Dukej sikur 1 në 3 nga të ftuarat në eventin e "Geraldina Sposa", mbante veshur fustane prej tyli, dantelle ose transparentë. Kjo ndoshta, prej prirjeve orientale që ne kemi, apo dëshirës së vajzave për t'ju përshtatur sa më shumë fustaneve të vetë Geraldina Sposa-s.
Por ajo ç’ka mund t’i ketë frymëzuar vajzat, janë dhe fustanet e yjeve veshura së fundmi në festivalin e Kanës të cilat dukeshin sikur sapo kishin dalë nga ndonjë përrallë (lexo këtu). Nëse, tyli, dantella dhe motivet e ndryshme ishin kryefjala e tapetit të kuq do të thotë që materiale të tilla, nuk zhgënjejnë lehtë.