Health

Gratë apo burrat, cilët bëjnë gjumë më të mirë

Gratë apo burrat, cilët bëjnë gjumë më të
FOTO: Prostock-studio – stock.adobe.com

Duket se problemet me cilësinë e gjumit kanë më shumë lidhje me gratë se sa me burrat, kjo sipas studimeve që kanë bërë së fundmi ekspertët. Gratë bëjnë gjumë të dobët, kanë probleme me pagjumësinë, ndërsa burrat përjetojnë më shumë apnenë e gjumit, kjo sipas një studimi të botuar në revistën, “Sleep Medicine Reviews”.

Cilësia e gjumit që dallon nga gjinia është një element që është marrë në studim ndër vite, duke përfshirë ritmet cirkadiane. Burrat kanë tendencë të prodhojnë melatoninë më vonë në mbrëmje dhe për këtë arsye ata zgjedhin të rrinë më vonë zgjuar se gratë.

Studimet tregojnë se gratë kanë 1.5 herë më shumë shanse të përjetojnë pagjumësi, për të cilën studiuesit mendojnë se ka lidhje me mundësinë më të lartë të prekjes nga ankthi dhe depresioni te gratë.

"Ka shumë lidhje mes çrregullimeve psikiatrike dhe pagjumësinë," shpjegon Eric Sklar, drejtor i Programit të Çrregullimeve të Gjumit në Virxhinian Veriore. Gratë, nisur edhe nga angazhimet që kanë në familje, fëmijët, puna apo edhe aktivitete të tjera, kjo bën që të jenë më të “ngujuara” kur vjen puna te mbyllja e ditës dhe rënia në gjumë.

Megjithatë, gratë dalin përpara burrave në disa aspekte të tjera. Ato shpenzojnë më shumë kohë në shtrat duke fjetur, një matje kjo e quajtur efikasiteti i gjumit.

Çrregullimi i gjumit është më i zakonshëm te burrat

Pavarësisht se gratë kanë “flamurin e fitores” në disa aspekte kur vjen puna te problemet e gjumit, burrat janë ata që luftojnë me apnenë. Ky çrregullim i gjumit është tre herë më i zakonshëm te burrat se sa te gratë. Kjo lidhet me madhësinë e qafës thonë studiuesit.

“Burrat priren të kenë qafë më të madhe dhe madhësia e qafës është gjithashtu një faktor rreziku për çrregullimet dhe apnenë e gjumit," përfundon mjeku Sklar.

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Women or men, who sleep better

Gratë apo burrat, cilët bëjnë gjumë më të
PHOTO: Prostock-studio – stock.adobe.com

It seems that problems with the quality of sleep have more to do with women than with men, according to recent studies by experts. Women sleep poorly, have problems with insomnia, while men experience more sleep apnea, according to a study published in the journal, "Sleep Medicine Reviews".

Gender-specific sleep quality is an element that has been studied over the years, including circadian rhythms. Men tend to produce melatonin later in the evening and therefore choose to stay up later than women.

Studies show that women are 1.5 times more likely to experience insomnia, which researchers believe is linked to a higher likelihood of anxiety and depression in women.

"There are many connections between psychiatric disorders and insomnia," explains Eric Sklar, director of the Northern Virginia Sleep Disorders Program. Women, starting from the commitments they have in the family, children, work or even other activities, this causes them to be more "stuck" when it comes to the end of the day and falling asleep.

However, women come out ahead of men in several other respects. They spend more time in bed sleeping, a measure called sleep efficiency.

Sleep disorder is more common in men

Despite the fact that women have the "victory banner" in some aspects when it comes to sleep problems, men are the ones who struggle with sleep apnea. This sleep disorder is three times more common in men than in women. This is related to the size of the neck, researchers say.

"Men tend to have larger necks, and neck size is also a risk factor for sleep disorders and apnea," Dr. Sklar concludes.

Suggested Articles: