Horoscope

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2017: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2017: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2017: Dashi dhe Demi
Shenjës suaj do t’i pëlqejë muaji maj më shumë se marsi dhe prilli. Venusi tashmë është në vijë të drejtë dhe më 3 maj, Mërkuri do të ecë drejt një orbite më të fortë dhe të sigurt. Kjo tregon se vonesat, të cilat ua kanë vështirësuar pak punën gjatë muajit të shkuar, tashmë do të zgjidhen dhe ju mund të bëni plane për të ardhmen, sikur asgjë në botë nuk mund t’ua prishë ato.

Nëse doni të keni një rritje, në muajin maj duhet të tregoheni më të guximshëm. Është koha ideale për këtë, veçanërisht këtë muaj, kur Dielli dhe Plutoni të bashkëpunojnë në favorin tuaj. Do t’ju ndihmojnë persona të rëndësishëm. Muajt e kaluar keni shpenzuar shumë, prandaj këtë muaj duhet t’i bëni pak me kujdes llogaritë e financave tuaja. Pas 10 majit, gjendja juaj ekonomike do të përmirësohet, ju do të mund të paguani çdo detyrim, më pas të mendoni për ndonjë investim, pse jo?

Karriera juaj po shkon mrekullisht mirë. Saturni, planeti i cili udhëheq shtëpinë tuaj të famës, ka qenë në këndin ideal me Uranin këtë vit. Urani ndodh të jetë tek shenja e Dashit që nga maji i 2010-ës dhe do të zhvendoset më mars të 2019-ës. Urani është planeti i novacionit dhe eksperimenteve, prandaj edhe konsiderohet si planeti gjeni. Ndërsa Saturni është planeti i qëndrueshmërisë dhe stabilitetit. Krijmtaria juaj do të jetë e lartë përgjatë gjithë muajit, veçanërisht gjatë 18 majit, kështu që shfrytëzojini mirë ato ditë.

Nga fundi i muajit, planifikoni një udhëtim të shkurtër ose të paktën një fundjavë diku. Hëna te Binjakët më 25 maj, do t’ju bëjë të jeni të gatshëm ndaj ndryshimeve. Nëse jeni në një lidhje, merreni dhe partnerin në këtë aventurë. Do ta ndihmojë shumë marrëdhënien tuaj, pasi dhurata më e mirë që një Dash mund të bëjë, është vëmendja- kjo është koha e duhur. Përgjatë gjithë muajit do të jeni të ngarkuar me punë, Marsi tek Binjakët do t’ju mbajë gjatë gjithë kohës të zënë. Tani që planetet janë të gjitha zgjuar, nuk dremisin më, do të keni energji pa kufi. Është koha ideale të firmosni kontrata, pasi Jupiteri do t’ju mbështesë në çdo vendim që merrni.

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2017: Dashi dhe Demi

Muajin e kaluar ti ishe shumë e paduruar për të çuar përpara planet e tua dhe je ndier sikur dikush kërkonte të të pengonte në çdo kthesë. Mërkuri, planeti i intelektit, gjykimit, kontratave, marrëveshjeve dhe komunikimit ishte mbrapsht, por tashmë do të kthehet sërish në drejtimin e duhur dhe kjo do të ndodhë më 3 maj.

Ti do të ndjesh një çlirim të menjëhershëm, sepse nuk do të jetë më aq e vështirë që të marrësh vendime të rëndësishme dhe sigurta. Të gjitha paqartësitë dhe ngatërresat do të marrin fund. Ditë të lumtura të presin. Nga fundi i muajit të kaluar, ju keni pasur një hënë fantastike në shenjën e demit në 26 prill dhe fatmirësisht kjo hënë po e vazhdon influencën e saj edhe në maj. Nuk ka asnjë kufi më për të realizuar dëshirat tuaja. Hëna e re që kaloi mori një “rreze” nga Neptuni, që do të thotë se një mik do të jetë shumë i rëndësishëm në progresin tuaj dhe do të frymëzojë për të gjetur zgjidhje të reja. Ndajini sfidat dhe synimet me miq të cilëve u besoni. Një ide fantastike mund të dalë në sipërfaqe dhe ju mund ta shfrytëzoni menjëherë. Projektet krijuese do të shkojnë jashtëzakonisht mirë. Tashmë duhet të bëheni të mençur të mendoni globalisht dhe jo lokalisht, sepse projektet tuaja aktuale do të gjejnë një aplikim ndërkombëtar. Të tjera fusha ku ju do të shkëlqeni janë: sistemi gjyqësor (një avokat mund të bëhet një ndihmë e jashtëzakonshme), si edhe miq në media apo fushën akademike.

Ndoshta mund të bëni një pakt me një partner romantik si psh. fejesë, bashkëjetesë apo martesë, 4 ditë afër datës 10 maj. Hëna do t’ju ndihmojë të kapërceni në një tjetër fazë përkushtimi.

Plutoni, planeti i financave, do të jetë i pozicionuar në shtëpinë e nëntë dhe ky pozicion do të favorizojë aleanca me të tjerë për të realizuar një plan biznesi. Nëse jeni duke ndërmarrë hapa drejt një marrëdhënie më të konsoliduar romantike, atëherë ka gjasa që të merrni një udhëtim së bashku jashtë vendit, ndoshta një lloj muaj mjalti. Nëse jo, ju do të festoni së bashku forcimin e lidhjes suaj diku në një shtet tjetër. Nëse jeni beqarë, një “mblesë” e miqve apo familjarëve tuaj, do të rezultojë e duhura në fund të muajit.

Nga vendosja e planeteve, nuk duket sikur njeriun që do të takoni do ta njihni në rrjete sociale, megjithatë nuk përjashtohet si mundësi.
Unë e ndiej se një mik apo një koleg do të luajë rolin e Kupidit këtë muaj. Muajin e ardhshëm, Afërdita do të kalojë tek shenja e Demit nga 6 qershori në 4 korrik, një kohë shumë e favorshme për ju që të gjeni dashurinë, nëse “mblesa” e miqve/kolegëve nuk materializohet, apo nuk ju intereson dhe aq shumë.

Ke disa kohë që je shqetësuar për të ardhurat dhe të duket sikur nuk ke mjaftueshëm për të kursyer. Demi konsiderohet si një shenjë e mençur në financa dhe për ju është e rëndësishme të keni para në bankë, ndaj kursimi është thelbësor.

Marsi “ju ka shkatërruar” financiarisht, sepse ju ka gjetur shumë arsye për të shpenzuar. Këto shpenzime do të marrin fund në fillim të qershorit. Saturni ka kaluar në një fazë të vështirë në shtëpinë tuaj të financave që nga 23 dhjetori 2014 dhe do të vazhdojë të jetë problematik deri në 19 dhjetor të 2017-ës. Në momentin kur të largohet nga shtëpia juaj e 8-të, ai nuk do të kthehet më deri në shkurt të vitit 2044. Në dhjetor, falë Saturnit, ju do të keni arritur në një vend të ri në jetën tuaj përsa u përket parave dhe ju mund të krijoni pak nga pak kursimet tuaja gjatë gjithë kësaj periudhe, që ju hyjnë pak e ju dalin shumë. Vazhdoni punoni për synimet tuaja, mjafton të kini durim, strukturë dhe përpjekje konsistente. Më shumë lajme të mira financiare do t’ju vijnë këtë muaj, sepse do të keni hënën e re në 25 maj. Mund të keni një rritje rroge, ose një projekt ekstra. Nëse jeni e vetëpunësuar, planifikoni mënyra të reja për të sjellë të ardhura në biznesin tuaj, ndoshta nëpërmjet një vetëpromovimi apo një fushatë publicitare. Koha më të mirë për ta bërë këtë është rreth datës 25 maj.

Një hënë e re tek shenja e Binjakëve, sugjeron që sferat më fitimprurëse për ju do të jenë ato të publikimit, të shitjeve online, mediave sociale, reklamave, transportit, udhëtimit dhe publicitetit. Në përgjithësi, ju do të keni një muaj shumë aktiv dhe me shumë lajme akoma më të mira në qershor.

REELS

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

----horoskopi-i-susan-miller-per-muajin-maj-dashi-dhe-demi