Do mbylleni në vetvete dhe do doni të kaloni kohë të fshehur nga fillimi i muajit. Keni nevojë për kohë që të shqyrtoni mendimet tuaja dhe të planifikoni gjëra dhe s’ka kohë më të mirë për ta bërë këtë se gjatë hënës së plotë në fillim të muajit.
Kjo nuk do të thotë që duhet të jeni vetëm, do të thotë që do doni të kaloni kohë me ata që kanë më shumë rëndësi për ju, miqtë e afërt dhe familjen. Mund të merrni një ftesë për t’u bërë pjesë e një mbledhjeje të afërt shoqërore ose familjare në fundjavën e 3-4 marsit dhe bëni mirë të shkoni. Do të keni në vëmendje edhe motrën apo vëllain në veçanti gjatë kësaj periudhe.
Nëse nuk udhëtuat në shkurt, përgatituni të bëni gati valixhet këtë muaj para 17 marsit. Nga ajo datë mendja juaj do të jetë tek shtëpia dhe prona. Nëse duhet të zhvendoseni, mundësitë më të mira do të dalin këtë periudhë dhe nëse duhet të shisni, do të keni po ashtu ofertat më të mira.
Do të keni edhe një tjetër mundësi për të shtruar çështje pronash apo familjare tre muaj nga tani, më 27 qershor.
Hëna e plotë e 17 marsit do të sjellë një projekt shumë kreativ që do t’ju ngacmojë imagjinatën në ditët dhe javët në vijim. Çdo gjë që lidhet me artin do t’ju emocionojë. Nëse nuk punoni në një department kreativ, por keni një të shkuar artistike që ju pëlqen ta bëni, merreni këtë projekt seriozisht dhe punoni me pasion. Mund të rrisni cilësinë e punës tuaj dhe të fitoni vëmendjen e të tjerëve.
Nëse nuk ndiheni mirë, Neptuni do të ndikojë ndryshe në shëndetin tuaj, sepse këtë muaj do të mjegullojë rezultatet e analizave. Fakti që Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 22 marsi në 15 prill nuk do të jetë fort ndihmues, sepse dihet që Mërkuri shtrembëron informacionet. Nëse rezultatet e analizave e shqetësojnë doktorin ose juve vetë, përsëritini. Mund të doni të konsultoheni edhe me një mjek tjetër. Do të ishte më mirë që të gjithë kontrollet mjekësore t’i bëni gjatë pjesës së parë të marsit, para datës 17.
Mos i anashkaloni kontrollet dentare dhe shkoni në palestër për të forcuar muskujt. Hapni sytë mirë ku ecni dhe në shtëpi pastroni korridoret nga lodrat dhe objektet, veçanërisht gjatë natës.
Fundi i muajit do të favorizojë dëshirat dhe ëndrrat tuaja. Diçka ose dikush i rëndësishëm për ju do të sjellë lajme të mëdha, që mund të shkojnë mirë ose jo. Një partner në dashuri ose biznes mund t’ju surprizojë .
Nga fundi i muajit do të ndiheni sikur po mbani shumë përgjegjësi. Do të merrni mesazhe të paqarta dhe do të keni nevojë t’i mendoni gjërat dhe veprimet. Mos lejoni askënd t’i ushtrojë presion rreth vendim-marrjeve që lidhen me shtëpinë. Kujdesuni për prindërit ose të tjerë të afërm të moshuar, sepse dikush në familjen tuaj do të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Do të keni nevojë për ndihmën e dikujt tjetër për të menaxhuar axhendën e zënë, kështu do t’i kryeni detyrat me më shumë lehtësi.
Në fund të këtij viti do të ktheni kokën mbrapa dhe do të kujtoni marsin si një muaj magjik, një nga më romantikët këtë vit.
Java e parë e muajit do të jetë shumë e gëzueshme, pasur me ndjesi të bukura. Do të finalizoni projekte me sukses dhe do të ndiheni shumë mirë për këtë. Veprimet tuaja këtë periudhë do të kenë peshë, qëllim dhe jetëgjatësi.
Do të merrni pjesë në një festë të bukur, dasmë ose një party që do ta organizoni vetë. Pak rëndësi ka kush e organizon, çdo detaj do të jetë i mirëmenduar dhe i vendosur me kujdes, me lule, qirinj, muzikë dhe ushqim të mirë. Dhe ç’vlen për t’u përmendur është fakti se hëna e plotë do t’i bëjë këto ditë shumë romantike për ju.
Do të shpenzoni para në pjesën e parë të muajit, një trend që nisi në fund të janarit dhe do të vazhdojë deri nga mesi i marsit. Pavarësisht gjithçkaje që ju duhet, do t’i keni paratë në momentin e duhur.
Pas 17 marsit, deri në 15 maj përgatituni të udhëtoni, thjesht zgjidhni një vend dhe filloni paketoni.
Dashuria dhe kreativiteti, jeta dhe forca do të ecin paralelisht këtë muaj, duke sjellë mundësi të reja e duke ndriçuar jetën tuaj romantike.
Kjo është periudha e duhur këtë muaj për të gjetur dashurinë e re. Fëmijë shihen në horizont ndaj mund të dëgjoni shpejt për një shtatzëni ose të kujdeseni në një mënyrë të veçantë për fëmijët që tashmë keni.
Përfitoni nga ky moment për të reflektuar rreth çdo marrëdhënieje që doni të krijoni në jetën tuaj, nëse personi me të cilin jeni është i ri apo jeni në një marrëdhënie të konsoliduar.
Këtë muaj karriera juaj do të jetë në ngjitje dhe shancet për të dalë do të jenë shumë të larta. Ndërmerrni një rrezik sepse yjet po shkëlqejnë për ju.
Mund të hezitoni rreth asaj që duhet të bëni përballë një zhvillimi të papritur. Duket se mund të keni probleme për të rënë dakord me një klient me të cilin shpresoni të firmosni një marrëveshje së shpejti. Nëse mund ta shtyni firmosjen deri në 23 prill do të ndiheni mirë që e bëtë këtë.
Nga fundi i muajit, një projekt pune mund të bëhet i papërballueshëm sepse nuk keni ndihmë të mjaftueshme për ta përfunduar, ose sepse Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 22 marsi-15 prill dhe gabime dhe vonesat do fillojnë të shfaqen.
Do vendosni të kujdeseni për një problem shëndetësor që ju ka shqetësuar, me terapi, rehabilitim, ndërhyrje, ose do kërkoni ndihmë për varësinë ndaj një substance. Cilido qoftë problemi juaj, do të keni profesionistë që do kujdesen për ju. Muaji mars do të jetë shumë i mirë për ju, por me Mërkurin në prapavijë sigurohuni t’i bëni lëvizjet e rëndësishme në fillim të muajit. Ky muaj fokusohet kryesisht tek dashuria dhe argëtimi, ndaj për një herë lëreni punën mënjanë dhe shijoni këto momente të vyera deri në fund.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.