
Pas ofertave të fundsezonit, Skims ka prezantuar produktin më të ri në linjën e saj: mbështjellësin/llastikun e fytyrës, Seamless Sculpt, produkti i parë i markës për kujdesin e fytyrës dhe me shumë gjasa, trendi i radhës që do të pushtojë rrjetet sociale.
I ndërtuar nga i njëjti material si veshjet virale të Skims, ky produkt me çmim prej 48 dollarësh vjen në dy nuanca: bezhë dhe kafe. Me një kompresim të fuqishëm të ngjashëm me modelet e tjera Seamless Sculpt, mbështjellësi synon të ngrejë lëkurën në zonën e nofullës dhe mollëzave, duke ndihmuar në:
lifting/tërheqjen e fytyrës,
krijimin e një konturi më të dukshëm të fytyrës,
reduktimin e fryrjes dhe inflamacionit.
Për një përvojë sa më të këndshme, mbështjellësi është i pajisur me fije kolagjeni, ndërsa mbylljet me Velcro në pjesën e sipërme të kokës dhe qafës sigurojnë që produkti të jetë sa më i rehatshëm.
View this post on Instagram
Shiritat e fytyrës dhe produktet për kontrurimin e mjekrës kanë qenë një trend i shpeshtë në TikTok, i përfshirë në rutinat "morning shed”. Edhe pse provat shkencore për efektet afatgjata të këtyre produkteve janë të kufizuara, përdoruesit raportojnë përmirësime të dukshme, qoftë edhe afatshkurtra.
Në të vërtetë, rripat e ngjashëm janë përdorur fillimisht si pjesë e rëndësishme në procesin e rikuperimit pas ndërhyrjeve kirurgjikale estetike, duke ndihmuar në reduktimin e ënjtjes dhe përshpejtimin e shërimit të indeve.
Si ta përdorni?
Nuk ka ndonjë rregull të veçantë: mund ta vendosni mbështjellësin tuaj ndërsa bëni punët e shtëpisë, relaksoheni në divan, ose shijoni një serial.