Horoscope

Ja çfarë do të sjellë eklipsi i 21 gushtit për gjithë shenjat e horoskopit

Ja çfarë do të sjellë eklipsi i 21 gushtit për

Veç faktit se është një ndodhi e rrallë, eklipsi i 21 gushtit, si gjithë eklipset në përgjithësi, do të sjellë ndryshime për të gjitha shenjat e zodiakut.

Astrologia Ophira Edut ka zbuluar impaktin astrologjik të eklipsit tek shenjat e horoskopit, që paralajmëron një pikë kthese në jetën e gjithësecilit. “Një eklips në astrologji shihet si kthesë e madhe. Një eklips diellor është një hënë e re, që paralajmëron risi. Për çdo hënë të re, astrologët thonë se është koha e duhur për të filluar diçka të re. Eklipset funksionojnë si shtysa. ‘Gati ose jo, ja ku po vjen’”.

Eklipsi i 21 gushtit bie në shenjën e Luanit, shenja e të shprehurit të vetes, dramës dhe pasionit. Sipas Edut kjo paralajmëron gjëra të mëdha në botën e politikës. Eklipsi nxit të gjithë të gjejnë liderin brenda vetes.

“Për çdo gjë në jetën tonë që nuk marrim përgjegjësi, kur nuk flasim me zë të lartë, për gjithçka që duhet të dëgjohemi, të jemi më të guximshëm dhe kurajozë, pikërisht për këto ju fton eklipsi.” Është dita që duhet të merrni guximin për të thënë apo bërë diçka, në çdo fushë, por përpiquni të mos merrni vendime të nxituara, sepse mund të jenë çorientuese. Çdo gjë që do të mbillni gjatë këtij eklipsi, do ta korrni në janar të vitit të ardhshëm, pasi çdo hënë e re ndjek një cikël 6-mujor.

Por si do ndikojë eklipsi specifikisht tek të gjitha shenjat e horoskopit?

Dashi

Është momenti për të rrezikuar në dashuri. Mos kini frikë të flisni apo të nxirrni veten atje jashtë.

Demi

Ndryshimet lidhen në planin familjar. Mund të transferoheni në një shtëpi tjetër, të ndryshoni adresën apo diçka në familjen tuaj. Edhe një e afërme femër mund të dalë në horizont.

Binjakët

Ky është momenti që aftësitë tuaja në të shkruar dhe komunikim do të pluskojnë në sipërfaqe, një shkrim i juaji mund të bëhet viral. Gjithashtu përpiquni të jeni më të ndershëm në komunikim, veçanërisht me familjarë dhe miq.

Gaforrja

Ky është një eklips në punë dhe para. Kjo do të thotë një punë e re, një tjetër burim të ardhurash, ose mund të merrni përsipër një pozicion drejtues në punë. Bëhuni gati të merrni në dorë buxhetin në familje.

Luani

Eklipsi ndodh në shenjën tuaj, prandaj është shumë i rëndësishëm. Diçka e tillë ndodh një herë në 9-10 vjet. Prandaj është momenti i duhur të zotëroni aftësitë tuaja drejtuese. Mund të bëni një ndryshim të madh në pamjen tuaj të jashtme, ose të flisni me zë të lart për diçka që njerëzit nuk e dinin se të interesonte. Flisni me zë dhe me prezencë. Mund të bëni një ndryshim të jashtëzakonshëm dhe vendimtar në jetën tuaj.

Virgjëresha

Ky eklips shënon fillimet e reja për ju. Lëreni të shkuarën pas dhe mirëprisni diçka të re në jetën tuaj. Pa kontroll, pa shqetësime. Lejoni dikë tjetër t’ju mbështesë. Virgjëreshat janë gjithnjë duke ndihmuar të tjerët, por ka ardhur momenti të mësoni pushtetin e të marrit.

Peshorja

Do t’i ndjeni ndryshimet në aspektin shoqëror, atë drejtues dhe në aktivitetet në grup. Jini lider mes miqve dhe rrethe tuaja shoqërore dhe mes kolegëve në punë. Mos u shqetësoni më për të kënaqur të tjerët apo të shqetësoheni rreth asaj që mendojnë, ka ardhur koha t’i jepni fund. Kushtojini më shumë rëndësi performancës tuaj online, çdo gjë që bëni në internet mund të ketë efekt jo të vogël dhe të kthehet virale.

Akrepi

Ky është një eklips në karrierë që nënkupton mundësi të reja lidershipi, një punë e re, një pozicion i ri, një ngritje në detyrë.

Shigjetari

Eklipsi prek sferën e udhëtimeve dhe sipërmarrjeve dhe pret që ju të ngrini zërin. Lerini idetë dhe mendimet tuaja kontraverse të dëgjohen. Përpiquni të promovoni tolerancën mes feve, kulturave dhe grupeve etnike. Është koha e duhur për të hapur diçka të re, apo për t’u kthyer në shkollë. Pra në thelb, bëni diçka për të zgjeruar perspektivën tuaj.

Bricjapi

Mund të sjellë një sipërmarrje të përbashkët biznesi ose një bashkëpunim rreth një çështjeje që mund ta bëjë botën një vend më të mirë. Mund të sjellë gjithashtu një moment angazhimi ose një marrëdhënie serioze. Më tej, është në shtëpinë tuaj të investimit. Përpiquni të vendosni paratë tuaja aty ku ndodheni dhe moralisht - mbështetni financiarisht ose energjikisht një kauzë që ju intereson.

Ujori

Ky është eklipsi i marrëdhënieve, ka ardhur koha që një mundësi e re ose një marrëdhënie të bëhet serioze për ju. Dhe fokusohuni tek kujdesi për të tjerët. Shikoni kush janë njerëzit më të afërt me ju dhe kuptoni rëndësinë që keni për ta, pastaj përpiquni të rregulloni të gjitha marrëdhëniet që janë të rëndësishme për ju.

Peshqit

Kujdesuni për veten dhe fokusohuni tek një stil i ri jetese, më i shëndetshëm. Bëni punë vullnetare dhe tregoni vëmendje të veçantë për kauzat që ju interesojnë.

Burimi: People

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb