
Hëna e Plotë në Dash kulmoi, ndërsa Mërkuri hyri në shenjën e Akrepit.
Kjo lëvizje qiellore sjell një energji të fuqishme që do t’ju ndihmojë të ndiqni ëndrrat tuaja, duke ju dhënë qartësi në zgjedhjet dhe vendimet që keni përpara. Mërkuri do të qëndrojë në Akrep deri më 29 tetor, duke e bërë këtë një periudhë ideale për transformim të thellë dhe eksplorim shpirtëror për ata që ndihen gati të njihen me të vërtetën e tyre të brendshme.
Lexoni më poshtë për të zbuluar cilat shenja të zodiakut janë më të favorizuara këtë javë:
Luani
Një kapitull i ri ka nisur në jetën tuaj dhe këtë herë, duket se gjithçka po merr formë. Hëna e Plotë në Dash sjell një përmbyllje të rëndësishme për qëllimet që keni vendosur në vitin 2023. Qoftë përmes përpjekjeve tuaja të vetëdijshme, apo përmes ngjarjeve të papritura, jeta juaj ka kaluar një proces të thellë ndryshimi që prej fillimit të ciklit ekliptik Dash–Peshore. Ky cikël lidhet me fillime të reja, por gjithashtu ka shërbyer si periudhë për ndryshime të domosdoshme.
Reflektoni me sinqeritet mbi gjithçka që ka ndryshuar brenda jush dhe rreth jush gjatë këtyre dy viteve. Ndoshta nuk është e njëjta rrugë që kishit planifikuar, por vendi ku ndodheni tani mban një magji të veçantë. Le të jetë kjo një rilindje që e keni kërkuar prej kohësh dhe nderoni çdo hap që ju ka sjellë deri këtu.
Bricjapi
Mos kini frikë të bëni një riorganizim rrënjësor të jetës suaj. Mund të jetë sfiduese të pranoni që jeta nuk ka marrë drejtimin që kishit imagjinuar, por ndoshta ka ardhur momenti të rishkruani gjithçka.
Problemet që ndjeni nuk kanë të bëjnë vetëm me një aspekt të jetës, por me mënyrën si e shikoni dhe e jetoni jetën në tërësi. Këtë javë, universi ju ofron sinjale të qarta dhe mbështetje për të vijuar drejt vendimeve që keni marrë.
Mjaft më me rezistencë ndaj ndryshimit. Keni kapacitetin të ndërtoni një realitet të ri, më të përshtatshëm për shpirtin tuaj. Mos u kënaqni me mesataren, kur e dini që jeni krijuar për më shumë. Tani është momenti të bëni një hap të guximshëm drejt së jashtëzakonshmes.
Peshqit
Si një shenjë uji, ju zakonisht përqafoni ndryshimin më lehtë se të tjerët. Megjithatë, vitet e fundit ju kanë lënë me një ndjesi ngecjeje. E kishit të qartë drejtimin, por shpërblimet nuk po vinin me ritmin që kishit shpresuar.
Durimi ka qenë gjithnjë një nga cilësitë më të forta, por edhe ju keni filluar të dyshoni në intuitën tuaj.
Tani më në fund, filloni të kuptoni pse çdo gjë ndodhi pikërisht ashtu si ndodhi. Me Mërkurin në Akrep deri më 29 tetor, do të ndjeni një rritje të energjisë, fatit dhe mundësive që do t’ju nxisin të dilni nga zona juaj e rehatisë. Komunikimi, propozimet dhe zhvillimet do të marrin hov, duke sjellë mundësi konkrete për ndryshim.
Mos e humbni kohën duke pyetur pse zgjati kaq shumë, universi ka qenë gjithmonë duke punuar në favorin tuaj.