Letra 1
Un jam mashkull me trupin e nje femre! Kjo ka nisur qe me lindjen time isha femija i dyte dhe familja, fisi me donin djale. Vitet e para madje deri ne klase te 4 im ate me ka thirrur 'djali i babait' dhe shoket e tij ashtu me quanin cuni i filanit. Kam qene tip shume i shkathet, imitoja persona te famshem, flisja si cun per me teper qe deri ne klase te tete mami mi priste floket kapelon. Po ne gjimnaz pastaj kisha me shume shoke se shoqe, luaja futboll jo shpesh edukaten fizike e beja me cunat. Ne vit te trete dhe te katert un oren e pare e beja kafe cigare ne lokal me nacut dhe canten ja lija nje shitesi me karroce qe rrint para gjimnazit. Kur erdha ne fakultet ne konvikt me quanin cun apo skam pasur te preferuar veshjen alla Blero me atlete me xhakete dhe nje prerje flokesh Rihance dhe mashkull. Nuk di te vesh taka o njerez, me raste te rralla ku te sheshtat i kam rezerve ne cante. Ne fakt ketu te Anabel kam lexuar qe nje femer dem brenda vetes eshte nje mashkull. Se harrova tu them karakteristiken kryesore: un kam ecje prej mashkulli sa nje zonje e moshuar para disa ditesh me tha ne mijra njerez do te dalloja nga ecja o mashkull harrakat. Tani jam ne pune u bene tri vite qe jam diplomuar dhe ne fillimet e punes kalova pak situaten e djalli vishet me prada por tani ja kam marre doren. Te moskeqkuptohemi me pelqejne meshkujt ok! Perqafime
Letra 2
Mirmbrems Anabel, une Jam nje mashkull ne trupin e nje femre. Dmth une jam nje vajze 27 vjece por ne shpirt dhe ne tru une ndjehem mashkull. Nuk me pelqen gjoksi dhe tiparet e mia femerore, dhe kam preference per vajzat Sa here kam endrruar qe te beja nje operacion per tu bere mashkull fizikisht ashty sic ndjehen ne shpirt dhe te martohem me nje grua. Por keto do ngelen vetem endrra pasi ne shoqerin dhe familjen time nuk guxoj ti shpreh keto ndjenja. Te gjithe me pyesin pse ne kete moshe ende nuk kam gjetyur nje cun. Do doja tu ulerisja: SEPSE UNE JAM CUN!
Letra 3
Pershendetje Anabel. Une nqe po ju shkruaj jam vajze por thelle brenda meje dominon gjinia mashkullore ku fare thjesht dallohet edhe nga zeri im dhe menyra e qendrimit apo ecja. Jam studente ne nje nga universitetet e tiranes ku u njoha me 1 vajze ne degen time por ne grup tjeter. Sa her e shikoja me jepte deshiren qe ta kisha pran dhe shpesh here me ngjallte xhelozi per shoqet e saj te ngushta dhe per me teper me djemt qe I qendroni pran. Nje dite vendosa qe ti shkruaj ne fb,ajo m fliste si shoqe klase por kjo nuk zgjati shume dhe ajo e kuptoj interesin qe kisha un ndaj saj. Ajo dhe shoqet e saj te ngushta filluan te me vinin ne loje dhe te talleshin me mua. Edhe pse gjithmon gjykohemi duhet te kuptoni qe nuk eshte faji yn qe kemi keto preferenca. Eshte deshire dhe ndjenje e lindur. Anonim te lutem
Letra 4
Anabel une jam nje mashkull por qe ne zemer ndjehem femer! E di qe do me shani dhe tallni por me besoni qe kjo wshtw nje ndjenje e lindur. Une ndjehem sikur shpirti im eshte futur gabimisht ne trupin e nje mashkulli. Une gjate gjithe kohes ndjehem femer, mendoj dhe ndjej si e tille. Ne sy te botes vishem e sillem si burre por kur shoh nje fustan te bukur ne vitrine, filloj enderroj si cdo vajze. Ju lutem mos me ofendoni. Anonim
Letra 5
