Horoscope

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2025: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2025: Peshorja dhe Akrepi
Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2025

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2025: Peshorja dhe Akrepi

Që prej 6 gushtit, ke pasur fatin të përfitosh nga prania e Marsit në Peshore, dhe ky ndikim i fuqishëm do të zgjasë deri më 22 shtator, një periudhë prej më shumë se gjashtë javësh. Marsi kalon nëpër çdo shenjë vetëm një herë në dy vjet, ndaj ky është një rast i rrallë për të hapur një kapitull të ri në jetën tënde dhe për të fituar vëmendjen e njerëzve me ndikim që mund të mbështesin idetë dhe projektet e tua.

Gjatë kësaj kohe, Marsi të rrit energjinë, guximin dhe motivimin, do të ndihesh më karizmatike, më e vendosur dhe më e sigurt në vetvete. Do të jesh më e aftë për të përballuar ndryshimet dhe për të bërë përshtatjet e nevojshme me një qetësi dhe qëndrueshmëri të admirueshme.

Këtë muaj kemi dy eklipse, ngjarje astrologjike që sjellin lëvizje të mëdha dhe ndryshime të papritura. Deri tani kemi pasur dy eklipse në mars të këtij viti (më 13 dhe 29 mars), dhe tani vijnë dy të tjera: më 7 dhe më 21-22 shtator.

Seria e eklipseve në Peshore dhe Dash (shenja jote dhe ajo përballë) tashmë ka përfunduar dhe nuk do të kthehet për shumë vite. Kjo periudhë nga viti 2023 deri në mars 2025 ka qenë një test i madh për përshtatshmërinë, burimet e brendshme dhe forcën tënde personale. Tani, kapitulli i ri i eklipseve do të kalojë në Virgjëreshë dhe Peshq, zona më të buta dhe më të menaxhueshme të hartës tënde astrologjike.

Ky eklips i plotë në Peshq do të sjellë një përfundim të rëndësishëm, mund të lidhet me përpjekjet për të ruajtur shëndetin dhe formën tënde, ose me ndryshime në rutinën e përditshme apo në projekte pune. Nëse ke dikë të besuar, një dado apo një person që të ndihmon në shtëpi, mund të marrësh lajmin se do të largohet, çka mund të jetë stresuese në fillim, pasi je mësuar të mbështetesh tek ai person. Por kjo do të të ndihmojë të riorganizohesh dhe të gjesh një zgjidhje të re.

Nga ana tjetër, Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut, do të jetë në pozicion perfekt për të sjellë lajme të mira në karrierë dhe financa. Nëse je në pritje të një miratimi për një propozim pune apo bashkëpunim, ka gjasa të marrësh përgjigje pozitive. Përsa i përket karrierës, tani je i/e pandalshëm dhe kjo prirje pozitive do të zgjasë deri në qershor 2026.

Ky eklips i ri, që ndodh në kohën e hënës së re, sjell mundësi dhe fillime të reja. Ndryshe nga eklipset hënore që shpesh mbyllin kapituj, ky eklips diellor do të hapë një derë të re, ndoshta duke nxjerrë në dritë një informacion që ka qenë i fshehur deri tani. Mund të të zërë në befasi, por ka gjasa që lajmi të jetë në favorin tënd, ndaj do të përshtatesh shpejt.

Neptuni do të jetë në lidhje të shkëlqyer me Uranin, planeti i surprizave, dhe kjo mund të sjellë përmirësime të mëdha në shëndet. Nëse ke ndjerë lodhje, paqartësi ose ke pasur shqetësime fizike, mund të habitesh nga sa shpejt do të përmirësohesh. Edhe një trajtim i ri mjekësor mund të rezultojë shumë efektiv.

Ky eklips ndriçon shtëpinë tënde të dymbëdhjetë, një fushë e lidhur me shërimin, pushimin dhe nënvetëdijen. Nëse je përballur me ankth, depresion apo ndonjë gjendje tjetër emocionale, mos nguro të kërkosh ndihmë pas këtij eklipsi. Është koha e duhur për të ndalur një zakon të dëmshëm dhe për të rikthyer fuqinë e brendshme.

Nëse ke qenë e hutuar nga një situatë që nuk kishte kuptim, një e vërtetë mund të shfaqet rreth datës 21-22 shtator, dhe papritur gjithçka do të bëhet e qartë, do të përjetosh një moment “eureka”.

Ky muaj është i mbushur me zhvillime të rëndësishme, por ti je në një pozicion të fortë për t’i përballuar dhe përfituar prej tyre. Me energjinë e Marsit në shenjën tënde, me mbështetjen e Jupiterit dhe me eklipset që hapin dyer të reja, ke gjithçka që të duhet për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme. Shfrytëzoje këtë moment!

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2025: Peshorja dhe Akrepi

Eklipset janë ndër ngjarjet më të rëndësishme astrologjike të vitit, pasi zakonisht sjellin ndryshime të mëdha, zbardhin situata të paqarta, mbyllin kapituj të vjetër apo i çojnë marrëdhëniet në një pikë vendimtare. Ato mund të të shtyjnë drejt një përparimi të madh dhe këtë muaj, sidomos rreth datës 7 shtator, një gjë e tillë duket shumë e mundshme.

