Horoscope

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2025: Binjakët dhe Gaforrja

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2025: Binjakët dhe

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2025: Binjakët dhe

Tani që Jupiteri, dhuruesi i fatit dhe dhuratave, ndodhet në Gaforre dhe në shtëpinë tënde të dytë të të ardhurave të fituara për herë të parë pas 12 vitesh, perspektivat për të fituar më shumë para janë rritur ndjeshëm. Muajin e kaluar, më 25 qershor, pati një Hënë të re të bukur që aktivizoi të njëjtën zonë të hartës tënde astrologjike dhe çeli dyert për shpërblimet financiare që të takojnë.
 
Megjithëse ajo Hënë e re ishte festive dhe shpërblyese (dhe vazhdon të sjellë mundësi për rritje dhe zhvillim financiar), erdhi edhe me një paralajmërim – të jesh një person i disiplinuar dhe konservator në menaxhimin e parave. Kontrollo me kujdes personin që të këshillon. Vazhdo të shlyesh detyrimet dhe vendos një plan kursimi dhe investimi për të siguruar që një pjesë e parave që fiton, të punojë për ty edhe kur fle.
 
Ndërsa hyn në korrik, çështjet e fitimit dhe shlyerjes së borxheve do të të mbeten në mendje. Hëna e plotë më 10 korrik në Bricjap do të të motivojë të merresh me një sërë çështjesh financiare.

Marsi ka qenë duke lëvizur në sektorin tënd të shtëpisë dhe familjes dhe do të jetë gjithashtu mbështetës dhe miqësor ndaj kësaj Hëne të plotë, si dhe do të bashkëpunojë me Diellin. Kjo sugjeron që një pjesë e mirë e të ardhurave të tua të shkojnë drejt shtëpisë apo ndonjë prone që dëshironi të marrësh me qira, të blesh, të rinovosh, arredosh apo të shesësh. Në të kundërt, mund të jesh duke ndihmuar financiarisht një anëtar të familjes që ka nevojë.
 
Një ndryshim i madh që e dallon korrikun nga muajt e mëparshëm është se Urani – planeti i pavarësisë, individualizmit, sjelljeve të pazakonta, surprizave, ngjarjeve të papritura dhe kreativitetit (veçanërisht në matematikë, teknologji dhe shkencë) – po hyn te Binjakët për një periudhë të shkurtër, nga 7 korriku deri më 7 nëntor.
 
Urani do të rikthehet në Dem për disa muaj dhe më pas do të kthehet te Binjakët më 25 prill 2026, ku do të qëndrojë pa ndërprerje deri më 22 maj 2033 – një periudhë shtatëvjeçare. Urani merr 84 vjet për të bërë një rrotullim të plotë rreth Diellit, kështu që ka kaluar shumë kohë që nga hera e fundit që ka qenë te Binjakët (nga gushti 1941 deri në qershor 1949). Urani merr informacionin që mbledh Mërkuri dhe e çon atë në nivelin e inovacionit ose gjeniut.
 
Si Binjak, fakti që Uranin do ta kesh në shenjën tënde do të të motivojë të ndërmarrësh hapa që mund t’i çudisin edhe miqtë apo familjarët, por që në fakt janë dëshira të vjetra që i ke premtuar vetes se do t’i bëje një ditë – dhe ajo ditë po vjen.

Gjithashtu, mund të ndryshosh pamjen, të zhvendosesh në një vend të huaj, të ndryshosh plotësisht karrierë apo të ndërmarrësh hapa që do të ta ndryshojnë totalisht jetën. Këto janë vetëm disa shembuj – me siguri që ti mund të mendosh edhe për më shumë.
 
Urani te Binjakët do të ndikojë fuqishëm edhe në shoqëri, duke sjellë shumë ndryshime dhe inovacione sociale e shkencore, veçanërisht në fushat e komunikimit dhe transportit (jo vetëm me automjete, por edhe me aviacion dhe hekurudha).
 
Një udhëtim i shkurtër mund të të vijë në mendje gjatë Hënës së re në Luan më 24 korrik dhe në javët që pasojnë. Nëse do të udhëtosh për të parë miq, do të ndihesh jashtëzakonisht i/e lumtur falë ndikimit të drejtpërdrejtë dhe pozitiv që kjo Hënë e re merr nga Saturni dhe Neptuni në shtëpinë tënde të njëmbëdhjetë, që përfaqëson miq të ngushtë, njohje të reja dhe kontakte. Ditët pas kësaj Hëne të re janë gjithashtu ideale për të marrë pjesë në një konferencë apo seminar dhe për të zgjeruar njohuritë dhe rrjetin profesional njëkohësisht.
 
Nëse planifikon të udhëtosh pas Hënës së re për të takuar një klient, në përpjekje për të formalizuar një marrëveshje, mund të hasësh që kjo palë do të jetë këmbëngulëse për të përfshirë kushte që për ty janë të vështira për t’u pranuar. Në këtë rast, mund të mos jetë momenti më i mirë për një takim fizik. Prit deri në fund të gushtit.

Ja edhe një arsye pse pritja do të ishte zgjuarsi – Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 18 korriku deri më 10 gusht, ndaj vonesat mund të jenë në favorin tënd. Për momentin, më mirë shfrytëzoje këtë periudhë për një udhëtim të këndshëm, sesa për negociata biznesi. Në fund të fundit, e meriton pak argëtim – dhe nëse të ofrohet një mundësi në fund të korrikut, pranoje.

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2025: Binjakët dhe

Ka shumë gjasa që po hyn në korrik me humor të mirë. Më 9 qershor të muajit të kaluar, Jupiteri – planeti i fatit të mirë – hyri në Gaforre për herë të parë pas 12 vitesh, duke të kurorëzuar si “të preferuarin e zodiakut”. Do ta kesh këtë privilegj fatlum, të jesh nën hijen mbrojtëse të Jupiterit dhe të përfitosh nga “Viti i Esmeraldtë” deri më 30 qershor 2026, kur Jupiteri të largohet nga Gaforrja.

Muajin e kaluar, me shumë gjasa, pate kohë të mendosh për nevojat e tua personale dhe për ato elemente në jetë që të sjellin lumturi të vërtetë. Këtë muaj, vëmendja jote do të zhvendoset te partneri yt romantik dhe kjo energji do të theksohet veçanërisht gjatë Hënës së plotë më 10 korrik.

Edhe pse mund të kesh kaluar ulje-ngritje me gjysmën tënde tjetër, ky muaj duket se sjell harmoni, butësi dhe lumturi të madhe. Mund të fejohesh ose të martohesh gjatë këtij muaji, ose mund të lidhësh një marrëveshje me një bashkëpunëtor apo ekspert të rëndësishëm që do të të ndihmojë në karrierë.

Me Marsin që po lëviz në shtëpinë tënde të tretë dhe me marrëdhënie të favorshme me Hënën e plotë në Bricjap – në sektorin e marrëdhënieve të angazhuara – ti dhe partneri yt afatgjatë mund të planifikoni një udhëtim fundjave në një vend të gjelbëruar dhe të afërt. Me Marsin që komunikon aq bukur me Diellin dhe Hënën e plotë, përvoja jote pritet të jetë shumë e lumtur dhe madje më e bukur nga sa mendoje.

Gjithashtu, në të njëjtën kohë me Hënën e plotë më 10 korrik, Plutoni do të ketë një kontakt të bukur me Uranin dhe Afërditën (që ndodhen pranë njëra-tjetrës në orbitë), gjë që tregon një periudhë delikate privatësie dhe pasioni mes teje dhe një person të veçantë. Karriera po të kërkon shumë energji dhe përgjegjësi, ndaj udhëtimet e shkurtra me partnerin mund të jenë zgjedhja më e mirë për të ruajtur ekuilibrin.

Drejt fundit të muajit do të kesh një mundësi për të rritur të ardhurat. Hëna e re më 24 korrik do të jetë më e mira e vitit për të kërkuar një rritje page. Nëse je i/e vetëpunësuar, mendo për mënyra si të promovosh produktet apo shërbimet e tua, ose për të përmirësuar rrjedhën e të ardhurave. Kjo Hënë e re dhe Dielli do të krijojnë një lidhje të drejtpërdrejtë me Neptunin dhe Saturnin në shtëpinë tënde të dhjetë të nderimeve profesionale, çmimeve dhe arritjeve – që do të thotë se po bën një punë të shkëlqyer dhe VIP-at apo klientët po e vënë re.

Në këtë moment të karrierës tënde, pritet të tregosh një qasje të disiplinuar dhe praktike, por edhe shumë kreative njëkohësisht. Nuk është detyrë e lehtë, por harta jote aktuale tregon se je në gjendje t’i përballosh me sukses sfidat. Edhe nëse ndihesh se pritshmëritë e klientëve apo drejtuesve janë jashtë realitetit, e vërteta është se ti mund t’i tejkalosh ato me ndihmën e Plutonit, që aktualisht është në bashkëpunim me Uranin. Beso në aftësitë e tua!

Urani do të hyjë te Binjakët duke filluar nga 7 korriku, duke të dhuruar një intuitë të jashtëzakonshme. Duhet ta dëgjosh këtë ndjesi të brendshme dhe të mos e injorosh asnjë shenjë që të jep zemra. Ëndrrat do të bëhen më të gjalla dhe më kuptimplota, duke të ndihmuar të zbulosh të panjohurat ose të zgjidhësh situata të paqarta.

Ka kaq shumë gjëra për t’u gëzuar, e dashur Gaforre. Ky muaj premton të jetë i jashtëzakonshëm për ty!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb