Reperi kanadez Jon James McMurray ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti ajror teksa xhironte për klipin e tij të radhës.
Ngjarja ndodhi të shtunën ndërkohë që lajmi është dhënë ditën e djeshme.
Teksa po bënte një veprim të rrezikshëm në krahun e aeroplanit, ky i fundit pësoi një rënie në spirale. Ndonëse 34- vjeçari mbante parashutë, nuk iu dha mundësia ta hapte pasi në momentin që u shkëput nga aeroplani qe shumë afër tokës duke pësuar kështu goditje fatale.
Menaxheri i McMurray deklaroi se reperi ishte përgatitur dhe trajnuar intensivisht për këtë skenë, por fati nuk qe më të.
“Ai u stërvit prej muajsh për këtë veprim, por kur Jon eci akoma më tej në krahun e aeroplanit, piloti nuk mundi dot të shmangte rënien.”