Showbiz

Gjon Muharremaj tregon kuptimin emocionues që ka emri i artit Gjon’s Tears

Gjon Muharremaj tregon kuptimin emocionues që ka emri i artit Gjon’s
Foto: Top Channel/YouTube

Gjon Muharremaj tregoi në një intervistë për “A live night” kuptimin që ka emri skenik i tij, Gjon’s Tears.

“Erdhi gjyshi për pushime në shtëpinë tonë dhe kisha një piano elektrike dhe te piano kisha një këngë, ‘Can't Help Falling in Love’ të Elvis Presley-t, shtypa butonin dhe nisi kjo kënga. Më tha ‘A mund të ma këndosh?’. Unë thashë me vete që paska lajthitur gjyshi sepse unë nuk kam kënduar asnjëherë, nuk di të këndoj. E mësova dhe para se të ikte, ia këndova. Nisi të qante dhe në atë moment kam kuptuar vlerën dhe rëndësinë e muzikës, kuptova që mund t’i prek njerëzit në atë mënyrë. Në kulturën shqiptare dhe atë të Kosovës, gjyshërit janë të fortë, nuk qajnë kurrë dhe në atë moment kur shoh njeriun më të fortë të jetës sime me lot, ishin lotët shumë simbolikë dhe shumë të rëndësishëm për mua.”

Gjoni shtoi se kur u rrit dhe konceptoi emrin Gjon’s Tears, gjithmonë i ka ruajtur lotët si element vizualë në paraqitjet e tij skenike. “Gjyshi gjithmonë më ka thënë ‘e di që do bëhesh i madh, por s’do të jem këtu për të parë’. E jam përpjekur të bëj sa më shumë, të shkoj sa më shpejt, me më shumë fuqi që t’i shohë ai [arritjet e mia].”

“Ai ishte fillimi i gjithçkaje. Pa atë nuk do të bëja asgjë. Muzikën ai ma zgjodhi,” përfundoi ai.

Gjoni ka lindur në Zvicër nga dy prindër shqiptarë, babai nga Kosova, ndërsa nëna nga Tirana. 11 vjet më parë, Gjoni mori pjesë në “Albania’s Got Talent” duke emocionuar Rovena Dilon dhe Armend Rexhepagiqin teksa këndonte “Je t’aime” të Lara Fabian. Në shkurt të 2019-s, artisti ishte pjesëmarrës në “The Voice of France”. Në vitin 2021, Gjoni u shpall si artisti më i votuar nga juria në Eurovizion 2021 ku përfaqësonte Zvicrën, ndërsa llogaritja e 50% të votave të publikut e renditën përfunfimisht në vendin e tretë këngën e tij “Tout l'Univers”.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Gjon Muharremaj shows the emotional meaning of the art name Gjon's Tears

 

Gjon Muharremaj tregon kuptimin emocionues që ka emri i artit Gjon’s
Photo: Top Channel/YouTube

 

Gjon Muharremaj showed in an interview for "A live night" the meaning of his stage name, Gjon's Tears.

"Grandpa came to our house for the holidays and I had an electric piano and I had a song on the piano, 'Can't Help Falling in Love' by Elvis Presley, I pressed the button and this song started. He said 'Can you sing for me?' I said to myself that my grandfather has gone astray because I have never sung, I don't know how to sing. I taught him and before he left, I sang to him. He started to cry and in that moment I realized the value and importance of music, I realized that I can touch people in that way. In Albanian and Kosovo culture, grandparents are strong, they never cry and at that moment when I see the strongest man in my life with tears, those tears were very symbolic and very important for me."

Gjon added that when he grew up and conceived the name Gjon's Tears, he always kept tears as a visual element in his stage appearances. "Grandpa always told me 'I know you're going to be big, but I won't be here to see it.' I've tried to do as much as possible, go as fast as possible, with more power so that he can see [my achievements]."

"He was the beginning of everything. Without it I wouldn't do anything. He chose the music for me," he concluded.

Gjoni was born in Switzerland to two Albanian parents, the father from Kosovo, while the mother from Tirana. 11 years ago, Gjoni took part in "Albania's Got Talent" exciting Rovena Dilon and Armend Rexhepagić while singing "Je t'aime" by Lara Fabian. In February 2019, the artist was a participant in "The Voice of France". In 2021, Gjoni was announced as the most voted artist by the jury in Eurovision 2021 where he represented Switzerland, while the calculation of 50% of the public's votes ranked his song "Tout l'Univers" in third place.