
Pas gjashtë vitesh martesë, pak para përvjetorit të tyre, një burrë iu rrëfye gruas së tij: gjithë këtë kohë ishte shtirur si heteroseksual, por në të vërtetë ishte gay. Ajo e paditi dhe kërkoi plot 63 milionë lekë.
Para se të martoheshin, burri nga Afrika e Jugut i tha gruas se ishte heteroseksual dhe se donte të martohej e të bënte fëmijë me të. Dy muaj para përvjetorit të gjashtë të martesës, tregoi të vërtetën. Gruaja, e cila preferoi të mbetej anonime, kërkoi 5 milionë rand (33 milionë lekë) për dhimbjen emocionale dhe psikologjike dhe 4 milionë rand (30 milionë lekë) për humbjen e të ardhurave.
Gjithashtu, ajo kërkoi mbulimin e shpenzimeve ligjore gjatë divorcit dhe mbështetje financiare pas divorcit. Për të bindur gjykatësin, avokati i gruas përdori informacione dhe detaje tejet intime të çiftit, si biseda private dhe gjithë historikun e marrëdhënies së tyre.
Gjykatësi tha se shifrat janë të tepërta, sidomos kur merr në konsideratë gjendjen financiare të palëve apo akuzën ku bazohen. Fajtor, në mungesë të një termi më të mirë, u shpall avokati i gruas, që abuzoi procesin ligjor me një çështje si kjo. Ai do të paguajë gjithë shpenzimet e gjyqit.
Burimi: iol.co.za