Teksa hyn në korrik, mund të jesh duke menduar për një ofertë interesante pune që ke marrë muajin e kaluar, pas Hënës së re më 25 qershor. Pa dyshim që ke “fuqi yjesh” për të tërhequr interesin e personave me ndikim, por çdo ofertë që po shqyrton do të kërkojë pak negociatë.
Klienti apo partneri yt në këtë biznes (ose ndoshta agjenti yt) duket se është mjaft i kujdesshëm për të provuar një qasje të re dhe kjo mund të pengojë aftësinë tënde për të komunikuar planin dhe për ta marrë aprovimin. Nëse ndien që idetë e tua janë në interes të klientit, mos u dorëzo.
Kjo situatë është një terren i ndërlikuar që do të kërkojë diskutim, ndaj lëviz ngadalë, por me hapa të sigurt. Kjo sipërmarrje e re është prestigjioze dhe vlen të merret në konsideratë. Mbaj parasysh që klienti i mundshëm është i/e shqetësuar për të ruajtur nivelin e lartë të markës. Nëse qasja e re është e menduar mirë, ajo nuk do ta dëmtojë markën – përkundrazi, do ta freskojë.
Vazhdo përpjekjet. Jupiteri, planeti i fatit dhe dhuratave, ishte në ndërveprim me Diellin gjatë Hënës së re më 25 qershor, në një aspekt spektakolar. Jupiteri mund të të ndihmojë të krijosh një komunitet të ri njerëzish që adhurojnë punën tënde.
Kalojmë te jeta personale: Duket se je tërësisht i/e përqendruar te shtëpia. Mund të jesh duke shpresuar të rinovosh ambientin aktual ose të gjesh një shtëpi apo apartament të ri ku të shpërngulesh. Koha është shumë e përshtatshme dhe përpjekjet për të përmirësuar situatën e vendit ku banon mund të marrin formë gjatë Hënës së plotë në Bricjap më 10 korrik.
Ose, pasi ta shikosh më mirë hapësirën ku jeton, mund të kuptosh që e do shtëpinë tënde aktuale, por që ka nevojë për një rifreskim – një lyerje të re, orendi, ose ndoshta një arredim total. Mund të vendosësh gjithashtu të bësh një riparim të madh apo rinovim të kuzhinës apo tualetit. Pavarësisht se çfarë ke në mendje, Hëna e plotë më 10 korrik mund të të ndihmojë lehtësisht në realizimin e qëllimit.
Edhe pse detyrat shtëpiake mund të duken të vështira në fillim të muajit, përqendrohu menjëherë tek ato. Bëj kërkimin e duhur dhe përcakto sa mund të shpenzosh. Ke shumë planete në favorin tënd. Jupiteri – planeti i madh i të mirave – mbërriti në Gaforre më 9 qershor 2025 dhe do të qëndrojë në shtëpinë tënde të karrierës për një vit të tërë (deri më 30 qershor 2026). Kjo tregon që karriera do të ecë mirë gjatë gjithë vitit dhe do të kesh shumë mundësi.
Ja një fakt interesant në astrologji: Shtëpia jote e karrierës (shtëpia e dhjetë) ndodhet fiks përballë shtëpisë së familjes. Kjo mund të të ndihmojë të marrësh shanse të mira nga Jupiteri si në jetën shtëpiake, ashtu edhe në karrierë.
Nëse je i/e shqetësuar për mirëqenien e nënës apo babait tënd, përtej dëshirës për të përmirësuar pamjen ose ndjesinë e shtëpisë ku banon (ose të ndonjë prone tjetër që zotëron, jep me qira ose ke në plan të blesh/shesësh), Jupiteri do të të ndihmojë të gjesh një zgjidhje për prindin tënd.
Pas disa javësh me vendime të rëndësishme, vjen Hëna e re në Luan më 24 korrik – një ngjarje e re, e krijuar për argëtim. Kjo Hënë do të ndriçojë shtëpinë tënde të njëmbëdhjetë, që lidhet me miqësitë dhe jetën shoqërore dhe përfshin gjithashtu mundësinë për realizimin e një ëndrre. Në fund të korrikut, do të kesh plot arsye për të dalë nga shtëpia dhe për të takuar miq të rinj.
Shtëpia e njëmbëdhjetë lidhet ngushtësisht me grupet e çdo lloji – çdo herë që njerëzit mblidhen për një qëllim të përbashkët, kjo është një çështje e shtëpisë së njëmbëdhjetë. Mund të bashkohesh me një fushatë bamirësie apo humanitare, ose me një protestë për një kauzë që e mbështet fort. Në anën tjetër, mund të regjistrohesh në një klub libri, të ndjekësh klasa në palestër ose të shkosh në një konferencë që lidhet me industrinë tënde. Rrezet e bukura që vijnë nga kjo Hënë e re drejt Saturnit dhe Neptunit sugjerojnë që partneri yt apo i dashuri/ja me të cilin jeton do të dëshirojë me entuziazëm të bashkohet me ty në këtë jetë shoqërore të gjallë.
Ka edhe një mundësi tjetër – i dashuri/ja mund të sugjerojë që të bëni bashkë një udhëtim të papritur jashtë shtetit, që mund të jetë transformues dhe të të hapë mendjen duke zgjeruar perspektivën tënde. Plutoni në shtëpinë tënde të pestë të kreativitetit, dashurisë, romancës dhe fëmijëve do të dërgojë një rreze vezulluese drejt Uranit të paparashikueshëm. Mos thuaj kurrë “kurrë” – një surprizë e re mund të jetë në horizont.
Teksa hyn në korrik, mund të ndihesh pak i/e ndarë mes dëshirës për t’u larguar në një udhëtim emocionues dhe nevojës për t’iu përkushtuar një orari të ngjeshur në punë. Këto dyja mund të jenë në konflikt, por ti je mjeshtër/e në menaxhimin e situatave dhe një negociator/e i/e shkëlqyer, i/e njohur për faktin që nuk dorëzohesh lehtë – ndaj mund të kesh gjetur tashmë një mënyrë për t’i bërë të dyja. Nëse nuk mund të udhëtosh, bota ndërkombëtare mund të vijë tek ti.
Duket se dëshiron të udhëtosh për një ndryshim të plotë ambienti dhe padyshim që e meriton ta realizosh këtë dëshirë. Hëna e re e muajit të kaluar, më 25 qershor, ishte shumë pozitive dhe rrëzëllitëse, por tregoi gjithashtu se disa Akrepa mund të përballen me pengesa për të udhëtuar, për shkak të një projekti të rëndësishëm që duhet përfunduar.
Nëse ke bërë premtime më parë për ta mbyllur punën, që do të thotë se nuk mund të marrësh avionin për të shkuar në ndonjë destinacion ekzotik, do të kesh një shans të dytë për të bërë valixhet dhe për t’u larguar gjatë Hënës së plotë më 10 korrik.
Edhe pse udhëtimi do të jetë ndoshta diku afër, nuk do të jetë më pak i këndshëm – përkundrazi, mund të jetë më relaksues. Mund të marrësh një fundjavë të zgjatur duke filluar nga 10 korriku deri të dielën më 13 korrik. Të gjitha Hënat e plota ndikojnë për pesë ditë, kështu që efekti i kësaj ngjarjeje do të zgjasë nga 10 deri më 15 korrik. Nëse ke pak kohë për pushim, zgjidh një hotel më luksoz për të pushuar.
Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 18 korriku deri më 10 gusht, kështu që mund të takosh një mik/e që nuk e ke parë prej kohësh dhe biseda me të do të të bëjë të kuptosh sa shumë e vlerëson këtë miqësi. Do t’i thuash vetes në heshtje që nuk do ta lejosh më të kalojë kaq shumë kohë pa folur me të. Megjithatë, mos firmos dokumente dhe mos bli pajisje elektronike të reja. Mundohu të përfundosh gjërat që lidhen me dokumente e kontrata përpara datës 18 korrik, nëse ke mundësi.
Marsi, një nga dy planetët që sundojnë shenjën tënde, hyri në shtëpinë e argëtimit, miqve dhe ngjarjeve shoqërore muajin e kaluar më 17 qershor dhe do të qëndrojë aty gjatë gjithë korrikut (deri më 6 gusht). Kjo do të të sjellë më shumë kohë për t’u çlodhur dhe për të kaluar momente të bukura me njerëzit që të duan më shumë. Që nga fillimi i këtij viti, je përballur me sfida të forta. Duhej të kaloje një sërë prapavijash, përfshirë edhe atë të Marsit, që pengoi rrjedhën normale të projekteve të tua. Periudha nga 17 prilli deri më 17 qershor mund të ketë qenë më e vështira, pasi puna u bë më intensive dhe presioni u rrit. Duhej të ishe plotësisht i/e përqendruar dhe i/e disiplinuar dhe gjatë asaj kohe, nuk kishte pushim.
Ke menduar se kjo është puna dhe se gjithmonë do të jetë kështu, me këtë intensitet. Por nuk është e vërtetë. Ke pasur aspekte jashtëzakonisht sfiduese gjatë asaj kohe dhe nëse arrite të përfundosh projektet deri në fund të majit, ia dole përkundër të gjitha gjasave. Shenja jote, i dashur Akrep, është ajo që di të përqendrohet edhe në mes të një uragani të tërbuar, pa e kuptuar fare çfarë po ndodh rreth e rrotull. Meriton të të përgëzojnë.
Ke nevojë për pushim dhe qetësim dhe do të kesh mundësinë ta bësh këtë në gjysmën e parë të korrikut. Më pas, Marsi do të synojë të lidhë një aspekt të veçantë me Hënën e plotë më 10 korrik, dhe duket se një mik/e do të të ftojë në shtëpinë e tij/saj verore ose do të sugjerojë të udhëtoni bashkë.
Gushti do të jetë shumë i ngarkuar, ndaj udhëto tani, jo në gusht. Shtatori sjell dy eklipse, kështu që edhe një arsye më shumë për të zgjedhur fillimin e korrikut për pushime, nëse të jepet mundësia.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.