Mbrëmjen e së hënës, Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, festoi ditëlindjen bashkë me miqtë e tij në një restorant me ushqim tradicional.
Fullani postoi në profilin e tij në Insta Story pamje nga mbrëmja festive, ku ndodhej dhe miku i tij, reperi Noizy, por ajo që ka ndodhur në fund të darkës, lë vërtet pa fjalë.
Erik Fullani shihet në një video teksa thyen një e nga një pjatat e restorantit, duke e mbushur dyshemenë me to.