Shpresoj qe te publikoet. Une qe po ju shkruaj jam nje cun 27 vjec qe jetoj paralelisht si femer brenda vetes dhe si mashkull per sy e faqe te botes. Qe ne vogeline time kam parapelqyer rroba per femra dhe te luaja ma vazat te cilat sote nuk me pelqejne fare me thene te drejten...fati im i keq, persa i perket ndjesive, me ka perndjekur edhe ne ambientin social ku une punoj... Po bej disa muaj qe kam qe jam full of love me nje kolegun tim....por kjo eshte vetem brenda meje sepse jashte meje jam i vendosur qe sdo mekatoja...shpesh here i lutem zotit qe te me ndryshoje dhe te mos bej blasfemi per shkak te ndjenjave. Eshte situata me e keqe e mundeshme qe mund ti ndodhe dikujt...vetem diksh qe e perjeton e kupton....persa i perket te kuptuarit e sqarova per faktin se ne kete faqe ka shume moraliste...e vuaj paragjykimin edhe pse ne anonimat...flm
Letra 6
Hello Anabel! Sot pash gjith historite ne faqe dhe mendova pse mos e them dhe un timen.. Ateher po filloj...Isha ne moshe te vogel dhe nuk e kuptoja se ca beheshee ,,me kalimin e kohes fillova te rritesha dhe kam qen 13 vj kur e kam kuptuar ket gje.. Fillova te pelqeja gocat dhe me dukeshe vetja e cuditshme ,,ne t njeten kohe shikoja dhe cunat por mendoja qe thjesht fiksimi dhe do kaloje por jo..rritesha akoma dhe me shume dhe meshkujt ma shpifnin ,provova te lidhesha me nje cun po e shikoja si shok -.- ndieja thjesht dhembshuri.. u ndavae vone sepse nuk doja ta lendoja me shum..mvon u lidha me goc dhe me e cuditshmja ishte se ndihesha personi me I lumtur n bote.. Ndonjeher mendoja me vete kjo eshte gje e gabuar por prap un nuk mund ti ndaloja ndienjat e mia ..por tani ia kam lene kohes dhe shpresoj qe dicka te ndryshoj tek un dhe pse skam ndonje shprese.. Dua ndonje mendim se si mund ta ndyshoj kte gje ...e di qe shum njerez nuk e kuptoj se ca eshte sepse nk e keni nje ndienje te tille po nuk e keni idene se sa keq eshte...dhe se sa dhimbje e madhe eshte te jesh nje person I tille.. Peace. Ju lutem shperndajeni historin time.
Letra7
Pershendetje Anabel, jam nje vajze shume simpatike brune sy jeshile , 22 vjec ,trup i tonifikuar dhe shume meshkuj me ngacmojne. Kam pasur lidhje me meshkuj por kohet e fundit me ndodh dicka shume e cuditshme. Kam nje komshije ne pallat bjonde ,e vogel 20vjec , e bukur , me lekure te bukur te bardhe , sy te medhenj e buze te trasha. Sa her kaloj neper shkalle i flas por ajo vetem me pershendet mirmengjes mirbrema vetem kaq dhe kur iken e sodis gjith rrugen qe ben me ate trupin e vogel e forma perfekte. Se di pse po dyshoj per seksualitetin tim me ate femer. Eshte bere enderr e imja. Fle dhe fantazoj per te keq fare.Sme ka ndodhur kurre me pare.Madje dhe me te dashurin po ftohem shume. Nje dite neper shkalle pash qe kishte te kyci i dores nje kryq tatuazh dhe doja ta nisja si teme mhb por sma beri zemra. E shoh perdite mendoj pretekste per ti folur po sa me del para me trullos me buzeqeshjen e saj. Se di pse ajo vajze ma ben jeten lemsh kur ajo se di fare qe un ndihem keshtu. Madje as emrin sma di kurse un e pergjoj fshehurazi ne facebook. Kam frik ti shprehem sepse e di qe si interesojne femrat sepse e kam pare me nji qeros, mesa duket e ka te dashur. Po nga sa e kam pare dhe ne fb dhe verdall ai ska as makine, as lek ,as i bukur seshte se kuptoj pse rri ajo me ate. Ajo meriton shume dhe ta kisha une do e mbaja me gjithe te mirat . Jam shum ne hall me duket po sja thash do plas. Te dashurin sja kam pare me verdalle mduket i ka ikur jashte. Tani kam mundesine .Mbase po te filloj ta njoh do me iki fiksimi apo mos dashurohem me shume ? Te ndahem me te dashurin se nuk e dua apo ajo e zbeh te dashurin para dashurise qe kam per ate ? Sdi cte bej.
