Relationships

Rregullat që s'duhen thyer kurrë nëse doni një lidhje jetëgjatë

Rregullat që s'duhen thyer kurrë nëse doni një lidhje

Nuk ka receta fikse për një lidhje të shëndetshme apo një zgjidhje të caktuar për çdo situatë, ka vetëm disa gjëra që duhet t'i merrni në konsideratë. Ekzistojnë disa rregulla të cilat mund ta bëjnë një marrëdhënie harmonike dhe jetëgjatë, por vendimi nëse i zbatoni ose jo, mbetet gjithnjë i juaji.

1- Nuk mund ta bëni dikë t’ju dashurojë me çdo kusht!

Mos e harroni kurrë këtë. Është një proçes kaq i lodhshëm dhe në të shumtën e rasteve pa rezultat. Ndjenjat janë e vetmja gjë të cilat as mund t’i imponosh dhe as t’i llogarisësh. Askush nuk është i detyruar t’ju dojë vetëm sepse ju e doni. Nëse përpiqeni ta ‘detyroni’ personin tjetër t’ju dojë me çdo kusht, gjithçka do të bëni është ta largoni dhe më shpejt nga vetja. Ndryshoni strategji dhe hidhni sytë nga vetja juaj.

2- Nëse ai ju do, do ta ndjeni.

Secila prej nesh e kupton kaq mirë këtë, por në të shumtën e rasteve jemi ne ato që zgjedhim të justifikojmë çdo sjellje të partnerëve, duke gënjyer në një farë mënyre veten. Ti do ta kuptosh nëse dikush ka interes për ty. Kalon kohë me ty, të respekton dhe mendon për ndjenjat e tua (pavarësisht çfarë ndodh), të gjitha këto janë shenja. Dhe shumë pozitive!

3- Në fillim duhet të duash veten!

Të duash veten s’ka të bëjë me të qenit egoist apo narcist. Nëse nuk respekton vendimet, ndjenjat apo mendimet e tua ti vetë, kush do ta bëjë për ty? Të duash veten, është hapi i parë që mund të bësh që dikush tjetër të bier në dashuri me ty.

4- Nëse ndjenjat kanë mbaruar, mos u përpiq ta mbash  partnerin me forcë.

Ky është një gabim që e bëjnë të gjithë, sepse vjen në mënyrë instiktive. Sado e ashpër mund të duket, e vërteta është se askush s’është i detyruar t’ju dojë përgjithmonë, edhe nëse ju keni fëmijë apo një pasuri të përbashkët.

Nëse ndodh që ndjenjat kanë marrë fund, mendoni për zgjidhjen më të mirë. Ruani kujtimet më të bukura dhe shihni përpara. Gjithçka ka rëndësi në fund është shija e mirë që marrëdhënia la.

Burimi: Cosmopolitan

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!