Horoscope

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2025: Luani dhe Virgjëresha

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2025: Luani dhe
Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2025

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2025: Luani dhe

Këtë muaj, vëmendja jote do të përqendrohet fuqishëm te çështjet financiare, pasi eklipsi hënor i plotë në shenjën e Peshqve më 7 shtator do të shënojë përfundimin e një situate ekonomike, një herë e mirë. Nëse ke qenë i përfshirë në një proces negociatash për pasuri, si në një divorc apo proces gjyqësor, atëherë marrëveshja përfundimtare po afrohet. Nëse kjo çështje është zvarritur dhe dëshiron që të mbyllet sa më shpejt, bëj një ofertë ose propozim konkret. Nëse i detyrohesh një kreditori, bankës apo administratës tatimore, deri më 7 shtator (plus/minus një javë), ose do të shlyesh borxhin, ose do të biesh dakord për një plan pagese të përballueshëm.

Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do të jetë në një pozicion shumë të favorshëm gjatë këtij eklipsi, gjë që tregon se do të ndihesh mjaft i kënaqur me mënyrën si do të përfundojë kjo situatë.

Nëse, nga ana tjetër, je në proces blerjeje të diçkaje me vlerë të madhe, për shembull, një vepër arti, mund të ndihesh i shtyrë të marrësh një vendim të shpejtë, ndoshta sepse çmimi është mjaft i leverdisshëm dhe rrezikon që dikush tjetër ta marrë para teje.

Eklipsi tjetër, një eklips diellor i ri në Virgjëreshë më 21-22 shtator, do të sjellë sërish në qendër të vëmendjes paratë, por këtë herë, të ardhurat nga puna jote dhe paga që merr. Në këtë periudhë, mund të të duhet të përdorësh buxhetin tënd deri në kufijtë maksimalë për të përballuar një shpenzim të madh. Ose, ndoshta, do të marrësh një vendim të rëndësishëm që shënon një hap madhor në jetë, si blerja e një shtëpie apo regjistrimi në studime pasuniversitare.

Paratë janë pothuajse gjithmonë pjesë e realizimit të ëndrrave të mëdha, dhe nëse kërkon mënyra të ndryshme për të siguruar fondet që të duhen, është shumë e mundur që do t’i gjesh.

Ti je i sunduar nga Dielli, ndaj një eklips diellor (si ai i 21-22 shtatorit) të ndikon më fort sesa një eklips hënor. Eklipset diellore zakonisht hapin dyer të reja, dhe në këtë rast, bëhet fjalë për mundësi të reja për të rritur të ardhurat.

Saturni do të jetë në kundërshtim me Diellin dhe Hënën e re, gjë që mund të të shkaktojë ndjesinë e presionit. Por lajmi i mirë është se do të kesh mbështetje nga dikush që të njeh mirë dhe e vlerëson talentin dhe potencialin tënd. Kjo ndihmë mund të vijë nga një mik i afërt, falë ndikimit pozitiv të Uranit. Ky person mund të të befasojë me një këshillë të çmuar, një prezantim me dikë me ndikim, apo një rekomandim të vlefshëm.

Ky eklips diellor sjell aspekte shumë pozitive dhe inkurajuese, ndaj përballoji javët në vijim me vetëbesim. Nëse dëshiron të ndërron punë ose, nëse je i vetëpunësuar, të gjesh një klient të ri me vlerë, gjërat po lëvizin në drejtimin tënd. Mjafton të qëndrosh i përqendruar, dhe fitorja do të jetë në horizont.

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2025: Luani dhe

Personi që do të shpenzosh më shumë kohë mund të jetë bashkëshorti/ja, ose ndonjë bashkëpunëtor i ngushtë në punë apo në një projekt të përbashkët. Eklipsi hënor i plotë më 7 shtator në shenjën e Peshqve, që ndodhet përballë shenjës tënde, do të të vërë përballë një vendimi për të ardhmen e kësaj marrëdhënieje.

Nëse je i dashuruar, kjo mund të jetë periudha ku do të vendosësh të angazhohesh seriozisht, ndoshta duke u fejuar apo duke caktuar datën e martesës. Por nëse lidhja ka qenë e vështirë dhe problemet janë thelluar, nuk do mund të qëndrosh më në heshtje. Do të gjesh forcën për të folur hapur, dhe nëse është e nevojshme, për t’i dhënë fund.

