Lifestyle

People point out the details that make a person look ~intelligent~

People point out the details that make a person look ~intelligent~

Dikush pyeti në Reddit, për disa shenja që i bëjnë njerëzit të duken inteligjentë. Përgjigjet ishin interesantë dhe ndoshta mund t'ju hyjnë në punë për të bërë edhe ju "klasifikimet" tuaja mes një grupi njerëzish. 

1. Dikush që i kupton shpejt konceptet që s'i ka dëgjuar ndonjëherë më parë. Mendoj se është shenjë e pastër e inteligjencës.

2. Kuptoj se dikush është inteligjent kur nuk ka frikë të bëjë pyetje. Kurioziteti është themeli i inteligjencës.

3. Një njeri inteligjent është dikush që nuk di vetëm të flasë, por edhe të dëgjojë. Ata dinë të shpjegojnë çështje të caktuara në mënyrën që ti do ta kuptoje më mirë. Kjo aftësi është mahnitëse.

4. E kupton kur dikush është inteligjent kur nuk ka nevojë ta bërtasë se sa i zgjuar është. Thjesht është.

5. Vetëbesimi që nuk bën zhurmë. 

6. Kur në një debat, personi di të argumentojë për të dyja anët dhe nuk e kthen në një zënkë.

7. Nuk e kanë problem ta pranojnë kur e kanë gabim ose kur nuk e dinë diçka. Një njeri inteligjent nuk e ka ndjenjën e inferioritetit, prandaj nuk i bën përshtypje.

8. Nuk përpiqen të "testojnë" se sa shumë di personi tjetër për një X çështje. Njerëzit e zgjuar e dinë se ka dhe njerëz të tjerë të zgjuar. Nuk është një garë.

9. Shpjegojnë ide komplekse më mënyrën më të thjeshtë.

10. Mënyra si përshtaten pavarësisht situatës ku ndodhen.

11. Kur u bën një pyetje, mendohen pak para se të përgjigjen dhe nuk thonë gjënë e parë që ju del nga goja.

Burimi: Buzz Feed

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!