Ç’janë festat pa parë një film Krishtlindjesh? Dikush sheh "I vetëm në shtëpi" për të mijtën herë, dikush "Elf" dhe një tjetër një film vintage që s’e njeh kush.
Këtë vit po ju rekomandojmë nga një film për çdo shenjë horoskopi. Yjet e dinë më mirë ç’ju shkon për shtat.
Dashi
Jeni trim, i vendosur dhe lindur për të qenë lider. Trajta që do t’ju bënin armikun e Hans Gruber.
Demi
Pëlqeni të kujdeseni për njerëzit dhe doni të jeni të përgjegjshëm, praktikë, një shpatull ku të tjerët mund të mbështeten edhe nëse gjërat s’shkojnë si duhet.
Binjakët
Të zgjuar dhe të shpejtë, ju keni dy personalitete. Një që është plot me atmosferë festash dhe një që është... i errët.
Gaforrja
Mund të jeni kokëfortë dhe të paqëndrueshëm, por në momentin që ju çahet guacka, zbulohet një ëndërrimtar sentimental.
Luani
Ju doni t’ju duan dhe t’i doni të tjerët mbrapsht. Besnikëria është gjithçka.
Virgjëresha
Jeni miqësorë, të besueshëm dhe të përgjegjshëm. Karakteristikat perfekte për të qenë krahu i djathë i Babagjyshit.
Peshorja
Jeni bamirës nga natyra dhe gjithmonë shikoni më të mirën tek njerëzit. Besoni dhe besimi ju shpërblehet.
Akrepi
Jeni romantikë dhe misteriozë, një ndërthurje stilesh dhe humori që njerëzit s’e kuptojnë, por e duan pranë.
Shigjetari
Jeni optimistë, të sjellshëm dhe gjithmonë pranë kur dikush ka nevojë për ju. Fiks si Kris Kringle.
Bricjapi
Jeni të orientuar nga familja dhe tradita është shumë e rëndësishme për ju. Jeni gjithmonë pranë dikujt në nevojë. Ju ngjason me dikë?
Ujori
Keni tendencën të jeni të drejtpërdrejtë, të sinqertë dhe të prerë. Të paktën nga jashtë. Në mendjen tuaj imagjinata s’ka frerë.
Peshqit
Askush s’është më krijues se ju. Të tjerët shohin ç’kanë përpara, ndërsa ju shihni yjet.