Relationships

Fiksimi im je ti!

Letra 1
Fiksimi i momentit je ti N. Nuk e di pse, se ti je kaq mashkull i zakonshem, nje nga ata djemte qe i gjen me lopate rrugeve, qe nuk bien ne sy as per bukuri, as per stil, megjithate, ka kaq kohe qe ti je motivi im i dites, qysh kur hap syte e deri sa përhumbem ne enderrimet me ty. Sa here eci rrugeve kërkoj silueten tende kudo, por ti ncuq, me fshihesh sikur te kem zgjebe. Vi enkas te vendi ku rri ti, qe te mund te shoh edhe pak sekonda e të shuaj sado pak fiksimin tim...... O Zot i madh, s'paska kurrefare rregulli ne dashuri. të kap e te leshon kur i do qejfi asaj, jo ty. Pike e zeze, shpresoj qe ky fiksim te me iki me gjethet qe bien, se e di qe do bej ndonje te pabere nese mendoj ende per ty. Fiksimi im je ti, qe mos qofsh   Anonim

Letra 2
Fiximi im je ti qe asnje femr e moshes sime sdo ti pelqente thinjat qe te tregojn me te madh apo ato mustaqet qe per mua jane super sexy.Ma ke heq mendjen qe heren e pare qe te pash nga ballkoni  .Me ke detyruar te behem edhe investiguese e jetes tende edhe te betohem jemi fix per njeri -tjetrin .Te mendoj gjithmon,kaloj fshehtas para punes tende vetem e vetem te te shikoj e sec m behet nje gje n stomak  .Pa lere njehere kur te pash ne qytetitin tim per pushime kete vere,eh rastesia gje e madhe.Ose kjo esht shenje qe ndoshta duhet te jemi bashk .anonim si hera e pare qe shkruaj ketu .

Letra 3
Fiksimi im je ti F. U njohem ketu mes komenteve te faqes tuaj sa e pash u bera kurioze ti shihja foton e profilit kur cte shihja copa yllit i coj ftes e pranon e kshu futem ne mhb folem shkembyem nr dhe erdhi dita u takuam dhe realisht kam perjetuar naten me te lumtur te jetes time ishte kaq i embel kaq i mire me jepte nje ndjesi sikur e njihja prej kohesh kete gje me tha dhe ai mua kaluam super ishim ne nje vend super te bukur me perqafonte me puthte ne ball folem shum per jeten per ne te dy saqe i besova cdo fjal qe tha por me duket se aq zgjati dhe lumturia ime pasi ai nuk po shfaqte me interes nuk e di ci ndodhi ai ndryshe flet me mua ndryshe vepron ktej thot dua te njihemi me mire ktej nuk kujtohet per mua nuk e di cte bej me eshte fiksu keq ne tru se ja e bej timin ja vdes  Ai eshte komentues i rregullt i faqes tuaj dhe dua qe ti them dicka F me pelqen realisht shuum  ps ai kur ta lexoj sigurisht qe do me shkruaj po kurre sdo e pranoj qe kte inbox e kam shkruar un kshuqe anonim pls pasi per ate mua as qe ma ndjen qe ai sma var shum por qe e verteta eshte e kunderta 

Letra 4
Mrb Anabel, Jam nje cun jetoj larg shqiperise,  Ok me eshte fiksuar nje vajze moj ajo eshte fanse ketu te faqja juaj, sdi si te kontaktoj me ate me vjen dhe turp se e di qe sdo mund te beja asgje tjeter vecse ta shikoj kur komenton ndonje here kur futet, e di qe i kontrolloj te gjitha statuset e tua me pare ku ka komentuar "ajo" ?  Epo ja qe me eshte bere fiksim Ndjej sikur e dua e dashuroj ate e adhuroj ne c'do shkronje qe vendos ne koment,  le te mbesi nje fiksim per ty e dashur "A"  Nga anonimi 

