Metropolitan

Fëmijët e “Diddy-t” reagojnë pas teorive konspirative që qarkullojnë në rrjet

Fëmijët e “Diddy-t” reagojnë pas teorive konspirative

Fëmijët e Sean “Diddy” Combs kanë adresuar komentet dhe thashethemet “lënduese” për familjen e tyre, duke përfshirë edhe humbjen e nënës së tyre, Kim Porter. Në një deklaratë të përbashkët, Quincy, 33 vjeç, Christian, 26 vjeç, si dhe binjaket 17-vjeçare Jessie dhe D’Lila, u shprehën se kanë parë kaq shumë thashetheme të rreme që qarkullojnë rreth prindërve të tyre.

“Sa i përket humbjes tragjike të nënës sonë, ne ndiejmë nevojën që të flasim. Zërat se nëna jonë shkroi një libër janë thjesht të pavërteta. Ajo nuk e bëri këtë”, saktësuan fëmijët, duke shtuar se kushdo që pretendon se ka prova për “librin e pretenduar”, po gënjen.

Ata i referohen një libri që ka rezultuar mjaft i shitur në Amazon, "Kim’s Lost Words: A journey for justice, from the other side", që pretendohet se është shkruar nga rrëfimet e modeles së ndjerë dhe "demaskon" VIP-at, tregon për festat "e çmendura" etj.

Fëmijët e “Diddy-t” reagojnë pas teorive konspirative

“Kuptojeni ju lutem se të ashtuquajturit “miq” që flasin në emër të nënës sonë dhe të familjes, nuk janë miq dhe nuk kanë në zemrat e tyre interesat më të mira. Jetët tona u shkatërruan kur humbëm nënën. Ajo ishte bota jonë dhe asgjë s’ka qenë e njëjtë që pas ikjes së saj”, thanë ata.

Fëmijët e kanë bërë gjithashtu të qartë se “Diddy” nuk ka pasur lidhje me vdekjen e nënës së tyre, ndryshe nga teoritë konspirative që kanë qarkulluar në internet.

“Shkaku i vdekjes së saj është publikuar para shumë kohësh. Nuk ka pasur asnjë lojë. Ne do t’i kërkonim gjithkujt që të respektonte kërkesën tonë për paqe, ndërsa çdo ditë përballemi me humbjen e saj. Jemi thellësisht të trishtuar që bota e ka kthyer në një spektakël atë që është një ndër ngjarjet më tragjike të jetës sonë”.

Ata përfunduan deklaratën duke u shprehur se nëna e tyre do të kujtohet si një grua e bukur, e fortë, e sjellshme dhe e dashur. Fëmijët theksuan se kujtimi i saj nuk duhet të njolloset nga teoritë e mbrapshta konspirative që qarkullojnë vërdallë.

Fëmijët e “Diddy-t” reagojnë pas teorive konspirative

Porter ndërroi jetë në vitin 2018, për shkak të pneumonisë lobare, sipas autopsisë. Ajo ishte 47 vjeç. Kim dhe “Diddy” kanë pasur tre fëmijë së bashku, Christian, Jessie dhe D’Lila. Reperi adoptoi edhe djalin e saj, Quincy, i ardhur në jetë nga marrëdhënia e modeles me Al B. Sure!.

Sipas burimeve, “Diddy” ka qenë në kontakt me fëmijët e tij nga telefoni i qelisë dhe ka folur disa herë me ta.

Reperi është gjithashtu i ati i Justin, 30 vjeç, Chance, 18 vjeç dhe Love, 2 vjeç.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?