Showbiz

Fiksimi (i tepruar) Bleonës me paranë!

Sot Bleona u zgjua e acaruar me mediat online, të cilat sipas saj, kishin keqinterpretuar pjesën e intervistës, ku këngëtarja i vuri një çmim prej 1 miliardë dollarë vetes. Aq, sipas saj, duhet të paguante dikush për t'u martuar me të, jashtë dëshirës së këngëtares. Menjëherë pas deklaratës, mediat vërshuan me tituj si: "Bleona i hap kembët për 1 miliardë dollarë", "Për 1 miliardë dollarë, Bleona fle me një 60-vjeçar" etj. Natyrisht Bleona ka të drejtën e saj të revoltohet, sepse të gjithë e dimë qe askush nuk do te paguante 1 miliardë dollarë për t'u martuar as me të, e as me ndonjë femër tjetër, ndaj ajo deklaratë pak a shume nënkuptonte "kurrë!". Por nga ana tjetër, Bleona duhet të kuptojë që është ajo që u jep material portaleve, ajo qe zgjedh të flas për paranë me shumë se kushdo tjetër ne showbiz.

Fillimisht na rrëfeu se albumi i saj kishte kushtuar 3 milionë euro dhe për këtë kishte marrë kredi. Madje atëherë shtoi se nuk i kishte kërkuar asnjë qindarkë ish-bashkëshortit të saj Gani Bardha, i cili vjen nga nje familje në gjendje shumë të mirë ekonomike.

Kur Bleona u rikthye pas disa viteve "hiatus" në SHBA, u përfol se edhe avioni privat që e solli në Tiranë ishte me kredi.

Më pas na tregoi se kishte aq mundesi financiare sa të paguante qera te shtrenjtë ne nje kompleks apartamentesh ku jetonte edhe Rihanna ne Los Angeles, të personalizonte makinën e saj Porche e ta bënte ngjyrë floriri, të udhetonte nëpër botë me avionë privatë e të shfaqej në foto ne hotelet nga më luksozet.

Pastaj dolën lajme në faqe jo fort-zyrtare se pasuria e Bleonës është 15 milionë dollarë, një lajm që shtangu shumë artistë shqiptarë të cilët me nje karrierë shumë aktive prej gati 2 dekadash, vrisnin mendjen se si s'kanë mundur të bejne as milionin e parë.

Së fundmi, Bleona u rikthye prapë në media "për muhabet lekësh", fillimisht kur deklaroi tek Your Face Sounds Familiar, se i duhen 15 milionë dollarë për karrierën. Më pas Rozana Radi, pas imitimit që i bëri tek i njëjti spektakël, u shpreh që një mashkull të martohet me Bleonën duhet të jetë milioner.

Kastro Zizo u ul në gjunjë t'i propozonte për martesë (në formë shakaje) gjatë YFS, duke iu lutur që të mos i merrte asnjë lekë nësë divorcoheshin se ishte me kredi. Bleona deklaroi se nuk ka marrë asnjë lekë as nga martesa e saj.

Të gjitha këto deklarata dhe fakte të mësiperme kanë ndodhur në harkun kohor të më pak se 4 viteve. Për aq sa ka dale Bleona në intervista apo ne publik, kemi dëgjuar pothuajse të gjithë historinë (e deklaruar) e kuletës së saj, ndërkohë që nuk dimë asgjë për shpenzimet e atyre që kendojnë çdo natë prej më shumë se një dekade,  e mbushin salla koncertesh nga Prishtina në Sidnej duke filluar nga Sinan Hoxha, Meda, Ermal Fejzullahu, Elvana, Flori, Artjola Toska e shumë të tjerë.

Pse? Sepse nuk kanë nevojë të flasin. Nuk e përdorin paranë as si mburrje (dhe nëse do të mburreshin, s'kanë kohë) as si justifikim (për mungesa që mund të kenë në karrierë) dhe as thjesht si shaka, duke i caktuar "me humor" një çmim vetes. Thjesht shijojnë fitimet e tyre dhe investojnë ku të duan.  Ndaj mediat nuk flasin për ta. Sepse nuk u japin asnjë material. Por flasin për ata që "të shtyjnë" t'ua bësh llogaritë nga fotot e luksit që postojnë në Instagram, të cilat ecin në raport të zhdrejtë me deklaratat e tyre në studio.

Bleona nuk ka pse mërzitet çfarë thonë mediat, kur i vendos vetes një çmim.

Sado simbolizëm të thellë të ketë ai 1 miliardëshi që përmendi,  sado i paarritshëm, është prapë nje çmim. 1000 apo 1 miliardë, ajo sapo u tha gazetave, ndoshta pa e menduar gjatë, se "blihet".

Ndaj tani të presë në heshtje edhe "shitjen" e keqe që do t'i bëjnë mediat sinqeritetit të saj.

REELS

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?