Letra 5
Shpresoj ta postosh kete... Shume kohe me pare njoha nje vajze... rastesisht ne rrugicat e qytetit ku jetoja.. E shikoja cdo dite teksa ajo shoqeronte motren e saje te vogel per ne kopesht..pasi ajo kalonte aty prane kafenese ku un zakonisht pija kafene e megjesit. E shikoja dhe cdo dite e me shume me shtohej deshira per ta pare.... Sa dhe po te rrija gjithe diten..javen thjeshte duke e pare ate.. veshtire qe Syte e mi te mjaftohenin me pamjen e saje. E shikoja cdo dite dhe kisha shume deshire qe ta ndalja ne rruge,ti flisja por pamja e saje e brishte, shikimi i saje qe rrinte gjithmone i ulur per toke me vinte ne veshtiresi... sepse mendoja se ndoshta nuk do ndihej mire nqs do I fliste nje I panjohur.  Cdo dite e shikoja dhe cdo dite mendoja nje menyre apo dicka se si ti flas... te gjeja nje menyre te bukur qe ajo te mos kishte mundesi ti shmangej prezences time... Dhe pas shume ditesh dhe mendimeve nga me tw ndryshmet... me ne fund e vendosa... Zgjohem heret ne mengjes dal nga shpia dhe shkoj ulem prane nje peme qe ndodhje ne ate rrugice...(shpesh here ulesha aty dhe e prisja kur kthehej,) Marre me vete nje litare te holle por te gjate...dhe je poezi qe e kisha shkruar posaqerisht per te... Ngjitemi ne pem...fleten ne te cilen kisha shkruar poezine e lidhi me litare dhe e leshoj poshte deri ne fund te degeve te poshtme por deri aty sa jo te mos dukej Deget e pemes ishin te gjera saqe dilni mbi rruge ku ajo kalonte zakonisht. E bej letren gati dhe zbeh poshte bashke me fundin e litarit te cilin e kisha ne dore. Litarin te cilin kisha lidhur letren dhe e kisha lene majen e tije siper degeve. ..  E terheq pak poshte ,e kaloj mbrapa trungut dhe e Vendos poshte meje aty ku do ulesha qe kur te kalonte ajo..te mos shikonte asgje te dyshimte... .... ajo duket...shafaqet rruges ku un po e prisja..afrohet dhe ne momentin qe afrohet poshte degeve ku un kisha lene letren. .. Un pa e kuptuar me njeren dore mbrapa meje e liroj Litarin..dhe ai rreshqet poshte,,bie para kembeve te saje... Ajo ne nje moment frikesohet..pastaj shikon qe ska asgje per tu frikesuar..ulet,merr letren, e hap dhe vazhdon ta lexoje. .... I ulur nen nje peme te larte,krahe gjere, ty duke te menduar,,,koken mbeshtet mbi ate trung te forete,e lotet duke me pikuar. Pikojne lotet e mi,lote dhimbje,lote gezimi,,,mes loteve buzeqesh,me kap mallengjimi. Ngadale, lehte pa e kuptuar humbas,zhytem ne mendime,,,ne rruge te gjata,ne rruge te pafunde,pakthime. Mendoje,,,e Zotit larte i shprehe nje lutje,deshire,,,me be Zoge te lutem,te fluturoje,te fluturoje i lire. Te fluturoje mbi male,mbi fusha,,,mbi lumejte e kulluar,,,e kur koha te me tradhetoje,te gjeje strehen tek Dashuria ime e Adhuruar. Ne dritaren e saje te ndal,aty ta shikoje,,,e pertej pikave te shiut mbi xham,nje ze ti dergoj. Mbi xhamin e lagur te dritares,lehet ti trokase take-take,,,e me cicerimat e mia prej zogu zemren tia hape. Tia mbush zemren me poezi,poezi prej cicerime,,e ti kendoj kenge qe me burojne nga zemra ime. Ajo do rrembehet,e shpejte do e hape dritaren e dashurise,,,e une trendafilin nen sqep do ia fale time Cmendurise. Do ia dhuroje Trendafilin,e shpejte ne Njeri do rrembehem,,,do ia puthi buzen,do zhdukem...e nen pemen e larte perseri do kthehem. Per ty o Cmenduria ime,,,te dua me gjithe forcen e paepur te Zemres,Shpirtit tim!... ....e nbyll...e shterngon fort ne doren e saje dhe lotet filluan ti pikonin.. Kthen koken nga mua dhe me nje gjys zeri me thote : pse,pse pikerisht me ndodhi mua? ! Kur une nuk mundem te jem e askujt.  Keta fajle dhe shpejt largohet... here e fundit qe e shikoja dhe hera e pare qe I degjova zerin.  Iku dhe nga ajo kohe me nuk e kam pare... nuk e di cafre ndodhi me... Ndoshta nuk kisha kohe un qe te kisha mundesine qe te mesoja dicka rreth saje sepse u largova ne emigrim dhe vazhdoj akoma... Por ky ishte dhe do mbetet nje fiksim imi... Do doja ta quaj dashuri por ndoshta nuk eshte e tille...ndoshta eshte thjesht nje fiksim

Letra 6
Anabel postoje te lutem...Fiksimi im eshte ose me sakte ishte 'L' dhe kam vendosur ta harroj. Kam shume kohe qe flas me kete djale ne tel ne fb po bèn 2vite..Kam nje jave qe si kam derguar sms dhe une kete e quaj sfide me veten se per ate u cmendja fare.Adhuroja zerin ,te qeshuren ,bukurine .E urreja kur me mbyllte cel kur me nxehej hajde me tako.Dhe une qe spata kurre guximin ta takoja sepse me ane te bisedes kuptoja qe kete njohje e kishte sa per te kaluar kohen.por une kurre se takoj dike qe me hedh ndjenjat e mia poshte.E per cfare ta takoj kur per ate kam kaluar nete te tera me lot se po me mundonte ky fiksim..I dhashe force vetes mos tako dike qe mund te te lendoje zemren,se po ta takosh do vuaja me shume.une mbrojta veten time,e lashe te venitet fiksimi....

