
Veshjet e Margot Robbie gjatë promovimit të filmit "Wuthering Heights" kanë qenë mahnitëse dhe këtë e ka vërtetuar çdo dalje e saj, pasi asnjëra prej tyre nuk ka zhgënjyer. Aktorja në bashkëpunim me stilistin Andrew Mukamal, po sjellin një stil tërësisht të ri mes të vjetrës dhe të resë, realitetit dhe fantazisë dhe njerëzit po e adhurojnë. Ja disa prej pamjeve më të komentuara:
#1. Gjatë premierës në Londër, Margot Robbie u shfaq me një fustan transparent, i krijuar nga dizajnerja turke Dilara Findikoglu, me korse dhe detaje plot litarë thuajse në të gjithë veshjen.

#2. Stilisti i Margot zgjodhi të kombinonte një xhaketë dhe fustan nga koleksioni Couture Vjeshtë 2025, plot printe dhe i zbukuruar me tyl. Çizmet e bardha ikonike e vulosën pamjen.

#3. Frymëzimi për kombinimin e radhës erdhi nga koleksioni Pranverë/Verë i vitit 1992 i John Galliano. Margot Robbie mbante veshur një pallto të zbukuruar me gëzof, minifund të zi dhe çorape të kuqe.

#4. Sërish dizajnere turke, kësaj here Margot Robie veshi një korse plot lule dhe xhinse të zeza me bel të ulët.

#5. E gjithë veshja u krijua nga stilisti Thom Browne, i cili arriti të sillte një pamje gotike gjatë paraqitjes së aktores në Paris.

#6. Krijim i Matthieu Blazy për Channel, i cili përfshinte një bust me korse, fustan shumë gjatë nga pas, fund të bardhë poshtë, stiluar me një varëse plot gurë pas qafës.

#7. Kjo veshje ishte nga koleksioni Pranverë/Verë 2026 i Mark Gong. Vëmendjen në pamje e morën çizmet, të cilat dominuan.

#8. Fustani Schiaparelli i krijuar posaçërisht për aktoren nga Daniel Roseberry. Dizajni kuqezi, një bust me dantellë dhe fund i gjatë, kombinuar me një varëse me diamant.

#9. Koleksioni Vjeshtë/Dimër 2025 i Dilara Findikoglu, pamja me lëkurë gjarpri të kuqe ekuilibronte elemente nga moda e viteve më përpara (mëngë me lidhëse, korse nën bust) me materiale moderne.

#10. Koleksioni Pranverë/Verë 2026 i Victoria Beckham.

#11. Margot Robbie u shfaq me një fustan transparent dantelle nga Alexander McQueen, i mbuluar me motive lulesh.

#12. Fustan i krijuar nga Roberto Cavalli. Ajo e kombinoi me vathë zemre, një rubin Cavalli të rrethuar me perla dhe diamante, si dhe taka të larta Christian Louboutin.