Letra 8
Anabel un jam mashkull n vetvete. Vesh bluzat e vllait , me pelqen te vishem ne stil mashkullor, madje meqe jam drejt universitet mamit nuk i pelqen nje veshje e till, perpiqet tme tregoj cduhet te vesh. Por un dua te jem mashkull madje edhe kur shikoj nje femer fantazia ime e seksit eshte si e nje mashkulli. Por un nuk ekzagjerohem vishem me stil dhe kam ven re qe femrat stright kan nje lloj terheqje te vecant ndaj nesh.Aktualisht jam e lidhur me nje femer dhe ndihem mire. JU lutem mos komentoni budalliqe se vetem llafe keni , deri sot skeni prekur asnje prej homove dhe lez dhd ne prap bejm ca tna doj zemra, kshuqe kurseni mallkimet se do, ju coj Jehovai ne ferr Zhaklin tputh
Letra 9
Kam lexuar se fundmi shume letra me histori rreth homoseksualizmit , prandaj desha ta shprehja ate qe mendoj. Te lutem ma posto sepse vertet shoqeria e sotme kerkon shume e me shume mendje te hapura. E kuptoj qe shqiptaret e kane tmerrsisht te veshtire ti pranojne homoseksualet ne shoqeri dhe kjo do shume vite te "kurohet", por pse dreqin nuk mundohen te shohin punen e tyre dhe te mos e nxijne zemren duke mallkuar qenie njerezore qe kane ardhur ne kte bote ne menyre te barabarte me to? Nuk provojne per asnje sekonde te vetme te vendosen ne vendin e tyre sepse edhe ne imagjinaten e tyre disa sekondeshe kane frike te perballen me realitetin. Dhe keta persona te cileve u vendosen nofka "jetojne" te mbyllur nga mure te ndertuar nga kta njerez qe jane te gatshem te ngrihen e te gjykojne deri ne vdekje dashurine pa kufij gjinie , por indiferente ndaj nje sere dukurish mizore te shoqerise tone , ku gruaja si figure kafsherore pune shkelet me kembe dhe te miturit keqtrajtohen e perdhunohen duke i mohuar madje shpesh here dhe arsimimin per te siguruar ushqim te mjaftueshem deri ne darke. Turp per te gjithe ju dhe mendjet tuaja te kycura fort mire ne humneren e injorances se pafund! Faleminderit per kohen Anabel.
Letra 10
Ne lidhje me temen e sotme! Te them te drejten une jam vajze dhe e ndjej veten vajze, ndaj nuk mund te them se i kuptoj 100% ndjesit e atyre qe shkruajne, por personalisht mendoj qe eshte absurde qe te kesh frike nga zgjedhjet ndryshe qe bejne njerezit. Me bejne habi sa shume e kane kompleksin e frikes nga e ndryshmja! Ceshte kjo njehere?! Mua paragjykimi i kesaj teme, me duket si paragjykimi per te drejtat e barabarta te femrave ne mesjete dhe ceshtja e skllaverise ne 1860. Dhe sa per ata qe ndihen ndryshe nga cfare jane kam dy sygjerime: 1- largohu nga shqiperia qe te jesh totalisht e/i lire, 2- neqoftese nuk ke mundesi, gjej menyren qofte edhe ne fshehtesi te gjesh kenaqesite dhe te pranosh veten. Do preferoja shume here me shume te shtoheshin homoseksualet dhe te edukonin ata femije, sepse njerez te frustruar qe ngjallin urrejtje dhe edukojne qe duhet te mbyllesh veten dhe deshirat e tua! Une personalisht nuk do ta mohoj kurre vetveten dhe uroj qe femijet e mi mbi cdo gje te ndjejne veten te lire te pranojne ate cfare jane.
