywhere, anytime, for J.Lo it is different. Finally, she is alleged to have been charged with copyright infringement and is being sued for $ 150,000.

What is it about?

Two years ago, Lopez posted a photo while walking with partner Alex Rodriguez. Now, he was sued in court for publishing it without the photographer's approval.

Jennifer Lopez paditet $150,000 sepse postoi këtë foto

In court documents filed by E !, Splash News, a Los Angeles-based news and photography agency, seeks $ 150,000 from J.Lo.

"Photography is creative and special," argues the company, which places emphasis on Lopez's reputation as well as the visual quality of photography.

"But unauthorized use damages the existing and future market for original photography," the document states. "The post on Instagram made it available to tens and millions of Lopez followers," it added, citing the fact that the photo was used by many media outlets.

Jennifer Lopez has not responded to the situation.