
Në dasmën e princit Harry dhe Meghan Markle do të jetë e ftuar vogëlushja Amelia Thompson, një ndër të mbijetuarat e sulmit të tmerrshëm terrorist në Manchester, majin e shkuar.
Çifti mbretëror bërë me dije disa javë më parë se do të ftoheshin 1,200 njerëz të thjeshtë në dasmën e 19 majit.

E ëma e Amelia- s, Lisa Newton tregoi se e kishte regjistruar vajzën mes kandidatëve të shumtë për të marrë pjesë në ceremoni dhe më pas mori vesh se vajza i ishte pranuar.
“Mendova se [mami] po tallej me mua. Mbeta pa fjalë.” tha vogëlushja.

Edhe e ëma e saj, Lisa u ftua në dasmë, por ajo vendosi t’ia jepte ftesën një gruaje që humbi vajzën në sulm.
Sulmi i 2017- ës ndodhi gjatë koncertit të Ariana Grande ku u plagosën 500 njerëz dhe vdiqën 22 vetë, ndër të cilët 5 ishin fëmijë.