Letra11
Pershendetje, Jam nje vajze e re ne Moshe. Po lexoje disa nga sts me histori qe po. Postoni, shoh qe te rinjt kan problem,sex,dashurin,mentalitetn,etj... Me ben pershtypje se shum prej tyre problemet qe kan ju duket fund I botes, une cdo sts qe kam lexuar e kam ven veten vend tyre. Dhe kuptoj per problemin qe kan, por dua te them qe sot sex po behet mani per njerzit dijeni se vetem femerat e meshkujt e fort nuk varen nga sex,, (kete e them se po degjoj plot histori sex)) dua them qe jeta dijeni sesht doren ton, jeta ka luft ka Dhe paqe eshte e bukur ne ato gjera qe ndihemi mire, smund bejm gjera per tu ndjer mir "bota te tjeret. Jeta eshte eshte e jon. Dhe pa felliqur vetveten ne ndergjegjen ton paster duhet jetojm per vete, nese ne e dim se dicka tek ne eshte gabim ater eshte mir ta fshehim Dhe me forc ta zhdukim ate nga vetja qe fund fundit Dhe ne jemi me qet ne vetvete Dhe tjeter mos ken shanc tna perbuzn, Dhe shpertorojn perfolin bamimet tona, por fund fundit Dhe perbuzja eshte dorn ton se Iu thua tjerve sme intereson perbuzja opinjoni jot e pik, ne fakt vjen pak cudi qe disa gjera kalimtare ju quani hall pikllim Madhe, Me falni per drejtahkrimin por une kurr skam qen shkoll. Nuk e njoh banken, une kurr skam dashur gjera ekzagjruara, une jam paralizuar. Me cudit qe shum njerz I kan te gjitha shkolln punen parat, sex dashurin, dhe prap skan paqe, nrm ky eshte sistemi jetes por jo per gjith, prsh une shkoll skam vecse kam mesuar shkruaj pak nga pak aty ketu, un skam as pun per fat te keq kete vend smund kem asnje te ardhme nrm kjo gje me merzit por skam ca beje, dhe vendi njerzit qe shohin njher shtrember e njher me keq ardhje. Gjithesi mua sme intereson asgje une dua vec nga zoti meshir Jo nga shikimet e njerzve fallce, une. Kam bere real gjith deshirat e Mia pa menduar cthon tjeter, me ka mjaftuar fakt I qe zoti mu ka plotsuar deshirat qe me kan bere ndihesha mire kjo intereson,mjafton kem dicka deshir sme interesojn thashethemet njerzve, une skam pas dashur vrt mund kem qef ndonje por kurr skam ren depresion prej ketyre gjerave, sepse eshte mendja ime mbi gjitha qe mua jep drejm, jo se un jam dobet per ren dashuri por plus. Dashuris skam dashur shaktrroj veten prej dashuris apo prej mentalitetit njerzve.apo prej fatit Tim, kjo eshte bota kjo eshte jeta ime e mire keqe vec forc durim kerkoj prej zotit, skam dashur mua sme shqetson kjo gje, me pak fjal un si njeri pse te kem te dashur kur meshkujt sot te duan si objekt sex per lozur sa te iki Ai lezeti. Pasaj te mbajn kot ose dhe largojn, une smund ta pranoj kete gje,eshte ulje per nje femer, mua me mjafton ndonje shok I sinqert respektushem sesa manjak,eshte tjeter gje kur rrembehesh nga eks e ca sben nese je aq keq....... deshira ime te kem vetdijen mendjen ne rregull fal zotit sic e kam pas deri tani dhe doja ecja. Jem paqe, Jo per tu cdhurur por per mos pas kete breng ne trup. Se e gjith familja po ashtu e vuan, ju smund ta dini. kete problem, qe vec zoti e ka dore keto jan vrt probleme o njerz dashur jo ato qe thoni ju.qe jan kalimtare nese do iki pak forc Ato qe thoni ju jan gjera qef rehati kur I thon... Por dua tju them qe vlersoni shendetin vlersoni punen nese punoni. Sepse puna eshte liri mencuri. Bejeni me qef punen jo me zor, kontrolloni vetveten mendjen cflisni e cbeni. Duai familjaret dhe me medyshje kini xhan me Kujdes ata pran jush. Dijeni se asnjher asgje nuk I dihet. Dhe mos prisni nga askush as Babi mami as motra vellai burri, me pun qe askujt si behet dem mbani veten me dinjtet dhe ndihmoni njerzit jetim varfer, Beni kujdes radh par per veten tuaj me pas nrm nese do duani e kini kujdes veten do doni e resp e ata rredh jush, dhe njher me falni per drejtshkrimin. Anonim
Letra 12
Pershendetje Anabel! Eshte hera e pare qe ju shkruaj edhe pse i lexoj gjithmone letrat tuaja. Une jam nje vajze 22 vjece. Gjithmone kam pasur shume meshkuj rreth vetes dhe me pelqejne meshkujt. Me pelqen seksi. Vecse ndonjehere kam nje deshire te cuditshme te shkoj me nje femer. Nejse seshte se me duket shume e cuditshme, sepse kur fantazoj, gjithmone fantazoj sex me nje mashkull. Por mendoj se do te doja shume ta provoja te shkoja nje here me nje femer. Eshte dicka qe me intrigon. Me duket e bukur. Nuk e quaj veten lezbike apo bissex sepse eshte thjesht nje deshire. Nuk kam ndonje femer fiksim ne fakt. Po nese do njihja nje femer qe do kishte te njeten deshire do ta provoja. Dhe jam e sigurt qe sjam e vetmja femer qe e deshiroj kete. Ndryshe ska si shpjegohet fakti qe femrat vdesin te shohin prono midis 2 gocave. Po pres komentet tuaja moraliste. Ju puth