Letra 7
Fiksimi ime je ti d see di psee por me je fiksuar keq nkok srz sa her tshikoj miken pini mendoj perr ty oj gocee bukur do baja 10 vjet burg per ty kur tshikoj qee mee je lidhur me nje cop k deshiroj te ti futem shpulla atj rpq se ai svlenn dy Lek se di as vet por te mendoj CDO cast ska dit qe tmos permend emrin tende dreqi ta mart moj goc jee gjithee ajoo yll shifu ne pasqyr i her shikohu mir jee njee bukurosheee qee mvjen te te ndaloj nrrug dhe tputh me zpr mlidhesh mee I cop barboni qe dhee atletet e miaa te kalcetos vlejne me shume se ai po SDI cte bej eshtee thjesht fiksim vk ndoshta duhet ta pranoj nje ditee qeee ty sdo te bej kurr time jet mizore urime per faqen

Letra 8
Anabel,fiksimi im eshte Elvana Gjata... vdes per ate...Edhe e dashura ma ka dhene lejen ,po si tia bej ta takoj dhe te heq fiksimin? Te fus ty mik?   Anonim eee Puc Elvana Gjata

Letra 9
Mbrema anabel..fiksimi ime eshte ai cuni me buzeqeshjen me te bukur..ai qe ka nje makin BMW AA 77...X..te kisha aq fiksim sa te ngacmova dhe folem..madje dhe fjetem bashke..por dhe pse te pelqej u terhoqe.se po bije ne dashuri..por se pranoje.Dhe tani te kam fiksim pres te shoh sadopak por ti me shmangesh..nderron rruge. Uroj ta lexosh kete fiksimi... Se te kam akoma fiksim je shum i mire.. Flm

Letra 10
Para disa ditesh dola me shoqet tek matrix ..Aty ngjitur kishim shume cuna po njeri me ngeli fiksim pasi gjithe kohes me ngacmonte dhe me linte rehat kjo gje me acaroi dhe nga nervat nk i dhashe asnje te dhene dhe u largova pa marre vesh asgje nga ai ..tani e kam kerkuar po smund ta gjej..dhe doja ti thoja nese e lexon te beje vetem koment se e gjej vete..klm anonim te lutem

Letra 11
Sot pas 2 muajsh fiks eshte dita pare qe zgjohem pa kureshtje per jeten, pa motiv per jeten ndoshta eshte shum por mund te them pa nje arsye te bukur qe te ben te buzqeshesesh ne mengjes kur hap syte. Wow i dashur sa e veshtir me u msu me e nis diten pa te then mirmgjes. E kujt ja merte mendja qe ne kaq pak kohe dhe kaq shum largesi do beheshe kaq i domosdoshem per mua. Mendoj, mendoj mendoj cfare po ben ti tani? Vall a je kujtuar ndonjeher per mua sot? Sa do doja qe gjithcka te ishte genjeshter, sa do doja qe ti te ndrroje mendje, sa do doja qe ti ta mendoje te ardhmen time me mua, e di qe eshte e kot te pres nje mesazh nga ty, por gjithsesi une do te mendoj zmr, do te kujtoj, sa te kem mundesi derisa imazhi jot te zhduket. Anonim te lutem

Letra 12
Bravo anabel vrt teme e bukur kjo...me plq  Smund ta besoj as vet qe po e bej kete por ja tek po shkuaj per te…Esht dikush shume i rendesishem ne jeten time …je ti "G" je personi qe adhuroj…E dua shume…e& pse ka disa dite qe jemi grindur  ose te pakten ashtu themi …bejm sikur nk flasim dhe pse vec grricemi me njeri/tjetrin gjithe diten  serish e di qe me ka xhan …me do edhe pse nk ma shpreh me fjale …ma thote me vepra… qe diten e pare kur kam folur me te me ka rrahur zemra fort …ai nisi gjithcka…nk e di se cfar me beri te ndjehem ashtu,ama me kalimin e kohes nisa ta kem shum xhan …nk e kisha menduar kurre se do te doja dike ashtu sic dua ate ...e pranoj "PER HERE TE PARE KAM RENE BRENDA KOK E KEMBE" Esht ai qe arrin tme ndryshoje humorin 3 her ne minut  me sjell gjithmone buzqeshjen...nese nk shoh nje dite te vetme behem si e cmendur …nk rri dot larg tij,se di...me merr malli dhe per aromen e tij…e dini?… esht i vetmi person te cilin me sy mbyllur arrij ta njoh dhe nga frymemarrja...jam e fiksuar keq pas tij…esht kingu im …per mua eshte personi me perfekt ne bote …as "bred pitt" nk eshte gje para tij hahah esht vertet yll i bukur :)…un jam aq xheloze per te sa dhe mushkonja po ti afrohet do lutesha mos te ishte femer  hahaahaha e di se do ju duket shaka por esht e vertete …shpesh me ndodh te grindem me te …me plq shume ajo pjesa kur pajtohemi,esht ai qe me ngacmon gjith kohes...ben ato shakat e tij per tme ber te qesh ...dhe un qe i sillem sikur se dua  ai me cmend deri sa me afron serish pran tij sps e kupton dhe ai se nk i qendroj dot larg…jemi ne nje klase ne gjimnaz …me sakt ne nje bank  kemi dy vite qe njihemi ...dhe mund te them se kam po ashtu dy vite qe nk e bej gjumin si duhet...edhe ne 2 te nates kur zgjohem ,esht gjeja pare qe me shkon mendja …me ze gjumi duke menduar per te…e dua me gjith shpirt ...por kte her u grindem shume per arsye koti per dike tjt…un vendosa mos ti fls më ,u mrz shuumm aq sa i thash mos tme fliste me …mos tme dilte me perballe ...e di ,ai u mrz po ashtu nga kjo situate …kam nje jave qe i rri me turinj … nk marr guximin ti fls...ai perpiqet tme afroje …gjen shkak gjith diten per tu ulur prane meje,me flet por un ehh :(( ...me rreh zemra fort kur e kam prane…me dridhet gjithe trupi...E kam vertet shum xhan  por serish i sillem ftohte…jam vertet shumm e merzitur...me thoni cte bej un me ket piskuriqin tim mor amann   Ju falenderoj te gjitheve per vemendjen tuaj miq dhe mikesha  e zbukuroni vrt faqen me komentet tuaja…qe na bejn ndonjeher te qeshim me lot ;p respekte per te gjithe :)) anonime ju lutem...

Letra 13
Pershendetje anabel, se mendoja kurre se do te shkruaja diku ku e lexojne me qindra sy, por te shkruaj per ate ja vlen vertete.Fiksimi im Ajo , ne fakt ajo esht dashuria ime e pare ,dashuria ime e vetme dhe e perjetshme , nuk do te dua kurre femer sic e dua ate.Syt e mi sdo shohin sy si syte e saj.E humba se isha idiot e humba ate te voglen time, miushen time te vogel.Sot dhe pse kan kaluar shume vite un se kam harruar dot ate dhe sbesoj se do e harroj ndonjeher.E urrej veten qe e humba , e mallkoj cdo nate,por i tille qenka fati se ndryshon dot. Nje keshille per te gjithe cunat qe duan nje femer shtrengojeni fort dhe mos beni budalliqe qe ta humbni pergjithmone duajini dhuroni dashuri . Anonim pls

Letra 14
Fiksimi im je ti o "A" o te rente nje damblla . C'tu desh qe me ngacmove ate mbremje para 4 vitesh e ca. Une ndoshta ste kam shkruar,ste kam marr ne tel,apo edhe kur kam ardhur ne qytetin ku jeton ti,kur kam kaluar para punes tende,pavaresisht se nuk e kam kthyer koken andej,kam pare direkt telin tim mos ndoshta vinte ndonje sms a telefonate nga ty. Me ka ngelur fiksim fakti qe pervec atyre tre here qe me ke dhe te kam puthur(isha marrosur ato kohe per ty,sa mund t t merrja kollovar edhe ne shtepine time sikur te doje te fejoheshim) nuk krijuam nje lidhje stabel per shkak te largesise dhe pamundesise per tu takuar shpesh. Une ty te kam fiksim ende:i dua syte dhe vetullat e tua qe me ngjiten qe heren e pare sa i pash,i dua shakate qe vetem ti di ti besh,e dua zerin tend qe me mungon prej kohesh. E di qe ky fiksim adoleshentesk i imi do te venitet nje dite,por per momentin fiksimi im je ti...

Letra 15
Eshte me i zakonshmi i shkolles. Nuk e di pse ne syrin tim eshte me i vecanti, ndoshta sepse eshte francez dhe per fracezet thone flirtojne gjate gjithe kohes por flirtojne me class. Gjej justifikime te kota te kaloj perpara klases se tij, frengjishtja eshte kthyer ne gjuhen time te preferuar dhe Parisi ne qytetin tim te endrrave, e lash gjermanishten, ne djall Gjeneva... Kam blere edhe parfumin qe perdor ai, ta kem ne dhom me mbush me pozivitivitet...  E di qe pas shume vitesh do qesh me veten time dhe me shijet e mija, ose ndoshta do te jem gruaja e tij ( dashte Zoti xP), deri atehere une do rri ta shoh ne enderr dhe te kaloj mceftas te dhoma e zhveshjes se cunave   Pershendetje nga Zvicra, ishim ne prosteste sot ^^

Letra 16
Mirmbrema anabel . O vend I mir ku gjejm shpetim e zgjidhje ... sonte rreth ores 9 kam qen ne Urban te unazes nga 21- shi , tek rruga el ... fixim nje vajz qe kisha pran , qe po shkembenim shikime dhe (prekje ) si me stil padashje ngaqe kishte shm njerez ... Ishte kukull brune aq shm mka pelqyer i shkelqenin syt , dhe frymemarrja mu rendua kur me erdhi afer .ajo ishte rreth 165 cm , cant femrash kshu dhe nje tjeter qe e mbanim tek kembet tona.zbrita para saj , pishman si qeni u bera , nejse . Besoj se kur ta lexoj e din vet qe e kam shkrujt un. Pres komentet ishalla shkruan se e njoh direkt . Ju pershendes te gjitheve ...

Letra 17
"Fiksimi im je ti "! Ahaha dhe tani me vjen te qesh kur e kujtoj kete skene.. plot 7 vjete me pare..... ne kulmin e rinise dhe e ndergjejshme per bukurine time , I ndijeja shikimet e njerze kur dilja heret per ne mengjes ne shkolle dhe veshtrimet e fishkellimet e cunave kur zbrisja shkallet e kolegjit ! Mund ta pranoj qe e gjithe bota ishte nen kembet e mia ( keshtu ndihesha atehere) 18 vjece , me 3 medalije ari dhe me nje fytyre prej engjelli dhe floket qe vareshin te gjate mbi shpatullat e holla ...gezimi me i madh vec lenies se ndonje ore mesimi per te pire kafe me shoqet ishte stervitja cdo dite ne palesteren e qytetit : volejbolli ishte dashuria ime me e madhe ! Sa me lumuturonin pershendetjet e njerzve qe mbushnin shkallet ne ndeshjet e skuadres  ..vec kesaj shume cuna qe me ngacmonin e me thonin " je fiksimi im " ! Njs njeri prej tyre besoj qe me kishte vertet fiksim sps cdo dite me ndiqte nga pas me makine dhe kur shkoja dhe kur dilja nga palestera , ne dreke kur kthehesha nga shkolla ...torture...sdi te te them heren e pare qe e pash se vura refare fytyren e tij dhe keshtu ndodhi per muaj te tere ( ta pranoj qe isha sh egoiste e mendjemadhe , kisha filluar t behesha si Narcizi,me pelqente te me ngacmonin e asnjerit sia vara ) heren e fundit kur djali mu afrua per te kerkuar t dal isha me kafe me shoqen time Ela nje nga njerzit me te dashur per mua dhe studente ato kohe me thote : ua po ti se shikon cfare kingu ? Sh I mire si pamje , duket she I veshur mire pastaj me duket goxha djale , ste pelqen ?!!! "Ka dicka qe s' shkon me te jam e sigurt "keshtu Ia ktheva ...njs kaluan muaj djalin nuk e pash me te me ndiqte me sa duket fiksimi I kishte ikur ! Sdo ta harroj kurre pas 6 muaj e shohe serisht ne nje kafe teksa prisnim se bashku me familjen oren per te shkuar ne nje dasem ...sdi te them qe e pelqeva kur e pash pas aq muajsh por qesha . Isha sh e lumtur qe do shkoja ne nje dasem te familjes sime , vajza e halles se babait e cila prej 90 jetonte ne Usa kishte ardhur ne Shqiperi sps martonte djalin e madh me nje italiane dhe dasma behej ne nje dite, sigurisht qe ishte moderne ! Nuk e njihja ate as familjen e saj sps kishin 20 vite pa ardhur dhe une skisha lindur ende . Sa futemi im ate me drejton te takoj dhendrin nusen dhe familjen e kushurires se tij ..."Kjo eshte halla D... , dhendri , nusja ,babai dhe djali tjeter ...." o zot kur u kthye si nuk I ra pika ai djali qe I isha bere fiksim ishte kushuriri im I dyte !!!!!! U skuq I gjithi dhe ngeli...njs nuk reaguam.pas pak me vjen e me takon : Ne nuk njiheshim , une tekerkoj te falur ndonese skam....te kam pasur fiksim...dmth tani ste kam me sps te paskam gjak " Sigurisht qe djali jetonte jasht dhe ne nuk njiheshim , skishte faj, e ndieja qe dicka nuk shkonte... sot ne behemi shume.dhe ndonje here me thote "fiksimi im ishe te " dhe ia plasim t qeshures....

Letra 18
Mirmbrema faqja me fiksuse per momentin  ! Fiksimi im ishte ajo goca (A) qe cdo dite udhtoja ne te njejtin autobuz me te,e shikoja dhe ne kafet e Universiteti qe studionim .Pas nje kohe i shkruajta ne facebook,dhe nga dhjetra mesazhe qe i dergoja,merja nje mesazh te shkurter (mos me shqetso),Mbarova Universitetin dhe pas nje kohe shkova te takoj disa shoke,dhe ne momentin qe kam hy te dera universitetit me del para syve,uuauuooo e pash nje shikim rrufe,dhe mu buzqesh fytyra,ishte fiksimi qe me ishte fiksu,por qe nuk e kisha harru........!Ne ditelindjen e saj i bej nje mesazh,dhe ja uroj,dhe mesazhi i fundit nga ajo ka qen (Po habitem si e di ditelindjen time ?) Tani ajo me duket jeton jasht,por jam i bindur qe nq se do ta shof perseri,syte e mi perseri do shendritin para fytyres se saj ! Anonim! Jeni faqja qe pelqej me shume ! Naten.

