Lifestyle

Gocat në TikTok tregojnë se ç’ndodh kur ndahen nga partnerët që u sigurojnë të ardhurat

Gocat në TikTok tregojnë se ç’ndodh kur ndahen nga
Getty

Nëse e përdor TikTok-un, nuk ka si të kenë shpëtuar videot e vajzave që rrinë në shtëpi dhe merren me gjithçka bën një zonjë shtëpie, por te videot në fjalë vihet theksi te fakti që ato janë të dashurat e dikujt, i cili punon dhe siguron të ardhurat.

Me më shumë se 37 milionë shikime, këto video pëlqehen, ndiqen dhe komentohen pa fund. Aq vëmendje ka marrë ky trend sa që New York Post dhe The Wall Street Journal i dedikuan artikuj duke e trajtuar si “jetën e synuar nga brezi Gen Z”.

Por siç shumë persona në komente kanë deklaruar, jeta e një të dashure që rri në shtëpi është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme.

“Është bukur derisa ai ndahet nga ti”, shkruajnë disa. Ndaj është momenti të flasim për këtë trend.

“Nëse i jep dikujt fuqinë të të ushqejë, ai do ketë edhe fuqinë për të të lënë të uritur”, kështu shprehet një vajzë e njohur në TikTok që 3 vite të jetës i kaloi si “e dashura që rri në shtëpi”.

Influencuesja Bella Greenlee thotë se nuk e sugjeron këtë zgjedhje dhe shpjegon se është me fat që ishte e re kur nisi atë jetë, pasi kur marrëdhënia mbaron, ajo ka mundësinë ta nisë jetën nga e para.

Praktikisht, nuk është asnjëherë zgjedhja më e mirë që të varësh jetën tënde në duart e dikujt tjetër. Kushdo qoftë ai/ajo.

Bella, thekson se pavarësia financiare është më e rëndësishmja për çdo vajzë dhe grua, teksa thekson se atë vetë, ndarja e la mes 4 rrugëve.

Duke i shtuar eksperiencës edhe dhimbjen e ndarjes si faktor emocional, influencuesja pranon si ajo eksperiencë i mësoi shumë.

Psikologët nga ana tjetër theksojnë se marrëdhënie të tilla që kanë në bazë paratë përdoren për të dominuar personin pa të ardhura. Kjo dominancë, në rastin më të keq, ndiqet nga një keqtrajtim dhe abuzim emocional dhe fizik, po ashtu ka gjasa të kthehesh në një viktimë që nuk largohet dot prej marrëdhënies.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

The chicks on TikTok show what happens when they are separated from the partners who provide their income

Gocat në TikTok tregojnë se ç’ndodh kur ndahen nga
Getty

If you use TikTok, there's no way that the videos of the girls staying at home and doing all the housewives would have escaped, but the videos in question emphasize the fact that they are someone's girlfriend, who works and provides income.

With more than 37 million views, these videos are endlessly liked, followed and commented on. This trend has received so much attention that the New York Post and The Wall Street Journal dedicated articles to it, treating it as "the life intended by the Gen Z generation".

But as many people in the comments have stated, the life of a stay-at-home girlfriend is dangerous and unstable.

"It's beautiful until he breaks up with you," some wrote. So it's time to talk about this trend.

"If you give someone the power to feed you, he will also have the power to leave you hungry," says a popular girl on TikTok who spent 3 years of her life as a "stay-at-home girlfriend."

Influencer Bella Greenlee says she doesn't suggest this choice and explains that she's lucky she was young when she started that life, because when the relationship ends, she has the chance to start over.

In practice, it is never the best choice to hang your life in someone else's hands. Whoever he/she is.

Bella emphasizes that financial independence is the most important for every girl and woman, as she emphasizes that the separation left her between 4 paths.

Adding to the experience the pain of separation as an emotional factor, the influencer admits that the experience taught her a lot.

Psychologists on the other hand emphasize that such relationships based on money are used to dominate the person without income. This dominance, in the worst case, is followed by emotional and physical abuse and abuse, and you are likely to become a victim who cannot leave the relationship.

Suggested articles: