
Sapo ke kaluar një hënë të re të mrekullueshme më 24 korrik, e cila të ka dhënë dritën jeshile për të bërë atë që di të bësh më mirë, të shijosh daljet me shoqërinë, krijimin e njohjeve të reja dhe rikthimin në kontakt me miq të vjetër që kanë qenë gjithmonë të vërtetë dhe besnikë në jetën tënde.
Megjithatë, Mërkuri do të jetë në prapavijë në shenjën e Luanit deri më 10 gusht, një tranzicion që ka nisur që më 18 korrik. Kjo është një nga ato raste kur mund të të pëlqejë prania e Mërkurit në prapavijë, ka shumë gjasa që do të rikthejë në jetën tënde shokë e shoqe që nuk i ke parë prej kohësh. Por, bëj kujdes: gjatë pjesës së parë të gushtit mos nënshkruaj dokumente, mos bli makinë, mos bëj blerje elektronike apo makineri që përmbajnë çipa inteligjentë. Lër sa më shumë hapësirë pas datës 10 gusht për të ndërmarrë veprime të tilla.
Marsi do të hyjë në shenjën e Peshores më 6 gusht dhe do të qëndrojë aty deri më 22 shtator, një pozicion që do të rrisë aftësitë e tua për t’u socializuar në mënyrë të ndjeshme. Por Marsi në Peshore do të bëjë më shumë se kaq, do të të japë fuqi dhe kontroll mbi situata të ndryshme, në një mënyrë që nuk e ke ndier që nga hera e fundit kur Marsi ndodhej në këtë shenjë, pra nga 27 gushti deri më 11 tetor 2023. Nëse ke nevojë për miratim nga një figurë e rëndësishme, ose kërkon ndihmë për një plan konkret, ky është momenti i artë për të vepruar. Dhe përveç kësaj, Marsi do të nxjerrë në pah edhe anën tënde tërheqëse, do të të pëlqejë kjo periudhë.
Hëna e plotë më 9 gusht në shenjën e Ujorit do të jetë fiks në shijen tënde, sepse do të vazhdojë atë atmosferë romantike, që nisi me hënën e re të 24 korrikut. Kjo do të jetë një hënë e plotë përplot dashuri, ndjeshmëri dhe situata emocionale, e cila do të zgjojë ndjesi të thella dhe lidhje të sinqerta me njerëzit që të rrethojnë.
Kjo hënë e plotë e 9 gushtit do të përkojë me formimin e një trekëndëshi të artë në qiell, një konfigurim planetar shumë i rrallë dhe shumë pozitiv. Plutoni në Ujor, në shtëpinë tënde të dashurisë (shtëpia e pestë), do të lidhet me Uranin në Binjakë, në shtëpinë e udhëtimeve të gjata dhe eksplorimeve (shtëpia e nëntë), ndërsa këndi i tretë i këtij trekëndëshi do të jetë Marsi në Peshore (shtëpia e parë). Kjo është një “buqetë qiellore” nga universi, me plot dashuri dhe energji pozitive. Të tre planetët janë në shenja ajri, ashtu si ti, ndaj nuk ka si të bëhet më mirë!
Nëse je njeri krijues, ky trekëndësh i artë do të të ndihmojë të shprehësh idetë më të bukura, më origjinale dhe artistike. Dhe siç ndodh gjithmonë me hënat e plota, është e mundur që të jesh duke përfunduar një projekt të madh, me shumë duartrokitje e vlerësime nga të tjerët.
Udhëtimi me personin që do është ide fantastike në këtë periudhë. Ka shumë gjasa që udhëtimi të ndodhë diku mes 8 dhe 13 gushtit, ku 8 gushti duket se është dita jote më vezulluese. Do të krijoni kujtime që zgjasin gjithë jetën. Nëse nuk mund të udhëtosh, rezervoni një darkë të veçantë në një vend romantik, ose gatuaj në shtëpi për të dashurin/dashurën tënde, me qirinj dhe trëndafila.