Gjatë viteve 2021–2023 ke kaluar një seri eklipsesh mjaft të vështira në Akrep dhe në shenjën përballë, Dem. Për fat të mirë, ato tashmë kanë përfunduar. Eklipset e këtij muaji do të jenë më të buta dhe më të favorshme, duke ndodhur në Peshq dhe Virgjëreshë, dy shenja që shkojnë mirë me ty dhe ndikojnë në fusha të ndjeshme, emocionale dhe shoqërore të jetës tënde.

7 Shtator – Eklipsi hënor i plotë në Peshq

Ky eklips mund të sjellë një zhvillim të rëndësishëm në lidhje me një person që po takon apo në një marrëdhënie romantike. Mund të sjellë një vendim të madh, një ndryshim në statusin e lidhjes apo diskutime mbi një shtatzëni apo kujdesin ndaj një fëmije. Eklipset shpesh lidhen me ngjarje që mbahen mend gjatë, zgjedhjet e bëra në këtë periudhë shpesh kanë pasoja afatgjata.

Nëse je krijues apo merresh me art, një projekt i rëndësishëm mund të përfundojë me sukses në këtë periudhë. Ka gjasa të marrësh vlerësime pozitive dhe madje ky projekt të të hapë dyer për mundësi edhe më të mëdha në të ardhmen. Këto zhvillime nuk përjashtojnë njëra-tjetrën, mund të ndodhin disa njëkohësisht: mund të përfundosh një projekt të suksesshëm dhe njëkohësisht të marrësh një vendim të rëndësishëm në jetën romantike, madje edhe të fejohesh.

Gjithçka që ndodh në kohën e një eklipsi është me rëndësi të veçantë dhe tregon drejtimin e rrugës që do ndjekësh në të ardhmen.

Jupiteri, planeti i fatit, bollëkut dhe rritjes, do të jetë në një pozicion të shkëlqyer për të mbështetur këtë eklips nga shtëpia e nëntë e hartës tënde astrologjike, që lidhet me udhëtimet ndërkombëtare, emigracionin, pasaportat, çështjet ligjore apo studimet e larta.

Mund të vendosësh të udhëtosh, të kthehesh në auditore për të ndjekur një diplomë, apo të marrësh pjesë në një seminar që të ndihmon të zgjerosh rrjetin dhe të rritësh biznesin. Nëse je i përfshirë në botime, media apo prodhim digjital, mund të përfundosh një projekt të rëndësishëm që do të të sjellë vëmendje pozitive.

21-22 Shtator – Eklipsi diellor në Virgjëreshë

Ky eklips i ri do të ndriçojë sferën e miqësive, komunitetit dhe grupeve shoqërore. Është gjithashtu shtëpia e shpresave dhe dëshirave të mëdha. Eklipset në këtë zonë shpesh sjellin ngjarje që mbahen mend për vite me radhë.

Mund të marrësh pjesë në një ngjarje shoqërore ku do takosh njerëz të rinj, disa që i njeh dhe të tjerë që jo, por do ndihesh i/e hapur dhe i/e gatshëm për të krijuar lidhje të reja. Një mik apo mikeshë mund të martohet apo të bëhet me fëmijë, dhe ndryshimet në jetën e saj mund të ndikojnë edhe në marrëdhënien tuaj. Ndoshta do të ndihesh pak nostalgjik/e nëse ajo po ndjek një rrugë që ti ende nuk e ke ndjekur.

Ky eklips mund të sjellë edhe një ndjenjë përgjegjësie të madhe, ndoshta për një fëmijë, ose për një vendim që duhet të marrësh për një marrëdhënie dashurie. Saturni do të përballet me Diellin dhe hënën e re gjatë këtij eklipsi, ndaj mund të ndjesh peshën e detyrimeve dhe rëndësinë e zgjedhjeve që ke përpara.

Por përkundër kësaj, një formacion i rrallë astrologjik do të jetë në favorin tënd: Urani (planeti i surprizave) në shtëpinë e financave do të krijojë një trekëndësh të artë me Plutonin në shtëpinë e familjes dhe Diellin në zonën e shoqërisë. Këto tre fusha, paratë, familja dhe rrjeti social , do të bashkëpunojnë në mënyrë harmonike dhe do të të sjellin përfitime konkrete.

Mund të marrësh një ofertë pune nga një konkurrent, një promovim apo përgjegjësi më të mëdha në fushën ku punon. Do të jetë një rol me ndikim dhe me shpërblim të mirë financiar. Edhe të ardhurat e papritura, ndoshta nga një pronë ose nga ndihma e familjes, mund të jenë në horizont.

Universi duket i gatshëm të të shpërblejë. Ngjarjet që do të ndodhin në këtë periudhë do të jenë të këndshme dhe të paharrueshme dhe përkundër shpenzimeve që mund të kenë, nuk do të të shqetësojnë shumë, sepse financat po përmirësohen dukshëm. Shijoje!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