Nëse keni nevojë të flisni për gjithçka që ju shqetëson, do ta bëni. Edhe terapia në çift është një mundësi që mund të ndihmojë. Por nëse ndjen që lidhja ka arritur në një pikë pa kthim, dhe gjithçka që thuhet është vetëm një përsëritje e së kaluarës, atëherë ka gjasa që të largohesh. Nëse ndodh kështu, eklipsi do të sigurohet që ky të jetë një vendim përfundimtar. Eklipset nuk lejojnë kthime pas, rruga është vetëm përpara.

Sa më afër të jetë data e lindjes tënde me 7 shtatorin, aq më shumë do ta ndjesh ndikimin e këtij eklipsi.

Pozicioni i Jupiterit, planetit të fatit të mirë, tregon se një mik apo mikeshë mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë periudhë, me ndikim pozitiv dhe mbështetës. Nëse ke nevojë për ndihmë ose një vend për të qëndruar, ka shumë mundësi që një mik i ngushtë të të hapë dyert.

Dua të theksoj se ky eklips shihet si shumë pozitiv dhe përfitues, kështu që pavarësisht se çfarë ndodh, duket se do të dalësh nga kjo përvojë më i/e lehtësuar dhe më i/e qetë.

Urani ndodhet në majën e hartës tënde astrologjike, në shtëpinë e dhjetë të suksesit dhe njohjes publike, dhe do të marrë një ndikim të fuqishëm nga Plutoni, i vendosur në shtëpinë e gjashtë të punës së përditshme. Kjo përforcon idenë se një projekt ku ke punuar me përkushtim po e tregon qartë talentin dhe aftësitë e tua. Kjo mund të të çojë drejt një ngritjeje në karrierë, ndoshta tani, ose në javët dhe muajt në vijim, por jo më larg se dhjetori.

Edhe një person ndërmjetësues, si një rekrutues apo këshilltar karriere, mund të luajë një rol të dobishëm për të të ndihmuar të ngjitesh në shkallët e suksesit.

Eklipsi i radhës, më 21-22 shtator në Virgjëreshë, është një eklips diellor, dhe ka shumë gjasa të shënojë një moment kyç në jetën tënde. Saturni, i vendosur te Peshqit, do të jetë në kundërshtim me këtë Hënë të re dhe me Diellin, duke sjellë një ndjenjë serioziteti dhe përgjegjësie rreth vendimeve që je gati të marrësh. Megjithatë, ka edhe mjaft aspekte pozitive që mund të dominojnë dhe ta balancojnë situatën.
Sërish, miqtë do të jenë shumë mbështetës ndaj qëllimeve të tua dhe mund të të ndihmojnë me këshilla apo rekomandime të vlefshme, nëse do t’u kërkosh ndihmë.

Urani në kulmin e hartës tënde mund të sjellë lajme të papritura, por shumë pozitive lidhur me karrierën tënde, ndërsa Plutoni, planeti i financave, do të marrë sërish energji të mira nga Urani më 21 shtator, duke sugjeruar që puna jote e palodhur është vlerësuar dhe mund të përkthehet në një rritje page.

Shpenzimet e tua kanë qenë të larta që kur Marsi hyri në Peshoren më 6 gusht, dhe kjo tendencë do të vazhdojë deri më 22 shtator, kur Marsi të kalojë në Akrep. Pas kësaj date, dhe pas eklipsit më 21-22, do të fillosh të ndjesh një ulje të ndjeshme në shpenzime. Por kujtimi i këtyre faturave mund të të shërbejë si motivim për të kërkuar me guxim një rritje rroge që të përket dhe e meriton.

Afërdita hyn në Virgjëreshë më 19 shtator dhe do të qëndrojë deri më 13 tetor.
Gjatë kësaj periudhe, bukuria dhe sharmi yt do të jenë të theksuara. Afërdita vjen në shenjën tënde një herë në vit dhe është momenti ideal për të rifreskuar pamjen, për të bërë blerje të reja për sezonin që po afron dhe për t’u ndjerë mirë me veten.

Po ashtu, kjo është një periudhë ku jeta sociale do të ndriçojë, ndaj përfito dhe dil, argëtohu, njih njerëz të rinj dhe shijo momentin.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