Në planin profesional, ditët më të mira për karrierën tënde këtë muaj janë 11 dhe 12 gushti, në varësi të zonës ku ndodhesh. Në këto ditë, Afërdita do të bashkohet me Jupiterin në Gaforre, për herë të parë që nga 3 qershori 2002, duke ndriçuar shtëpinë tënde të nderimeve, arritjeve dhe çmimeve. Vendos një yll të artë në kalendar për datat 11 dhe 12 gusht!
Hëna e re në Virgjëreshë më 22 gusht (e para nga dy hëna të reja që do të ndodhin njëra pas tjetrës në këtë shenjë) mund të sjellë një ndjesi të fortë nevoje për pushim dhe privatësi. Hëna tjetër e re në Virgjëreshë do të vijë në formën e një eklipsi diellor më 21 shtator. Për më tepër, Urani nga shtëpia jote e udhëtimeve (shtëpia e nëntë) do të formojë një kënd të vështirë me Diellin dhe këtë hënë të re të 22 gushtit, ndaj do të ndihesh më mirë në shtëpi sesa në ndonjë udhëtim gjatë kësaj kohe.
Mos harro që një hënë e re nuk ndikon vetëm në ditën që ndodh, por ndikon të paktën për 10 ditë më pas. Prandaj, planifiko të udhëtosh herët gjatë muajit, që të kesh kohë të pushosh dhe të riorganizohesh për një shtator të ngarkuar.
Më 25 gusht, Afërdita do të kalojë në shenjën e Luanit, që dashuron luksin dhe shoqëinë, dhe kjo do të jetë një bekim, sepse do të aktivizojë sërish jetën tënde shoqërore. Shëno me një zemër të madhe datën 26 gusht, sepse mund të marrësh ftesa të veçanta nga miq që vlejnë shumë, një ditë me katër yje për takime/ribashkime dhe energji pozitive!
Jeta po përmirësohet gradualisht për ty, pasi ke qenë nën një presion të vazhdueshëm në të gjitha aspektet e jetës dhe mund të jesh ndjerë sikur këtë vit ke ecur me këmbët në zjarr. Nuk ka qenë e lehtë. Shtëpia dhe familja kanë kërkuar vëmendjen tënde, por edhe karriera ka pasur nevojën e sa dhe ka pasur momente ku ke ndier sikur je tërhequr fuqishëm në dy drejtime të kundërta.
Megjithatë, ke nisur të shohësh përmirësim që prej hënës së re pozitive që ndodhi disa muaj më parë, më 26 maj. Jupiteri, planeti i fatit të mirë, hyri në shenjën e Gaforres në qershor, një shenjë uji si e jotja. Kjo do të thotë që Jupiteri mund të të ndihmojë në mënyrë shumë më të drejtpërdrejtë gjatë muajve në vijim, deri në qershorin e ardhshëm. Shëndeti do të përmirësohet dhe optimizmi yt për jetën do të rikthehet. Jupiteri sjell me vete shumë dhurata, gëzim, sukses, shpresa të reja, mundësi të papritura dhe më shumë të ardhura.
Vitin e ardhshëm, më 30 qershor 2026, kur Jupiteri të hyjë në sektorin tënd profesional për një periudhë njëvjeçare, do të përjetosh zhvillimin më të madh në karrierë që ke parë ndonjëherë. Do të ngjitesh në lartësi të reja. Mund të jesh duke u treguar shumë e ashpër me veten, duke menduar se askush nuk po e vëren përpjekjen tënde apo nuk e vlerëson progresin tënd. Por je gabim. Po ecën shumë më mirë sesa mendon. Vazhdo me ritmin tënd, sepse rruga përpara është drejt gjërave më të mëdha dhe më të bukura.
Në të njëjtën kohë, me mbështetjen e Jupiterit, do të kesh fat në marrëdhënie ndërkombëtare dhe udhëtime të gjata, si dhe ndihmë nëse je duke u marrë me çështje emigracioni (si viza, pasaporta apo leje qëndrimi). Do të përjetosh sukses edhe në fushën e arsimit të lartë, në çështje ligjore, si dhe në industri si botimi apo media. Urani, planeti i surprizave, ishte në një pozicion të favorshëm me Diellin dhe hënën e re në fund të korrikut, kështu që është shumë e mundur që të kesh marrë (ose të të jetë premtuar) një shpërblim financiar jashtë punës tënde normale, dhe që mund të ketë ardhur nga një burim krejt i pazakontë. Nëse nuk e ke marrë ende këtë shumë, ajo mund të vijë në fillim të gushtit.
Gjatë hënës së plotë në shenjën e Ujorit më 9 gusht, fokusi yt do të jetë tek shtëpia. Në këtë periudhë, Urani do të luajë rol kryesor dhe do të të mbështesë fuqishëm. Urani në Binjakë dhe në shtëpinë tënde të tetë (financa të përbashkëta) do të krijojë lidhje të fuqishme me Plutonin në Ujor (në sektorin e familjes dhe shtëpisë), si dhe me Marsin në Peshore (në shtëpinë tënde të dymbëdhjetë, hapësira private). Je nën ndikime shumë pozitive për të marrë një bonus ose një shumë parash, sepse kjo konfiguratë formon një trekëndësh të artë harmonie. Nuk do ta presësh, por do të të vijë shumë mirë kur të ndodhë.
Mërkuri do të qëndrojë në prapavijë deri më 10 gusht, një prirje që ka nisur më 18 korrik. Shmang nënshkrimin e dokumenteve deri pas datës 10 gusht, duke lënë disa ditë hapësirë më pas për siguri. Gjithashtu, mos bëj blerje elektronike gjatë kësaj kohe, qoftë një makinë, telefon, laptop apo pajisje për shtëpi, sepse ajo që blen mund të mos të të sjellë kënaqësinë që pret.
Hëna e re në shenjën e Virgjëreshës më 22 gusht mund të sjellë një ftesë për të marrë pjesë në një event të sofistikuar shoqëror. Megjithatë, Urani do të jetë në një kënd të vështirë me këtë hënë të re, dhe ti mund të shqetësohesh për shpenzimet që mund të të duhet të bësh për të marrë pjesë. Gjithashtu, duket se shefi apo drejtuesi yt do të jetë më kërkues se zakonisht, sepse zyra do të fillojë përgatitjet e fundvitit. Kjo hënë e re e 22 gushtit nuk është aq e favorshme sa ato që ndodhin në fillim të gushtit, apo sa hëna e re e muajit tjetër më 21 shtator, që është gjithashtu në Virgjëreshë.
Një tjetër gjë që mund të të shqetësojë rreth 22 gushtit është sjellja e një shoqeje. Ajo mund të tregojë “ngjyrat e saj të vërteta”, dhe këto nuk janë domosdoshmërisht ato që ti ke menduar. Për pasojë, mund të ndihesh sikur nuk ia vlen më të mbash këtë miqësi, ke mjaftueshëm gjëra për të menaxhuar në këtë periudhë dhe nuk ke kohë për drama të panevojshme.
Dita më e bukur dhe më argëtuese e muajit do të jetë 12 gushti (ose 11 gushti, sipas zonës ku ndodhesh), kur Jupiteri dhe Afërdita bashkohen në Gaforre. Kjo është një ditë shumë e veçantë, bëje të vlejë për ty. Mund të jesh duke udhëtuar, ose mund të organizosh një event apo darkë në qytet. Zgjedhja është e jotja.
Muajin tjetër, nga 22 shtatori deri më 4 nëntor, do të hysh në periudhën më të rëndësishme të vitit për ty. Planeti yt sundues, Marsi, planeti i veprimit dhe energjisë, do të hyjë në Akrep për herë të parë pas dy vitesh, duke të dhënë mundësinë të ecësh para, me forcë, pasion dhe vendosmëri. Do të impresionosh figura me ndikim dhe do të jesh në gjendje të arrish pikërisht atë që dëshiron. Në dashuri dhe romancë, sharmi yt do të jetë në kulm, dhe të tjerët do të tërhiqen drejt teje si fluturat pas dritës.
Do të jesh i/e pandalshme.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.