Letra 19
fiksimi im je ti. je nga ato gocat qe duken mendjemdhaja kur i sheh ne rruge.edhe pse ne fillim u njohem ne facebook,kur te njoha tek nji pash nje goc te vendosur me nje zemer kaq te madhe dhe shum dashuri per fal.nuk e di cte interesoi tek un.por fitimi i besimit tend dhe dashuris tende ishte nje nga gjerat me te bukura qe me kishte ndodh ne jeten time.ishte nje ndjenje shum fantastike te dija qe diku aty ishte nje person qe priste qe un te hyja online qe tme tregonte per diten e saj,tme tregonte per jeten e saj,sekretet e saja te me thoshte qe e merr madhi per mua,kur me thoshte "faleminderit qe egziston"...ishe motivi i dites time,sepse gjeja me e mir ne te gjith diten time ishte kur hyja online per te folur me ty..edhe pse u ngaterruam perseri vazhdon te jesh buzeqeshja ime dhe njekohesisht trishtimi im..edhe pse nuk flisnim beja cdo dit nga 3 her ne dit 6 km vetem per te te par.dhe qe shokve i thoja po shkoj ne shtepi kur ne te vertet sillesha nga shtepia jote vetem per te te par 1 her te vetme dhe qe nje shikim i yti ishte mese i mjaftueshem per te ma bere diten me te bukur... https://www.youtube.com/watch?v=L4kMPAShW74

Letra 20
Fiksimi im je ti B , po po ti, qe ndoshta ske per ta marr vesh kurre, ti qe ben interesantin dhe qe une cmendem pas ketij fakti ! Perderisa me bere te shkruaj te Anabel, patjeter qe je ti fiksimi im. E cuditshme eshte, se edhe pse nuk te pelqeva qe heren e pare qe te pashe, mendimet e mia shkojne per ty. Me pelqen kur ecen, me pelqen si vishesh, me pelqen kur me veshtron, me pelqen te ndjeje prezencen tende edhe pse mundohem te mos te te shoh. Tani te kam marr inat, se ben indiferentin, te kam marr inat se edhe kur mu drejtove per here te pare, me fole me arroganc, te kam marr inat se nuk guxon te me shohesh ne sy, te kam marr inat se te kam kaluar dy her prane dhe ti ke hequr shikimin, te kam marr inat se te kam kaq afer por ti me qendron kaq larg,te kam marr inat sepse ti je fiksimi im I ketyre javeve, ndersa une nuk jam asgje tjeter, vetem nje me shume qe kalon ne rrezen tende te shikimit. Faleminderit, Anabel

Letra 21
Fiksimi im ke qen dhe vazhdon te jesh ti N!!Para 7 vjetesh nje shoqja ime me prezantoi shokun e saj te ngushte!!Ajo ishte dita me e bukur e jetes sime ,sepse me rrahu zemra fort per ty dhe u afeksjonova aq shum pas teje saqe ju a vara dhe mesimeve ne shkolle!!Por tani mbas 7 vjetesh un vazhdoj ta mallkoj ate dite qe te njoha ty ,sepse nga ajo dite e deri ne keto momente qe shkruaj un zgjohem dhe fle me mendje tek ty!!Ne patem 6 vjet lidhje,nje lidhje qe te gjithe e paten zili!!E si mund ti harroj ato mbremje te ftohta dimri ku rrinim me ore te tera duke biseduar,e si mund ti harroj ato 3muaj vere ku ti shkoje larg per te punuar dhe un ste shifja fare ato 3 muaj me dukeshin 3 vjet pa ty!!!Po si mund ti harroj ato premtime qe me bere,qe me premtove se syte e tu sdo shohin femer tjeter,ku zemra jote sdo rrafi per askend tjeter!!!Po ku shkoi premtimi qe me the se do fejohem me ty???E pra ja ku jemi,pas nje viti ndarje ,!!!Mjaftoi per ta thyer lidhjen tone ajo K... qe ti ke ne krahe sot!!!Ajo qe per 1 vit,beri ate qe un se bera dot per 6 vjet!!!Te beri skllav te vetes,u fejua dhe u martua me ty brenda nje viti!!!E shikon sa shume ke ndryshuar!??Si do te perfundosh e ke menduar???ende nuk arrij ta besoj qe me le per dike tjeter,!!!E urrej veten qe vazhdoj te t'kem fiksim!!!!Edhe pse je i asaj,ke dike qe te urren por qe ende te ka FIKSIM!!!Postoje te lutem!!Anonim

Letra 22
Pershendetje Anabel !  meqe sot eshte tema e fiksimeve, edhe une po ju tregoj per fiksimin tim...jam 16vjece dhe me eshte fiksuar keq drejtori im i shkolles,e cuditshme por e vertet...per here te pare e kam par ne perjudhen e veres, ishim ulur te dy ne te njejtin lokal, ai mi kishte ngulur syte edhe un gjithashtu  qe ate dite me pelqeu kaq shum saqe edhe kur vajta ne shtepi e mendoja papushim...erdhi data 15shtator, dhe vajta per regjistrim te shkolla e tij, u habita kur e pash, u gezova tejmase qe e kisha drejtor dhe do ta shihja dit per dit.... kur e shoh ne koridor,me rreh zemra fort dhe kam ''flutura ne stomak'', madje edhe kur me bertet me ate tonin e larte dhe kumbues, mua me duket kaq i embel dhe terheqes, saqe nuk dua qe te mbaroj se bertituri *_* me eshte fiksuar keq ai njeri, madje dua qe te kem nje ''lidhje '' me te...ai esht i ri,i bukur, i gjat, terheqes...por cti besh qe esht i martuar  ....Anonim te lutem, dhe te lutem postoje 

