Showbiz

Genta Gjalpi ndan si rrallëherë detaje rreth lidhjes me partnerin e saj

Genta Gjalpi ndan si rrallëherë detaje rreth lidhjes me partnerin e

Genta Gjalpi, blogerja dhe ish-banorja e “Big Brother 5”, ishte e ftuar në emisionin “UËTËFËË!! show” në Andale Media, ku nën moderimin e Fatosit dhe Artemisës, ajo ndau më shumë detaje nga jeta e saj personale.

Genta së fundmi ka marrë propozimin për martesë nga partneri me të cilin zbuloi se njihet që prej periudhës së pandemisë. Për unazën në gisht që nuk mund të kalonte pa u vënë re, ajo u shpreh se mbartte vlerën 20 mijë euro.

E pyetur nga Fatosi, një ndër moderatorët e emisionit, nëse kishte realizuar ndonjë festë fejese, Genta tregoi:

“Bëra një festë familjare për të kënaqur prindërit më shumë. Unë jam shumë tradicionale, ndaj e doja këtë.”

Për planet e ardhshme për një dasmë, Genta u shpreh optimiste, duke detajuar:

“Do e bëjmë [dasmën]. S’e dimë kur. Dua diçka tradicionale, shumë të madhe, por varet dhe nga mundësitë që do të kemi.”

Nga postimet e saj në rrjetet sociale, Genta mbahet mend për marrëdhënien e ngushtë me gjyshërit e saj, të cilët janë ndarë nga jeta. E pyetur nga moderatorët, Genta pohoi se ndihej e keqardhur që nuk mundi t’i kishte pranë këta dy njerëz të dashur për të, në një gëzim kaq të madh të jetës së saj:

“S’pata fatin t’ia prezantoja gjyshërve [partnerin]. Më ka mbetur peng. Ia kam ndjerë ditën e fejesës mungesën [gjyshit] sepse ishte njeri që i pëlqente kur mblidheshin njerëzit.”

Gjithashtu, përsa i përket marrëdhënieve të këqija vjehrrë-nuse, për Gentën mbeten një mit, pasi ajo u shpreh se eksperienca e saj ka qenë krejt e kundërta:

“Marrëdhënien me vjehrrën e kam shumë të mirë. Kemi bashkëpunuar të dyja palët, po kur gjen vjehrrit e mirë të bëhet puna dhe më e thjeshtë,” tha ajo duke përmbyllur temën e jetës së saj sentimentale, për të cilën gjithmonë ka qëndruar e rezervuar, në respekt të privatësisë së partnerit.

Për të parë episodin me intervistën e plotë, mund të klikoni në videon e mëposhtme:



 
 

REELS

@veneralumani, @lind_islami & bebushi Drin 🥹

Sofia Vergara my spirit animal😂😂 PS. Manolo eshte i biri:)

✨Lëkura jonë është herë pas herë pak kapriçoze - ndonjëherë e yndyrshme, ndonjëherë e thatë, ndonjëherë me akne. Dhe nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh balancën mes hidratimit, mbrojtjes dhe ndjesisë së lehtë që kërkon lëkura mikse. Por @jeclaire.al ka tre produkte që i japin lëkurës çfarë i duhet, kur i duhet - as më shumë, as më pak. 🥰 Nëse edhe ti je në kërkim të këtij “glow”, shiko videon për më shumë detaje. @ledismile_estetike @dr_ledi

ANABEL @ THE MOVIES

Quiz: Çfarë i tha???

Arditi dhe e bija Anna, rikthehen pas 7 vitesh me një duet

Ajo ishte vajzë. Grua. Nënë. Motër. Mikeshë. Tani është një numër midis shumë të tjerëve. Pas çdo numri fshihet një histori e ndërprerë. Një jetë e humbur. Femicidi nuk është thjesht një statistikë, por një realitet i dhimbshëm që kërkon reagim dhe jo heshtje. Të paktën 8 gra u vranë vitin e kaluar. Më shumë se 127 në dhjetë vitet e fundit. Çdo humbje është një thirrje për përgjegjësi, për veprim, për ndryshim. Le ta parandalojmë së bashku. Fushata “Derisa vdekja të na ndajë” zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) dhe Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, me mbështetjen e @mccann_tirana, së bashku me organizata nga tetë vende të rajonit.

Artistja Mariah Carey nuk beson te koha dhe mire ben. Ajo orientohet me mbylljen e vitit, sa degjon zerin e saj te kumboje online.

Kur lëkura kërkon diçka më shumë se thjesht një hidratim, zgjidhja është Nucleofill nga @cfopharma . 😍 ✨Ky trajtim i avancuar punon në thellësi për të përmirësuar rigjenerimin qelizor, duke përmirësuar elasticitetin dhe hidratimin afatgjatë të lëkurës. Nucleofill është një zgjedhje e sigurt dhe efektive për këdo që kërkon rezultate natyrale, progresive .

👀

Genta Gjalpi rarely shares details about her relationship with her partner

Genta Gjalpi ndan si rrallëherë detaje rreth lidhjes me partnerin e

Genta Gjalpi, blogger and former "Big Brother 5" resident, was invited to the "UËTËFËË!! show" on Andale Media , where, under the moderation of Fatos and Artemisa, she shared more details from her personal life.

Genta has recently received a marriage proposal from her partner, whom she discovered she has known since the pandemic period. For the ring on her finger that could not go unnoticed, she stated that it was worth 20,000 euros.

Asked by Fatosi, one of the moderators of the show, if he had organized an engagement party, Genta said:

"I made a family party to please my parents more. I'm very traditional, so I wanted that."

Regarding future plans for a wedding, Genta expressed optimism, detailing:

"We will do [the wedding]. We don't know when. I want something traditional, very big, but it also depends on the opportunities we will have."

From her posts on social networks, Genta is remembered for her close relationship with her grandparents, who have passed away. Asked by the moderators, Genta affirmed that she felt sorry that she could not have these two dear people by her side, in such a great joy of her life:

"I didn't have the chance to introduce [my partner] to my grandparents. I was left stranded. I missed [my grandfather] on the day of the engagement because he was a person who liked it when people gathered."

Also, regarding bad mother-in-law-daughter-in-law relationships, for Genta they remain a myth, as she stated that her experience has been quite the opposite:

"I have a very good relationship with my mother-in-law. We have cooperated with both parties, but when you find a good father-in-law, the work becomes simpler," she said, concluding the topic of her romantic life, which she has always remained reserved about, out of respect for her partner's privacy.

To watch the episode with the full interview, you can click on the video below: