Lifestyle

Foto si yll Hollywood-i: 4 aplikacionet magjike që duhet t'i shkarkoni patjetër

Foto si yll Hollywood-i: 4 aplikacionet magjike që duhet t'i shkarkoni

Sa herë që ju vjen në majë të hundës duke bërë foto pa arritur pozën e përsosur për Instagram, mos ia vini fajin vetes. Shumica e njerëzve që ndiqni në Instagram dhe adhuroni fotot e tyre, na besoni se përdorin aplikacionet magjike që gjenden fare lehtë në App Store (iPhone) ose Google Play (Android).

Mos na keqkuptoni; veten duhet ta duam me gjithë defektet, aknet dhe asimetrinë, por kujt nuk i pëlqen të dalë bukur në foto? Ne, si goca Anabeli që jemi, kemi provuar shumë aplikacione për fotot, por si përfundim, vendosëm të mbajmë këto që kemi renditur më poshtë.

1. VSCO

Foto si yll Hollywood-i: 4 aplikacionet magjike që duhet t'i shkarkoni

Ky është aplikacioni më i famshëm i fotove në botë, dhe jo më kot. Profesionistët sygjerojnë VSCO-në për ata që duan të realizojnë foto të veçanta. Ndryshe nga aplikacionet që vijnë më poshtë, VSCO është i shkëlqyer edhe për foto panoramike, artistike, por edhe për selfie. Efektet minimaliste të VSCO-së do t'ju japin plot material që Instagrami juaj të ngjajë me atë të Kim Kardashian.

Nga të famshmit shqiptarë, Lori Hoxha është një prej më besnikeve të këtij aplikacioni.

Foto si yll Hollywood-i: 4 aplikacionet magjike që duhet t'i shkarkoni

2. Air Brush

Foto si yll Hollywood-i: 4 aplikacionet magjike që duhet t'i shkarkoni

Tani kalojmë tek një tjetër kategori aplikacionesh për fotot. Air Brush është aplikacioni më popullor për të spastruar në detaj çdo lloj njolle, pike, apo nuance të tepërt në fytyrë. Një prej më të preferuarve të VIP-ave, ky aplikacion ka shumë efekte për të përpunuar fotot, me të gjitha ngjyrat që ju pëlqejnë.

3. Beauty Plus

Foto si yll Hollywood-i: 4 aplikacionet magjike që duhet t'i shkarkoni

Një tjetër aplikacion i ngjashëm me Air Brush-in, që përmes shumë efekteve dhe një opsioni që i pastron fotot në momentin që shkrepen, ua nxjerr lëkurën e fytyrës të butë si të një bebeje dhe sytë plot shkëlqim. Po ta përdorësh siç duhet, ky aplikacion realizon selfie shumë të mira. Veçse duhet të tregoheni të kujdesshëm që ta përdorni në dritë të plotë, sepse nëse fotot i bëni në dritë ambienti, dalin disi të turbullta.

4. You Cam Perfect

Foto si yll Hollywood-i: 4 aplikacionet magjike që duhet t'i shkarkoni

Ky aplikacion është një klasik. I përpunon fotot në nivelin e duhur, pa e tepruar me efektet. Realizon foto shumë të mira edhe trup, por mund të përdoret edhe për të fotografuar ushqimet dhe ambientet. Ka efekte të ndryshme për kategoritë e fotove që doni të bëni.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb