Lifestyle

Why knitting makes you calmer and happier people

Why knitting makes you calmer and happier people

Nëse jeni në kërkim të një pasioni që potencialisht do t?ju lehtësojë stresin, do t?ju qetësojë dhe njëherësh do t?ju bëjë më produktiv, atëherë thurja, të punuarit me grep apo shtizat janë një zgjedhje që duhet ta konsideroni.

Hulumtimet tregojnë se këto procese ndihmojnë në përmirësimin e vëmendjes, rritjen e fokusit dhe përqendrimit për të qenë kësisoj më produktivë.

#1 Do t'ju japë një ndjenjë kontrolli

Kur keni një objektiv, pra përfundimin e një qëndisjeje apo punimi me grep, ky synim mbanë gjallë interesin tuaj. Ky është një tjetër motiv që i bën këto aktivitete të dobishme, për të pasur kësisoj më shumë fuqi dhe kontroll mbi gjërat tuaja.

#2 Mund të futeni në një gjendje më pak stresuese

Kur jeni të tensionuar, ka shumë ?rrëmujë? mendimesh në trurin tuaj. Në thelb, thurja mund të zëvendësojë ato lëvizjet nervoze dhe të pakontrolluara. Lëvizjet e përsëritura, në vetvete, mund të jenë qetësuese duke larguar mendimet stresuese nga koka. Fokusi në diçka konkrete është thjesht motivim.

#3 Ju i vendosni qasjet perfeksioniste në plan të dytë

Nëse jeni ambicioz dhe i/e prirur për sukses, thurja si proces është e orientuar drejt produktivitetit, por jo dhe aq shumë drejt perfeksionizmit. Shumë njerëz që e kanë thurjen me grep apo shtiza një pasion, e dinë se ditë pas dite ju përmirësoheni dhe kjo do të thotë të kesh më shumë besim te vetja.  

#4 Thurja si proces është një stërvitje për trurin

Thurja dhe aktivitete të tjera të ngjashme kërkojnë koordinim të syrit dhe dorës, e për pasojë edhe përforcim të aftësive motorike. Kjo është një nga arsyet pse thurja është një aktivitet i preferuar për të moshuarit, pasi u mban ?trurin? në gjendje pune dhe njëherësh parandalon dëmtimin e aftësive njohëse.

#5 Socializoheni dhe krijoni miq të rinj

Nëse e ndjeni se nuk jeni edhe aq të mirë vetëm në këtë aktivitet, ju mund t?i bashkoheni një grupi bashkëmoshatarësh apo njerëzish që njihni për të marrë disa leksione falas dhe pse jo për të ndarë mendime rreth punimit që keni në dore, apo ndonjë tjetri që planifikoni. Kjo ju ndihmon që të socializoheni dhe të krijoni miq të rinj.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Self

REELS

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

Jacob Elordi dhe Margot Robbie ne premieren e filmit “Wuthering Heights” ne Los Angeles Te dy ♋️ dhe secili ka me shume se 3 planete ne ♋️.

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)