Metropolitan

Gjykimi i Diddy-t nis me tensione: Trupi gjykues i përçarë dhe rreziku për burgim të përjetshëm

Gjykimi i Diddy-t nis me tensione: Trupi gjykues i përçarë dhe
Sean "Diddy" Combs/ Getty Images

Procesi gjyqësor ndaj Sean "Diddy" Combs ka hyrë në fazën e vendimit me një nisje të tensionuar, pasi trupi gjykues që do të vendosë për fatin e tij është përfshirë në përçarje që në orët e para të diskutimeve.

Pas gjashtë javësh dëshmi dhe prova në Gjykatën Federale në New York, vetëm dy orë pasi çështja iu dorëzua trupit gjykues, një shënim iu dërgua gjyqtarit, ku anëtarët shprehën shqetësimin se një prej tyre, nuk po respektonte udhëzimet e gjykatës. Pa dhënë shumë detaje, gjykatësi Arun Subramanian u përgjigj me një rikujtesë formale për përgjegjësinë e trupit gjykues. 

Gjykimi i Diddy-t nis me tensione: Trupi gjykues i përçarë dhe

Diddy po përballet me pesë akuza të rënda: trafikim seksual, transport për prostitucion dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për të cilat ai ka deklaruar pafajësi. Gjatë gjykimit, prokurorët sollën 34 dëshmitarë, përfshirë ish-punonjës, ish-partnere dhe persona që e akuzojnë atë për sjellje abuzive, duke përshkruar një sistem të tërë ku Diddy përdorte ndikimin e tij për të manipuluar, detyruar dhe abuzuar me gra në skenarë të quajtur “freak offs” – orgji të zgjatura me eskorta dhe drogë.

Një nga dëshmitë më të rëndësishme ishte ajo e këngëtares Cassie (Casandra Ventura), e cila përshkroi marrëdhënien e saj 11-vjeçare me Diddy si të dhunshme dhe psikologjikisht shkatërruese. Ajo tregoi se në fillim pranonte të merrte pjesë në “freak offs” për ta bërë atë të lumtur, por më vonë kishte nevojë për substanca për t’u shkëputur nga realiteti.

Gjykimi i Diddy-t nis me tensione: Trupi gjykues i përçarë dhe

Një video e siguruar nga një hotel luksoz në Los Angeles, që u paraqit në gjyq, tregonte Diddy-n duke e ndjekur Cassie-n nëpër korridor, duke e hedhur përtokë, e duke e goditur me shqelma. Ai më pas dyshohet se ka paguar 100,000 dollarë për ta blerë videon nga punonjësit e hotelit, me pretendimin se publikimi i saj “do t’i shkatërronte karrierën”.

Gjykimi i Diddy-t nis me tensione: Trupi gjykues i përçarë dhe

Mbrojtja e tij nuk solli asnjë dëshmitar dhe përfundoi paraqitjen e saj brenda disa orësh. Avokatët e Diddy-t u mbështetën në kundërshtimin e dëshmive të prokurorisë, duke i paraqitur ngjarjet si pjesë e marrëdhënieve personale, ndonëse problematike, dhe jo si krime të organizuara. Ata pranuan se ka pasur dhunë në marrëdhënie, por mohuan çdo përfshirje në trafikim seksual apo veprime mafioze.

Pjesëtarët e trupit gjykues janë udhëzuar të vendosin nëse ka prova për ekzistencën e një organizate kriminale ku Diddy ka luajtur rol udhëheqës dhe ka kryer të paktën dy veprime të paligjshme si pjesë e saj, përfshirë rrëmbim, zjarrvënie, ryshfet dhe manipulim të dëshmitarëve.

Dënimi maksimal për akuzat kryesore është burgim i përjetshëm. Trupi gjykues u pa duke nënvizuar pjesë të udhëzimeve të gjykatësit dhe duke bërë shënime, por atmosfera mes tyre dukej e brishtë.

Gjykimi i Diddy-t nis me tensione: Trupi gjykues i përçarë dhe

E ardhmja e një prej figurave më të mëdha të industrisë muzikore është në balancë dhe, nëse trupi gjykues nuk arrin një vendim të qartë, rrezikohet përsëritja e gjithë procesit. Ndërkohë, Diddy qëndron i heshtur, pa dëshmuar, duke pritur gjykimin e fundit për një çështje që mund të shënojë fundin e një epoke për të.

Burimi: NBC News

REELS

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Diddy's trial begins with tensions: Divided jury and the risk of life imprisonment

Gjykimi i Diddy-t nis me tensione: Trupi gjykues i përçarë dhe
Sean "Diddy" Combs/Getty Images

The trial of Sean "Diddy" Combs has entered the verdict phase with a tense start, as the jury that will decide his fate has been involved in discord since the first hours of deliberations.

After six weeks of testimony and evidence in Federal Court in New York, just two hours after the case was handed over to the jury, a note was sent to the judge, in which the members expressed concern that one of their number was not following the court's instructions. Without giving many details, Judge Arun Subramanian responded with a formal reminder of the jury's responsibility. 

Gjykimi i Diddy-t nis me tensione: Trupi gjykues i përçarë dhe

Diddy is facing five felony charges: sex trafficking, transportation for prostitution and participation in a criminal organization, to which he has pleaded not guilty. During the trial, prosecutors brought 34 witnesses, including former employees, ex-partners and people who accuse him of abusive behavior, describing an entire system in which Diddy used his influence to manipulate, coerce and abuse women in scenarios called “freak offs” – extended orgies with escorts and drugs.

One of the most important testimonies was that of singer Cassie (Casandra Ventura), who described her 11-year relationship with Diddy as violent and psychologically destructive. She revealed that at first she would agree to participate in "freak offs" to make him happy, but later she needed substances to disconnect from reality.

Gjykimi i Diddy-t nis me tensione: Trupi gjykues i përçarë dhe

A video obtained by a luxury Los Angeles hotel, which was presented in court, showed Diddy chasing Cassie down the hallway, throwing her to the ground, and kicking her. He then allegedly paid $100,000 to buy the video from hotel employees, claiming that releasing it would "ruin his career."

Gjykimi i Diddy-t nis me tensione: Trupi gjykues i përçarë dhe

His defense did not bring any witnesses and concluded its case within hours. Diddy's lawyers relied on the prosecution's rebuttal, portraying the events as part of a personal, albeit troubled, relationship, rather than organized crime. They acknowledged that there was violence in the relationship, but denied any involvement in sex trafficking or mafia activities.

Lawyers have been instructed to decide whether there is evidence of the existence of a criminal organization in which Diddy played a leading role and committed at least two illegal acts as part of it, including kidnapping, arson, bribery and witness tampering.

The maximum sentence for the main charges is life imprisonment. The jury was seen underlining parts of the judge's instructions and taking notes, but the atmosphere among them appeared fragile.

Gjykimi i Diddy-t nis me tensione: Trupi gjykues i përçarë dhe

The future of one of the biggest figures in the music industry hangs in the balance, and if the jury fails to reach a clear decision, the entire process risks being repeated. Meanwhile, Diddy remains silent, without testifying, awaiting the final verdict in a case that could mark the end of an era for him.

Source: NBC News

----gjykimi-i-diddy-t-nis-me-tensione-trupi-gjykues-i-percare-dhe-rreziku-per-burgim-i83083