Nëntitull: A i kuptojmë vërtet fushatat që nisim?!
Në rast se nuk jeni përditësuar me të rejat e fundit, qeveria ndryshoi ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, duke ndaluar prodhimin, importimin dhe përdorimin e qeseve plastike. Në një konferencë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, prezantoi nismën e re, që thuhet se do ta bëjë Shqipërinë një nga vendet e para që deri në qershor të 2020-s nuk do të ketë më qese plastike.
Nisur nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, natyrshëm lind pyetja nëse institucionet e kuptojnë rëndësinë e fushatave të ndryshme, apo këto bëhen sa për sy e faqe?!
Së pari, pastrohen lumenjtë dhe detet nga ndotësit (përfshirë dhe plastikën), ndërkohë që grumbullohen në qese plastike. Gjeniale.
Po kështu, siç mund ta shihni, në konferencë, qëllimi i të cilës është të evidentojë rrezikun e plastikës, në tavolina serviret ujë në shishe plastike.
Në një kohë kur aktivistët theksojnë rëndësinë e zëvendësimit të plastikës me materiale shumëpërdorishme, prania e materialeve të tilla në prezantimet e nismës së re të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit vendos në pikëpyetje vijueshmërinë e fushatës, që pavarësisht se është e domosdoshme, duket e vështirë, në mos e pamundur.
Shtojcë:
Shishet plastike janë një nga ndotësit kryesorë të lumenjve, deteve dhe oqeaneve, prania e të cilave ka vendosur në rrezik jetën e shumë specieve, përfshirë edhe njeriun.
View this post on Instagram
Vazhdimisht janë realizuar studime të shumta përsa i përket pranisë së plastikës në trupin e njeriut. Publikuar në Environmental Pollution, një studim nga Universiteti Heriot- Watt vërtetoi se njerëzit gëlltisin më shumë se 100 fibra plastike në çdo vakt.
View this post on Instagram
Këto fibra janë gjetur në kripën e detit, mjaltë, sheqer, birrë, pluhurin e shtëpive tona, si dhe në ujin e çezmave apo atë të ambalazhuar.