Letra 23
Pershendetje Anabel, komplimente per faqen aq te mrekullueshme...  Sonte tema fiks per muaaaa, fiksimi im je ti V... Aq shume qe e dashuroj moj anabel sa qe sdi se si ta shpreh, mendoj cdo gje rreth ati... Me ik trurin me cmend, eshte aq arogant aq nervoz sa qe perpiqem ti jap fund, e xhelozoj edhe foton ne viber kur e ndrron, e xhelozoj edhe kur ma pershendet ndonje shoqe 'te shemtuar' hahahahaha por se pranoj kurr se e xhelozoj kaq shume, kur me ben nervoz i them se nuk eshte interesant edhe pse shpirti me dhem kur ja them keto fjal... Tani qe jam aq larg e akuzoj sa here qe nuk e marr dot ne telefon ose se shof online, sa qe edhe familjen e vete e marr ne pyetje per cdo levizje qe ai ben... E duaa e duaaaa marrezisht, kunder te gjithave hidherimeve e momenteve te keqija po ashtu edhe veshtiresive do te luftoj deri ne fund qe ta bejme endrren ton realitet! E kam xhan e kam fiksim e kam jete, shyqyr Zotit qe nuk e ndjek faqen tuaj sepse do ta kuptonte qe nuk jetoj dot pa ate... Por skam per te ja pranuar kurr se me cmend, se fundja eshte mashkull me karakter shume te forte, fiks tipik mashkull arrogant dhe kjo gje me cmend!  Te duaaaaa jete do te rikthehem atje ku je ti se shpejti dhe te puthhhhh si e cmendurrrrr! Pjesen tjeter e din ti vet, pra anonim se behet nami.

Letra 24
Pershendetje Anabel.  Fiksimi im jane 5 shtatat. Kam lene gjithe ato leke neper casino po 5 shtatat nuk i kapa dot. Para se te ikja ne shqiperia kapa 4 shtatat me bet 100 po nuk mi boni 5 k** va. U be qe me 1 gusht qe kam ikur dhe akoma e mendoj. 5 piramidat i kapa, po shtatat asnjehere. Shpresoj qe heres tjeter mos te zhgenjehem dhe ta heq fiksimin. Te lutem postoje.

Letra 25
Anaaaabel te lutem ma posto... Eshte ceshtje me shum renci... Po ke shpirt e zemer postoje te lutem..shpirt te ka lali... Fiksimi i jetes sime eshte ajo bjondja me e bukur e pogradecit...ajo qe eshte kaq femerore ne pamje dhe kaq e eger dhe inatcie e papare ne tip... Nuk ma var po un do jepja dhe jeten te kem nje femer si ajo ne krah...( jo vetem un se shum e duan,po un jam me i miri per ate bjonden me prapakolpin me tbukur ne bote si lopezi)...po ce do o anabel se ajo nuk ma var...dhe dua ti them ktu sot : o Beqo qe ngelsh beqo per ter jeten ishalla po sma vare mua ters ka per te shkuar sa her...te ka lali shpirt te ka lali xhan ...  Ja dhe te Anabeli shkrova(tallu tani me mua sa te duash) po der ktu me ka vajtur fiksimi per ty...e ka ber njeri per ty kte? Jo se ka ber... E bera un qe ishalla spo me kuptojn shoket se do me bejne kenge ter jeten me mori historia. Puc puc

Letra 26
Mirmbrema anabel, ju kam shkruar dhe njehere tjeter per jeten time jo shume te kendeshme. Kesaj radhe po mundohem te shkruaj mir sepse jam qortuar nga fansat shume per gramatiken time. Pra dua te tregoj qe dhe nje si une qe vjen nga serat mund te di te flasi dhe te shkruaj sepse jam me shkoll. Pa vazhduar me tej dua te filloj t flas per twmen e sotme. Fiximi im e je ti P, po po ti, qe godite fort zemren time vetem me nje buzeqeshja. E pranoj jam e martuar por un te dua ty P. Ti je ai qe me rrembeu zemren vetem me nje shikim, pa folur, pa u prekur. Sa me shum dite kalojn aq me shume dua t jem afer teje. Dhe nqs do ma kerkoje do ndahesha nga burri im per ty, per te pasur njehere buzet e tua dhe trupin tend. Te lutem anonim se sdua te me zbuloj burri. Ju puth fansa 

