Metropolitan

Ish-e dashura legjendare e aktorit, Kate Moss pritet të dëshmojë në gjyqin Heard-Depp

Ish-e dashura legjendare e aktorit, Kate Moss pritet të dëshmojë

Kate Moss, ish-partnerja e Johnny Depp gjatë viteve '90-të, pritet të paraqitet për të dhënë dëshminë e saj në gjyqin me Depp dhe Heard. Burime pranë aktorit kanë thënë për CNN, se është thjesht çështje kohe që avokatët e aktorit të thërrasin Moss, të dëshmojë për Johnny-in në gjykatë. 

Ish-partnerët edhe sot e kësaj dite janë të afërt me njëri-tjetrin. Modelja e famshme u përmend prej Heard në fillim të këtij muaji në gjykatë, teksa diskutohej për një grindje të supozuar mes Johnny-it dhe motrës së Amber, Whitney Henriquez.

Moss dhe Depp e mbyllën romancën e tyre në 1997-ën, pas 4 vitesh të lidhur, por pak kohë më vonë u panë sërish bashkë në Festivalin e Filmit në Cannes, në maj të 1998-ës. 

Ish-e dashura legjendare e aktorit, Kate Moss pritet të dëshmojë

"S'kam patur kurrë askënd që të jetë kujdesur për mua. Johnny e bëri për pak. I besoja atyre që thoshte. Sa herë i thoja çfarë duhet të bëj, ai më thoshte çfarë ishte gjëja e duhur. Për këtë më ka marrë malli që kur u largova prej tij. Kam humbur dikë që i besoja vërtetë."- u shpreh Moss gjatë një interviste për Vanity Fair ku tregonte sesi për vite me radhë kishte qarë pas ndarjes nga aktori.

Depp ngriti një padi prej $50 milionësh kundër Heard-it, duke e akuzuar për prishje imazhi për shkak të një artikulli të shkruar prej saj në 2018-ën, ku pretendonte se ishte viktimë e abuzimit në familje. Edhe pse në artikullin e publikuar në Washington Post, Amber nuk përmendi emra, Johnny pretendon se ajo ka shpifur duke e përshkruar atë si një abuzues.

Burimi: People

REELS

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

The actor's legendary ex-girlfriend Kate Moss is expected to testify at the Heard-Depp trial

Ish-e dashura legjendare e aktorit, Kate Moss pritet të dëshmojë

Kate Moss, Johnny Depp's ex-partner during the '90s, is expected to appear to testify at the trial with Depp and Heard. Sources close to the actor have told CNN, that it is simply a matter of time before the actor's lawyers summon Moss, to testify about Johnny in court. 

Ex-partners are still close to each other to this day. The famous model was mentioned by Heard in court earlier this month as an alleged altercation between Johnny and Amber's sister, Whitney Henriquez, was discussed.

Moss and Depp ended their romance in 1997, after 4 years together, but were soon reunited at the Cannes Film Festival in May 1998. 

Ish-e dashura legjendare e aktorit, Kate Moss pritet të dëshmojë

"I've never had anyone take care of me. Johnny did it for a while. I believed what he said. Every time I told him what to do, he told me what was the right thing to do. I miss it. "Since I left him. I've lost someone I really trusted."

Depp filed a $ 50 million lawsuit against Heard, accusing her of image corruption because of an article she wrote in 2018, claiming she was a victim of domestic abuse. Although in the article published in the Washington Post, Amber did not mention names, Johnny claims that she has slandered by describing him as an abuser.

Source: People