Horoscope

Hëna e re në Luan: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Hëna e re në Luan: Zbulo se ç’do të ndodhë me
First for Women

Hëna e re në Luan do të ndodhë më 24 korrik 2025, në orën 21:11. Përgatitu të kesh vetëbesim të jashtëzakonshëm dhe të jesh versioni më i mirë i vetes!

Por kjo Hënë e re nuk ka të bëjë vetëm me shkëlqimin e jashtëm. Ajo ndodh në shtëpinë e 10-të të karrierës dhe trashëgimisë, kështu që në lojë nuk është vetëm veshja jote, por edhe reputacioni yt. Me Mërkurin në prapavijë (gjithashtu në Luan), njerëzit ndihen emocionalisht të tërhequr për të mbrojtur egon, për të ruajtur narrativën e tyre dhe për të siguruar vendin në botë.

Kjo Hënë e re nuk të kërkon të shpikësh një version të ri të vetes, as të zgjidhësh boshllëkun e të tjerëve. Ajo çfarë mund të fitosh më shumë është të gjesh mënyra të reja për të parë autenticitetin tënd.

Dashi

Është në rregull të duash të adhurohesh. Kjo Hënë e re në Luan bekon shtëpinë tënde të 5-të të gëzimit, romancës dhe rrezikut. Por çfarë ndodh kur duartrokitjet pushojnë? Me Mërkurin në prapavijë, po të kërkohet të rimendosh si krijon, pse performon dhe çfarë shpreson të marrësh në këmbim. Egoja mund të dojë mikrofonin, por shpirti yt ka nevojë për butësi dhe qetësi.

Demi

Ke kaluar atë fazë kur silleshe sikur çdo gjë ishte në rregull në shtëpi, kur nuk ishte. Hëna e re në Luan ndodhet në shtëpinë tënde të 4-t të rrënjëve dhe emocioneve. Me Mërkurin në prapavijë, mund të përpiqesh të përsëritësh fraza të vjetra për të ruajtur paqen – por për kë është kjo paqe? Kjo hënë të fton të rivendosësh autoritetin mbi jetën tënde private. Nuk mund të ndërtosh trashëgimi me rregullat e të tjerëve. Shtëpia jote le të jetë një tempull i shenjtë, jo një skenë për fasadë.

Binjakët

Historitë që tregon për veten janë paksa private. Kjo Hënë e re ndriçon shtëpinë tënde të 3-të të komunikimit dhe mendimeve të brendshme. Me Mërkurin në prapavijë, mund të rikthehen zëra që dikur të bënë të dyshosh te vetja. Por ti nuk je më ai person. Mund të flasësh pa e vendosur veten në dyshim.

Gaforrja

Kjo Hënë e re teston frekuencën e vetëvlerësimit tënd. Luan sundon ëhtëpinë tënde të 2-të të vlerave dhe pasurisë personale. Me Mërkurin në prapavijë, mund të rikthehen pasiguri përmes shpenzimeve, reflektimit në pasqyrë, apo nevojës për aprovim. Por nuk ke për detyrë t’i ndreqësh të gjitha, vetëm përballu me to. Nëse të kanë mësuar se duhet të vuash për të merituar më të mirën, kjo Hënë mund ta sfidojë atë narrativë.

Luani

Kjo është Hëna jote e re dhe bota duket si një pasqyrë. Ajo ndodh në shtëpinë tënde të 1-rë të identitetit dhe shprehjes personale. Me Mërkurin në prapavijë në shenjën tënde, tundohesh të mbrosh versionet e vjetra të vetes apo të ripunosh për imazhin tënd. Por nuk ke asgjë për të mbrojtur. Nuk të duhet të japësh një sqarim!

Virgjëresha

Kjo Hënë prek shtëpinë tënde të 12-të, strehën e brendshme dhe ndonjëherë mërgimin e nënvetëdijshëm. Hënat këtu nuk ndihen gjithmonë emocionuese. Duken si pëshpërima në prapaskenë, si gjumë që nuk vjen dhe si ndjesi të pathëna. Me Mërkurin në prapavijë, mund të ndihesh si e bllokuar në mendime të versionit të vjetër të vetes. Qetësohu dhe reflekto thellë!

Peshorja

Kjo Hënë të jep energji kryesore në shtëpinë tënde të 11-të, miqësitë, komunitetin dhe ëndrrat për të ardhmen. Por me Mërkurin në prapavijë, mos u habit nëse grupi yt i zakonshëm të duket disi i huaj. Mos e vrit shumë mendjen, por as mos merr vendime të rëndësishme dhe radikale.

Akrepi

Drita po bie mbi shtëpinë tënde të 10-të, që cek fusha si: karriera, reputacioni dhe imazhi publik. Kjo Hënë të kërkon të rishpikësh se çfarë do të thotë “sukses” kur nuk po kërkon duartrokitje. Me Mërkurin në prapavijë, arritjet e vjetra ose gabimet mund të rikthehen për rishqyrtim.

Shigjetari

Je mësuar të shikosh larg, por kjo Hënë të kërkon të ndalesh dhe të ndjesh. Luani sundon shtëpinë tënde të 9-të, ku bëjnë pjesë qëllimi, filozofia, dhe kuptimi. Me Mërkurin në prapavijë, mund të përjetosh dyshime dhe të të duket se nuk beson më aq fort në atë që po ndjek. Të lejohet të ndryshosh mendim e të shkosh ku ndihesh mirë.

Bricjapi

Kjo Hënë ndriçon shtëpinë tënde të 8-të, ku bëjnë pjesë fuqia, dhimbja dhe lidhjet e thella. Ky tranzit mund të të bëjë të ndihesh i/e zhveshur emocionalisht. Mërkuri në prapavijë ringjall borxhe emocionale dhe sekrete psikologjike. Nuk je duke u ndëshkuar, por duke u pastruar. Kjo Hënë nuk do të të kontrollojë, por të të kujtojë çfarë është e jotja. Rimerre energjinë tënde!  

Ujori

Marrëdhëniet e tua janë në një vlerësim hyjnor. Me Hënën e re në shtëpinë tënde të 7-të dhe Mërkurin në prapavijë, lidhjet mund të ndihen si pasqyrime dhe do kesh dyshimin se je duke u studiuar, jo duke u dashuruar.  Nuk ke nevojë të shpjegosh kufijtë e tu apo të zvogëlosh veten për të ruajtur paqen. Kjo Hënë ka të bëjë me bashkim, pa humbje të vetes.

Peshqit

Kjo Hënë e re ndodh në shtëpinë tënde të 6-të,  ku bën pjesë rutina, shëndeti dhe puna. Me Mërkurin në prapavijë, trupi dhe orari yt po ngrenë alarmin. Presioni për të treguar vlerën tënde nuk është njësoj si të jesh i vlefshëm. Nuk i detyrohesh energjinë tënde çdo emaili, roli, apo pritshmërie. Lejoje këtë Hënë të të ftojë në një pushim të merituar!

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

----news/83489/hena-e-re-ne-luan-zbulo-se-cdo-te-ndodhe-me-shenjen-tende-i83489