





Të bardhën e pellushit kalojeni edhe në pjesën tjetër të veshjes ndërkohë që ngjyra kaki ju mban në kategorinë urbane.
Mënyra më e thjeshtë për të rënë në sy: Vishni pellushin tuaj të bardhë mbi një fustan të vogël të zi dhe mos harroni syzet tuaja aviator.
Nëse nuk jeni shumë të guximshme kur vjen puna tek të bardhat e dimrit, atëherë zgjidhni një këmishë-fustan dhe pjesën tjetër të veshjes mbajeni tek bluja dhe e zeza. E sigurt por chic.
E bardha kokë e këmbë mund të jetë e guximshme por duket fantastike kur veshjet janë jo vetëm cilësore, por edhe të prera për trupin tuaj.
Mbajini gjërat e thjeshta duke kombinuar pallton tuaj të bardhë me syze dhe pantallona të zeza. Elegancë e pavdekshme.
Kombinimet bardhezi funksionojnë mrekullisht me një buzëkuq të kuq.
Burimi: WhoWhatWear/ Përshtati: Kristi Tashi