Kanë kaluar 17 muaj që prej ndarjes së Jennifer Aniston- it dhe ish- bashkëshortit Justin Theroux, e gjatë gjithë kësaj kohe duket se ylli i kinematografisë botërore ka zgjedhur të qëndrojë vetëm.
Kjo deri të enjten mbrëma, ku dyshimet u rritën në maksimum rreth një lidhjeje të mundshme të saj me një burrë misterioz. Fill pas darkës, 50- vjeçarja u pa të përqafonte dhe puthte dikë.
Pasi kaloi mbrëmjen me disa shokë, paparacët vunë re “diçka më shumë se miq” mes saj dhe burrit që shihni në fotografi.
Ju kujtojmë se pas divorcit me Theroux- in është folur sistematikisht për një rikthim të mundshëm të saj me ish- bashkëshortin Brad Pitt, gjë e cila është hedhur poshtë nga burime të sigurta duke thënë se artistët kanë preferuar të hedhin pas të shkuarën për të mbetur shokë.