Letra 27
Fiksimi im je ti G qe me ke nxire jeten per 1 vit te tere e spo me fton e spo me fton nje here per te dale dhe pse kemi kaq kohe qe flasim Me acaron aq shume sa them nuk do te te flas me po pastaj sec me vjen nje msg aty dhe zbutem  me cmend se je tipi me i komplikuar dhe i drejte qe njoh me cmend se je me i zgjuar se une je me cmend kur merzitesh me mua per gjera tvogla dhe me mban inat  me fikson kur behesh xheloz per cdo gje po se kuptoj pse sme fton njeher te dalim veteeem pse nuk me fton kam 1 vit mbas teje a se kupton? ske ku gjen me mire se une jo

Letra 28
Mirmbrema! E dini qe ndonjehere fiksimi eshte me keq se dashuria vete? Nuk te lendon por te budalleps! Dhe mua me eshte fiksuar keq "bastardi i bukur",per here te pare e pashe per ditelindjen time ,,me pelqeu shuuumm,,pastaj rastesisht u perplasem kur u shkembenim ne rruge,,,pastaj ai eshte gjithnje aty ku jam une,,,ne kafen e lagjes sime,afer shpise,afer punes.Kur me shikon rastesisht corientohet,buzeqesh,shikon ngultazi po si ka dhene zoti goje me duket  ,,me duket se duhet tja them vete e para!(tatjana i drejtohet Oneginit)  (anonim please)

Letra 29
Mirmbrema anabel. Na fiksove me kto fiximet Fiximi im eshte ajo macja te matrixi para 2 ditesh x halloween. Ishte nj vajz e maskuar si mace, me 1 pal xhinse te shkurtra e bluz t zez. I kishte ato syt kopjo si mace, me 1 buzqeshje qe m hoqi trurin. E shikoja gjithe kohes po ajo as qe ma varte fare. I them yllo je fixuse me verte Ai cuni, anonim anabel. Puc

Letra 30
Fiksimi im esht K, me ngeli fiksim qe ne castin e para qe e pashte,fytyra e saj engjellore me mahniti, bukuria e saj me marrosi,mu fiksua aq shum sa i gjeta dhe fb personal dhe nr e tel,por problemi esht se smund ti them gje se e di qe sdo mbesoj... D

Letra 31
Fiksimi im eshte ai!  Eshte 'ai qe e kerkoj me sy ne cdo cep te qytetit. Eshte ai qe thjesht ta shikoj dua. Eshte ai,emrin e te cilit dua ta shoh ne telefon. Nje mesazh nga ai. Eshte ai qe me beri te provoj ndjesine e nje puthje. Kane kaluar gati 2 vite dhe fiksimi im mbetet po ai. Nje lidhje qe perfundoi per fajin e te dyve.. ai nuk eshte perfekti,as me.i bukuri. Ai eshte thjesht ai. Fiksimi im!  E dini cfare? Keto jane fjale.qe askujt nuk guxoj t'ia tregoj. Rrall here dhe vetes. 

Letra 32
Pershendetje anabel. Jam nje djale 30 vjec dhe fiksimi im eshte komshija nje kat me poshte qe eshte 38 vjece e martuar me 1 femije. Une jam i marrosur pas saj, pas trupit te saj te bukur e pas sharmit te saj. Behem xheloz tek e shoh qe del me te shoqin dhe femijen....e ruaj me shikime sa here qe e shohe te dale. I flasim njeri tj me shume dashamiresi dhe simpati dhe ajo po ashtu, por nuk duket sikur me pelqen me ate sy sic e pelqej une. Jam i marrosur pas saj dhe enderroj ta kem timen. Ajo vjen ne fantazite e mia cdo nate....me eshte bere fixim fixim fixim.

Letra 33
Mirbrema urime per temen. Fiksimi im eshte *A* kam 6 vjet qe e kam fiksim. E shoh pothuajse cdo dite dhe zemra shton rrahjet. Kurre se kam imagjinuar qe te arrij te deportoj nje njeri aq thelle ne zemer por prap se prap eshte dicka e bukur, e embel. Do doja shume te bisedonim serisht si me pare. Me mungon dhe e kam shume fiksim.

Letra 34
Pershendetje  Meqense qenka tema e fiksimeve dua te tregoj sesi me kapi dhe mua fiksimi i papritur per dike.  Para 4 vitesh isha ne makine me te dashurin duke u zene (u ndame) duke mbajtur koken nga dritarja , te makina ngjitur shoh nje djal vertet te bukur por mbi te gjithe kishte nje hije intelektuali  Ate dite ja mora targen shenim ne mendje dhe se di pse po mendoja per fatin. Me pas para 2 vitesh po ecja afer lagjes dhe ne cel po zihesha vertet keq me te dashurin qe jam aktualisht dhe ne cel ai me thot qe dua te ndahem dhe pasi e mbyll telefonin nga nervat , duke ecur me zuri syri targen dhe makinen e atij djalit. Spo me besohej. Pasi shkova ne shpi jam munduar ta gjeja emrin e atij me anen e targes ne internet, por me kot.  Tani pres qe kur te bej ndonje sherr te madh ose te ndahem nga i dashuri do e shoh perseri ate ne makine, e ksaj rradhe do i hidhem ne rruge  Faleminderit nese e poston.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb