Lifestyle

Historia e Noir dhe Elf, qeni dhe macja që bashkëjetojnë të lumtur

Historia e Noir dhe Elf, qeni dhe macja që bashkëjetojnë të

Duke qenë një njeri që i dua kafshët gjithmonë kam menduar se shtëpia ime do ishte e mbushur me to. Në pamundësi për të krijuar një “mini xhungël” në shtëpi e vendosa veten time para një sfide. Të merrja dhe të mundësoja bashkëjetesën e lumtur të një qeni dhe një maceje. Le të  tingëllojë kjo e thjeshtë apo e vështirë, unë ja dola. Tashmë dy vajzat e mija janë mëse të lumtura në shoqërinë e njëra tjetrës.

Historia e Noir dhe Elf, qeni dhe macja që bashkëjetojnë të

Në atë kohë qenushja ime Noir sapo kishte mbushur 3 muaj dhe unë vendosa të adoptoja motrën e saj, Elf e cila ishte një mace po 3 muajshe. Nuk e kisha menduar kurrë se sa impenjative do të rezultonte kjo. Të rrisësh një qen dhe një mace nuk është aspak e lehtë, por pa dyshim që është një ekperiencë të cilën do ta kisha bërë edhe një mijë herë të tjera. Ato të dyja tashmë janë “vajzat e mija” por rruga që Noir dhe Elf të bëheshin “motra” ishte sa gazmore aq edhe zhgënjyese. E megjithatë në këtë shkrim kam marrë përsipër t’ju tregoj vetëm disa truke të cilat do t’ju ndihmojnë nëse një ditë vendosni të mbani në shtëpi një qen dhe një mace.

1. Shmangni kontaktin sy më sy

Mos u mundoni më kot që qenin dhe macen t’i afroni që në fillim. Sapo të mësohen kanë për ta krijuar vetë afrimitetin mes tyre.

2. Minimizoni rivalitetin mes tyre

Të gjithë e dinë që qentë dhe macet nuk shkojnë mirë bashkë por është në dorën tuaj të minimizoni rivalitetin mes tyre. Kujdesuni që të mos hanë kurrësesi nga i njejti ushqim pasi kështu do të lindin vetëm zënka.

3. Prijani thonjtë të dyja palëve

Në këtë rast t’i prisni thonjtë maces dhe qenit është diçka e cila duhet bërë patjetër. Zënka më e vogël mund të bëhet shkaktare që kafshët tuaja të lëndojnë njëra-tjetrën.

4. Kushtojini vëmendje të njejtë

Sigurisht kafsha e cila ka më shumë kohë pranë jush, që në rastin tim ishte qeni do të bëhet xheloze. Bëni ç’është e mundur për t’i treguar se asgjë nuk ka ndryshuar në marrdhënien tuaj me të.

5.Durim

Nëse pas një kohe nuk ja keni dalë dot t’i bëni të bashkëjetojnë durimi është zgjidhja e vetme që ju ngelet.

6. Qeni do të ngelet qen dhe macja mace

Kur më në fund të keni arritur t’i bëni të bashkëjetojnë mos mendoni se nuk do të ketë më zënka. Duke qenë dy kafshë të ndryshme duhet të pranoni faktin se kanë edhe karaktere të ndryshme. Gjithmonë ka për të dalë diçka për t’u zënë ama do të vini re se nuk do të mund të rrinë dot pa njëra-tjetrën dhe ky do të jetë fundi i lumtur.

Historia e Noir dhe Elf, qeni dhe macja që bashkëjetojnë të

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.