Showbiz

“Hobit e gjysheve” po bëhen trend dhe duhet t’i provoni patjetër

“Hobit e gjysheve” po bëhen trend dhe duhet t’i provoni

Dikur, sapo dikush mbërrinte në moshën e pensionit, automatikisht bëhej pjesë e një “klubi ekskluziv” - një klubi ku përfshiheshin thurja, qëndisja dhe qepja si aktivitete që supozohej të bëheshin vetëm pasi të kaloje një farë moshe. Por sot? Këto hobi më në fund po marrin vëmendjen që meritojnë, pavarësisht moshës.

Shumë krijues përmbajtjeje po ndajnë me krenari hobit e tyre “të gjysheve”. Një video virale e Alex James tregon të gjitha trikot që ka thurur gjatë vitit 2024. “Ndoshta më në fund do të provoj të thur një triko,” shkruan një komentues. Në një tjetër video, një vajzë ndan modelin e saj më të pëlqyer të qëndisjes, ndërsa rrjeti është mbushur me video për fermentimin e brumit për bukën e shtëpisë apo këshilla për fillestarët në kopshtari.

Por pse të rinjtë po orientohen kaq shumë drejt hobive që dikur konsideroheshin si të brezave më të vjetër?

Një nga arsyet kryesore është lodhja nga ekranet. Pas vitesh të tëra me telefonin në dorë dhe “doomscrolling” nëpër lajme të këqija, shumë po kërkojnë diçka më të ngadaltë dhe më të qetë. Hobit si thurja, qëndisja apo kopshtaria ofrojnë një mënyrë për t’u shkëputur nga bota digjitale dhe për të krijuar diçka me duart e veta – qoftë një triko e ngrohtë, një domate e pjekur apo një bukë me kore të përsosur.

Përveç shkëputjes nga teknologjia, “hobit e gjysheve” janë gjithashtu një formë kujdesi për veten. Një pjesë e mirë e të rinjve nuk kanë asnjë hobi dhe këto aktivitete janë një mënyrë e thjeshtë për të gjetur një pasion të ri. Për më tepër, ndikimi pozitiv në shëndetin mendor është i pamohueshëm. Një tjetër aspekt interesant i ringjalljes së këtyre hobive është ana sociale. Dikur të konsideruara si aktivitete individuale, tani po kthehen në mënyra për të krijuar komunitet. Ata që janë tashmë në “epokën e gjysheve” po lidhen me njerëz të tjerë që ndajnë të njëjtin pasion. Po organizohen festa, mbrëmje lojërash dhe klube gatimi.

Në fund të ditës, ky trend është një mënyrë për të gjetur sërish gëzimin në jetën e përditshme. Në një realitet të mbushur me pasiguri dhe sfida, të krijosh diçka me duart e tua mund të të bëjë të ndihesh më në kontroll. Kështu që, nëse ke menduar të mësosh të qepësh ose ke parë video për fermentimin e brumit, merr këtë si një shenjë për të filluar. Mendja dhe raporti i kohës së kaluar para ekranit do të të falënderojnë!

Burime: Pop Sugar

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

"Grandma's Hobbies" Are Becoming a Trend and You Should Definitely Try Them

“Hobit e gjysheve” po bëhen trend dhe duhet t’i provoni

Once upon a time, once someone reached retirement age, they automatically became part of an “exclusive club” — a club that included knitting, embroidery, and sewing as activities that were supposed to be done only after you passed a certain age. But today? These hobbies are finally getting the attention they deserve, regardless of age.

Many content creators are proudly sharing their “grandma’s” hobbies. A viral video by Alex James shows off all the sweaters she’s knitted in 2024. “Maybe I’ll finally try knitting a sweater,” one commenter wrote. In another video, a girl shares her favorite embroidery pattern, while the web is awash with videos on fermenting dough for homemade bread or tips for beginners in gardening.

But why are young people so gravitating towards hobbies that were once considered for older generations?

One of the main reasons is screen fatigue. After years of holding your phone in your hand and “doomscrolling” through bad news, many are looking for something slower and more peaceful. Hobbies like knitting, embroidery, or gardening offer a way to disconnect from the digital world and create something with your own hands – whether it’s a warm sweater, a ripe tomato, or a loaf of bread with a perfect crust.

In addition to disconnecting from technology, “grandma hobbies” are also a form of self-care. A good portion of young people don’t have any hobbies, and these activities are an easy way to find a new passion. Moreover, the positive impact on mental health is undeniable. Another interesting aspect of the revival of these hobbies is the social side. Once considered individual activities, they are now turning into ways to create community. Those who are already in the “grandma era” are connecting with other people who share the same passion. Parties, game nights, and cooking clubs are being organized.

At the end of the day, this trend is a way to find joy in everyday life again. In a reality filled with uncertainty and challenges, creating something with your own hands can make you feel more in control. So, if you've been thinking about learning to sew or have been watching videos about fermenting dough, take this as a sign to get started. Your mind and screen time ratio will thank you!

Sources: Pop Sugar