Horoscope

Nisur nga Tayna: Si të manifestosh gjithçka që do!

Nisur nga Tayna: Si të manifestosh gjithçka që do!
Tayna - The Dalina Show

Tayna, e ftuar tek “The Dalina Show”, tha ndër të tjera që mund të manifestojë gjithçka që do dhe e di çfarë? Shumë trajnerë të manifestimit thonë se po, veç mendja është limiti. Nëse ti mendon se nuk mund ta bësh, atëherë ky është një besim që të limiton dhe sapo ta thyesh atë, do të mund të manifestosh jetën që do.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andale (@andale.al)


 
Manifestimi, me fjalë të thjeshta, është praktika e përdorimit të mendimeve, besimeve dhe energjisë së brendshme për të tërhequr në realitet qëllimet, dëshirat ose ndryshimet që dëshiron. Ai kombinon psikologjinë, fokusin mendor, vetëbesimin dhe shpesh një dozë spiritualiteti.
 
Në thelb: ajo që ti beson, ndjen dhe vepron, formon realitetin tënd.
 
Në vitet e fundit, koncepti i manifestimit është kthyer në një prej temave më të diskutuara në zhvillimin personal. Për disa njerëz është një praktikë shpirtërore; për të tjerë është psikologji e pastër e fokusit dhe vendimmarrjes. Por esenca mbetet e njëjtë: ne mund të krijojmë ndryshim në jetën tonë duke orientuar mendjen, energjinë dhe veprimet në drejtim të qëllimeve tona.

Manifestimi mbështetet në tre shtylla kryesore:

1. Mendimi - Mendimet formësojnë mënyrën si e perceptojmë botën tonë. Aty ku mendja vendos fokusin, truri fillon të gjejë mundësi dhe prova që e mbështesin atë fokus.

2. Emocioni - Ndjenjat janë energjia me të cilën i japim jetë mendimit. Një dëshirë pa emocion mbetet thjesht në letër; një dëshirë e lidhur me emocione të forta, kthehet në impuls transformues.

3. Veprimi - Manifestimi nuk funksionon pa lëvizje. Edhe hapat më të vegjël dërgojnë një sinjal të fuqishëm!

Kur këto tre elementë bashkohen, ne nuk shohim thjesht ëndrra, por krijojmë realitet.

Pse funksionon manifestimi?

Shpesh mendojmë se manifestimi funksionon sepse universi dëgjon. Në fakt, ajo që bën manifestimi është të ndryshojë mënyrën si funksionon mendja jonë dhe ta riprogramojë atë.

1. Paralajmërimi selektiv i trurit (RAS)

Truri ynë është i programuar të vërë re më shumë ato gjëra që i konsideron të rëndësishme. Kur ti vendos një qëllim dhe e përforcon çdo ditë, truri fillon të të tregojë mundësi, takime, situata që më parë nuk do t’i kishe vënë re.

2. Efekti i vetëbesimit

Kur e sheh veten të aftë, të denjë dhe të sigurt, ndryshon mënyra si sillesh, që nga gjuha e trupit, te komunikimi, te vendimet që merr. Këto ndryshime ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatet që merr.

3. Parimi i koherencës

Ne priremi të jetojmë në përputhje me atë që besojmë për veten. Nëse beson se e meriton suksesin, ti vepron ndryshe! Nëse beson se gjërat e mira të shmangin, ti vetësabotohesh. Manifestimi është procesi i rregullimit të këtij programimi të brendshëm.

Si të manifestosh? Metoda praktike hap pas hapi

1. Qartëso dëshirën tënde

Shumë njerëz thonë që duan një jetë më të mirë, por pak e dinë çfarë nënkupton kjo.
Bëj vetes pyetjet:

Çfarë dua saktësisht?
Pse e dua këtë?
Si do të ndikonte kjo në jetën time?

Shkruaje me detaje, qartë, pa frikë. Manifestimi funksionon me qartësi, jo me konfuzion.

2. Vizualizo realitetin sikur ka ndodhur!

Kjo teknikë është një nga më të fuqishmet. Mbyll sytë ose shkruaj dhe përfytyro veten në jetën që dëshiron:

Si duket dita jote?
Me kë je?
Çfarë po bën?
Si ndihet trupi yt?

Sa më i gjallë të jetë vizualizimi, aq më shpejt trupi dhe mendja e bëjnë punën e tyre.

3. Ndieje atë që do të përjetoje nëse dëshira do të ishte realizuar

Emocioni është forca që i jep jetë manifestimit.

Nëse dëshiron dashuri, ushqe ndjenja dashurie.
Nëse dëshiron bollëk, ushqe mirënjohjen.
Nëse dëshiron qetësi, gjej qetësinë brenda teje.

Trupi duhet të fillojë të jetë ai version më i mirë i vetes përpara se realiteti të ndryshojë.

4. Vepro në përputhje me qëllimin

Asgjë nuk ndodh vetëm duke menduar. Ndryshimet vijnë nga veprime të vogla, të përditshme, të përputhura me qëllimin.

Nëse po manifeston punën e duhur:

- përditëso CV-në
- apliko
- ndërto lidhje profesionale
- mëso aftësi të reja

Nëse po manifeston dashuri të shëndetshme:

- puno me veten
- vendos kufij
- largo marrëdhëniet toksike

Nëse po manifeston bollëk financiar:

- planifiko
- menaxho shpenzimet
- kërko mundësi të reja

Veprimi është prova që tregon se je gati të marrësh atë që kërkon.

5. Thjesht harroje!

Fiksimi! Ky është hapi që e vret manifestimin në shumicën e rasteve.
Kur kapesh pas rezultatit me ankth, po ushqen energjinë e frikës. Kur e lë të harrohet dhe s’fiksohesh, hap hapësirën që gjërat të vijnë natyrshëm.

Ta lësh në harresë nuk do të thotë të dorëzohesh. Do të thotë: “Kam besim në proces. Po bëj timen. E di që ajo që dua po vjen drejt meje”.

Sa i përket intervistës së Tayna-s, mund ta gjesh këtu:

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