Horoscope

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2025: Luani dhe Virgjëresha

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2025: Luani dhe Virgjëresha

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2025: Luani dhe Virgjëresha

Muaji i kaluar solli zhvillime pozitive në të paktën një fushë të rëndësishme të jetës tënde, edhe nëse provat nuk janë ende plotësisht të dukshme në këtë moment. Jupiteri, planeti i dhuratave, ishte në bashkëpunim me Diellin – sunduesin tënd të shkëlqyer – si dhe me Hënën e re, të dyja në Gaforre, më 25 qershor.

Gjëra të mira po ndodhin për ty “pas kuintave”, edhe nëse ende nuk janë bërë të dukshme për ty apo për të tjerët. Duhet të jesh i/e duruar. Personat me ndikim – ata që kanë rëndësi për të ardhmen tënde – po e vlerësojnë performancën tënde, edhe pse ti mund të mos jesh ende i vetëdijshëm për vlerësimin e tyre.

Aktualisht, ndodhesh në një rol strategjik. Në javën e fundit të qershorit, Afërdita ishte në ndërveprim me Uranin, planetin e ngjarjeve të papritura, në sektorin tënd të karrierës. Reputacioni yt si një person i përsosur po rritet dhe duket se je i/e pëlqyer si nga drejtuesit, bashkëpunëtorët, po ashtu edhe nga vartësit. Ky vlerësim për talentin, gjykimin dhe aftësinë për të frymëzuar të tjerët mund të vijë si surprizë, por nuk duhet, pasi ti po bën një punë të shkëlqyer. Edhe pse mund të kishe menduar se askush s’të kishte vënë re apo se të kishin nënvlerësuar, së shpejti do ta kuptosh që ke gabuar – ata po të duartrokasin.

Edhe pse nuk do ta shohësh plotësisht suksesin dhe shpërblimin për këtë reputacion në rritje deri nga mesi i vitit 2026 deri në mesin e vitit 2027, qëndro në rrugën tënde. Ajo periudhë 12-mujore do të jetë shumë shpërblyese. I gjithë mundi i tanishëm do të shpërblehet. Edhe fusha të tjera të jetës do të ndriçojnë, ndaj beso se më e mira ende nuk ka ardhur.

Gjatë Hënës së plotë më 10 korrik, do të përfundosh një projekt të rëndësishëm. Financiarisht, shpenzimet kanë qenë të larta që nga mesi i qershorit, por lavdërimi nga drejtuesit apo një klient këtë muaj mund të sjellë para shtesë, të shumëpritura në këtë moment. Për më tepër, Saturni – “instruktori i hekurt” i zodiakut – ka qenë duke penguar rritjen tënde financiare në shtëpinë e fondeve të të tjerëve, kështu që mund të ketë qenë e vështirë të rrisje të ardhurat deri tani. Por kjo do të ndryshojë!

Momenti më i rëndësishëm i korrikut për ty do të vijë kur t’i afrohesh ditëlindjes. Pas Hënës së re më 24 korrik, mundësitë do të fillojnë të shfaqen në ditët dhe javët në vazhdim. Hëna e re do të jetë në Luan, duke të vendosur ty në vendin e drejtuesit dhe duke të nxjerrë nga prapaskena për të të çuar në qendër të vëmendjes, në dritën vezulluese të reflektorëve. Faza e përgatitjes do të përfundojë – do të jesh gati të shfaqësh aftësitë e tua udhëheqëse dhe të marrësh pozicionin që të takon, në krye.

Jeta nuk do të jetë vetëm punë dhe 0 kënaqësi këtë muaj. Afërdita do të ndodhet në sektorin tënd të miqësive nga 4 deri më 30 korrik, kështu që nuk do të të mungojnë ftesat nga miqtë për takime, darka, festa apo fundjava në shtëpitë e tyre. Është një muaj produktiv dhe argëtues – shfrytëzoje sa më shumë. Gushti premton të jetë edhe më i mbarë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2025: Luani dhe Virgjëresha

Tani po përmbyll një periudhë rritjeje profesionale dhe nëse karriera ka rëndësi për ty, gjatë 12 muajve të fundit (veçanërisht nga 25 maji 2024 deri më 9 qershor 2025), ke fituar më shumë prestigj në industrinë tënde. Je një shpirt punëtor dhe falë shanseve të mira që të solli Jupiteri me fat, kuptove se duhet të vazhdoje të punoje fort, pa shpërqendrime dhe kjo nuk të ka lënë shumë kohë për kënaqësi apo romancë – por kjo do të ndryshojë.

