Health

Ja si humba 38 kilogramë duke ngrënë!

Une jam Irisa Aliaj, 22 vjeç.

Që fëmijë deri në moshën 21 vjeçare kam qënë obese. Isha përshtatur deri diku me atë mënyrë jetese. Edhe pse mbipeshë kam qënë gjithnjë energjike, e shkathët, e qeshur dhe shumë e shoqërueshme. Por gjithcka filloi rreth tre vite më parë kur arrita një peshë prej 109 kilogramësh dhe nuk po ndihesha mirë më me veten. Ishin disa, arsyet të cilat më bënë të mendoja seriozisht se duhej patjetër të dobësohesha. Obeziteti konsiderohet sëmundje e shekullit dhe unë nuk doja të jetoja më me këtë “sëmundje”, duke pasur parasysh edhe komplikacionet e rënda të obezitetit në shëndet. Mosha ime e re, statusi i studentes, dëshira për të pasur një fizik normal dhe trup të bukur të cilin nuk e kisha patur më parë, të vishesha bukur dhe të kuroja paraqitjen time, nevoja për një jetë të shëndetshme dhe ushqyerje të rregullt, të gjitha këto më bënë të reflektoja se kishte ardhur momenti i duhur.

Kisha provuar më parë dieta apo manovra të ndryshme dobësimi nga dietat ekstreme deri te tabletat dobësuese por rezultatet ishin shumë të vogla.

Dietën që kam mbajtur më pëlqen ta përkufizoj si regjim ushqimor pasi përfshin orar për çdo vakt, sasi dhe cilësi të kontrrolluar të ushqimit, gjithashtu edhe orar për gjumin dhe zgjimin. Është një regjim të cilin çdo person mund ta përshtasë sipas rutinës së tij, në bazë të turneve të punës që bën, apo aktiviteteve që ka.

Muaji i parë ishte pak sfidë për mua. Mëngjesi im në orën 7 e 30 tashmë përmbante një pjatë drithëra me qumësht dhe një banane, dreka në orën 12, një pjatë gjellë dhe një fetë buke e vogël e zezë, darka në orën 18, një pjatë sallatë me zarzavate. Në mes të vakteve kur stomaku im ndihej bosh, kudo që të isha mbaja me vete fruta dhe biskota të kripura ose biskotat me pak sheqer, pija kafe me pak ose aspak sheqer dhe lëngje frutash. Ëmbëlsirat, ushqimet e yndyrshme nuk ekzistonin më në tavolinën time. Flija gjumë në orën 11 dhe zgjohesha në 7. Për një muaj stomaku im u përshtat me këtë sasi të moderuar ushqimi dhe unë humba 4 kilogramët e parë. Kështu vazhdova edhe për dy muaj të tjerë. Në muajt pasues hoqa nga dieta ime sallatën e darkës dhe futa tërshërën të shoqëruar me kos të cilën e kam përdorur për një kohë shumë të gjatë dhe më ka ndihmuar shumë në rënie.

Rënia në kile ka qënë graduale. Peshohesha në fund të çdo muaji dhe merja kënaqësi nga rezultatet. Kam pasur dhe raste kur nuk bija në peshë ose bija shumë pak për shkak të mos ndjekies së duhur të regjimit. Sa herë shikoja që diçka nuk shkonte me kilogramët e mi filloja bëja ndryshime në llojet e ushqimeve dhe shtoja aktivitetet.  

Gjatë regjimit jam marrë edhe me aktivitete fizike. Në 5 muajt e parë të regjimit kam ndjekur edhe seanca kërcimi danco – fitness zumba ku humba 17 kilogramët e parë, bëja ecje makismumi 2 orë çdo ditë. Më vonë kam bërë edhe vrap.

Sot ndihem jashtzakonisht shumë mire, e motivuar, krenare për veten dhe arritjen time. Kam një vetëvlerësim më të madh. Njerëzit që kanë kohë pa më parë mahniten kur më takojnë, nuk ju besohet dhe më shohin të habitur. Më komplimentojnë dhe ju vjen mirë për mua. Gëzoj shëndet të mirë dhe fatmirsisht nuk kam patur komplikacione. Këto kohë po merem me fitness për të tonifikuar dhe rregulluar format trupore. Përsa i takon ushqimit sot ha pa frikë çfardolloj ushqimi të kem dëshirë, por sigurisht që zgjedh ushqime të shëndetshme dhe që më pëlqejnë.

Gjithçka mund të arrihet me një kontroll të mirë dhe efikas të vet organizmit tonë. Secili nga ne e ka në dorë atë çfarë zgjedh për të konsumuar. Një rënie graduale në peshë ka avantazhe pasi është një rënie e shëndetshme, pa komplikacione, pa sforcime dhe pa kosto të lartë.

Rrëfim ekskluziv për Anabel.al 

 

 

REELS

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj