
Margot Robbie është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për të promovuar filmin e saj më të ri, “A Big Bold Beautiful Journey”, ku luan krah Colin Farrell. Dhe si gjithmonë, ajo nuk zhgënjeu me paraqitjet e saj elegante dhe të kuruara deri në detaj, falë bashkëpunimit me stilistin e saj të përhershëm Andrew Mukamal.
Në një “déjà vu” të turneut për filmin Barbie, Robbie solli sërish një sërë pamjesh që varionin nga klasiket e rafinuara, te ato më të guximshme.
Për paraqitjen e saj në The Today Show, Margot veshi një fustan mini në stil vintage, me motive retro.
Në vijim, për intervistën në “Kelly Clarkson Show”, ajo zgjodhi një kombinim në tone toke nga koleksioni Christopher Esber Resort 2026: Një bluzë me teksturë si lëkurë krokodili, shumëngjyrëshe dhe një fund midi karamel, të kombinuara me sandale të zeza prej lëkure nga Khaite dhe syze dielli në ngjyrë kafe.
Për mbrëmjen, Robbie mahniti me një look nga Phoebe Philo: Xhaketë e shkurtër gri, pantallona me bel të lartë dhe vetëm një reçipetë e zezë poshtë, për një efekt të sofistikuar por të guximshëm. Pamja u kompletua me këpucët, çantën Drive dhe syzet Score, të gjitha nga marka Phoebe Philo.
Brenda studios, Margot ndryshoi sërish veshje, këtë herë me një fustan të shkurtër ngjyrë krem nga Magda Butrym. Fustani kishte një bust elegant, modern dhe njëngjyrësh. Veshjen e kompletoi me sandale nude me rripa.
Për të përmbyllur ditën, aktorja zgjodhi një pamje më casual dhe urbane: Xhaketë me kuadrata nga Saint Laurent, bluzë e bardhë, xhins të çelët, taka të zeza me majë dhe një çantë Phoebe Philo, nga një koleksion i mëparshëm.