Muajin e kaluar, Jupiteri hyri në shtëpinë tënde të njëmbëdhjetë që lidhet me shpresat, dëshirat, miqësitë, argëtimin dhe jetën shoqërore – dhe do të qëndrojë aty për një vit të tërë, deri më 30 qershor 2026. Jeta do të marrë një ndriçim të veçantë dhe të këndshëm.

Një tjetër planet është gjithashtu i përkushtuar për të të ndihmuar. Marsi, planeti i aksionit, hyri në Virgjëreshë për herë të parë pas dy vitesh, më 17 qershor dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht. Ky është një avantazh i madh, sepse Marsi do të rrisë ndjeshëm magnetizmin dhe tërheqjen tënde, si dhe energjinë, entuziazmin dhe guximin. Do të ndihesh më në kontroll dhe më i/e gatshme për të përballuar sfida. Pas një viti ku ke provuar veten, tani je gati të ndërmarrësh hapa të rëndësishëm!

Një fushë që duket se të ka tërhequr vëmendjen kohët e fundit janë financat. Ndoshta je shqetësuar për paratë, ose ke menduar të shlyesh një borxh. Ose mund të jesh në një ndryshim stili jetese, gjë që zakonisht kërkon shpenzime më të larta se zakonisht. Ka periudha për të kursyer dhe periudha kur duhet të shpenzojmë, ndaj mos e merr me shumë stres.

Në muajt dhe vitet që vijnë, Saturni do të të mësojë se ç’ka rëndësi për ty, përmes provash apo pengesash. Nëse bashkëpunon me të, do të mësosh të menaxhosh paratë me zgjuarsi. Nëse je një student/e i/e etur, do të mësosh si të ulësh borxhin dhe të ndërtosh një fond sigurie.

Do të mësohesh si të investosh me kujdes dhe të ndërtosh pasuri. Gjatë këtyre tre viteve të ardhshme nën udhëzimin e Saturnit, mund të blesh shtëpinë apo apartamentin tënd të parë ose të nisësh një biznes. Saturni mund të të sfidojë, por ai është mjeshtër në të nxjerrë më të mirën prej teje. Në fund, do të jesh më krenar/e për qëllimet që ke realizuar gjatë sfidave me Saturnin.

Me Afërditën dhe Uranin në majën më të lartë të hartës tënde (shtëpia e dhjetë) në fillim të korrikut, ka gjasa të marrësh një vlerësim të papritur apo një ofertë pune që sjell më shumë të ardhura.

Hëna e plotë më 10 korrik (plus pesë ditë) do të sjellë një moment kulmor në jetën tënde romantike. Marsi në Virgjëreshë do të jetë në aspekt të përkryer me Hënën e plotë në Bricjap dhe do t’i japë më shumë energji, duke nxjerrë në pah ndjenja të thella. Kjo Hënë e bukur do të të largojë mendjen nga shqetësimet financiare dhe do të të ndihmojë të përqendrohesh në pasurimin e jetës emocionale. Duket se do të përjetosh një moment romantik fantastik.

Mund të zgjedhësh të bësh një udhëtim të shkurtër në fundjavë, në një zonë me gjelbërim, ku do të gëzosh privatësi dhe kontakt me natyrën.

Kjo Hënë e plotë mund të sjellë gjithashtu një moment të paharrueshëm me fëmijët. Mund të mësosh se je shtatzënë, ose të lindësh një fëmijë. Nëse ke fëmijë, mund të përqendrohesh në kalimin e kohës cilësore me ta.

Hëna e re më 24 korrik mund të jetë e qetë dhe të të japë mundësinë të ngadalësosh ritmin dhe të pushosh. Kjo ngjarje qiellore mund të sjellë gjithashtu një mësim se si të menaxhosh më mirë paratë për të përballuar të papriturat e jetës. Të gjithë përballemi me lajme të papritura financiare – dhe ti do ta shohësh nevojën për një fond emergjence për raste të tilla.

Kjo Hënë e re gjithashtu mund të sjellë një lajm të mrekullueshëm për një shumë parash që është rrugës për tek ti. Gjithçka që po bën tani do të ndihmojë në stabilizimin e financave. Edhe nëse hapat që po ndërmerr janë të vegjël, përpjekjet e tua do të shtohen dhe shpërblimi do të vijë së shpejti.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb