Relationships

5 super reasons to divorce

5 super reasons to divorce

If you have chosen to get married, divorce is definitely not in your plans because you are supposed to have chosen the man with whom you would live happily ever after. However, things happen along the way and no matter how hard you try, separation becomes inevitable. But what are the reasons that can convince you 100% for a divorce?

1. Physical violence

Dhuna fizike është në krye të listës. Supozohet që ju të dy krijuat një lidhje për të bashkuar forcat dhe për të sfiduar bashkë, me dashuri, dhembshuri dhe tolerancë gjithë sfidat e jetës. Nëse nuk ndodh kështu dhe partneri ka arritur deri aty sa ka nisur dhuna fizike, largohuni sa më parë. Nuk ka asnjë arsye që do ta justifikonte dhunën, asnjë shkak dhe asnjë lloj reagimi nga secili prej jush. 

2. Abuzimi emocional

Krah dhunës fizike qëndron abuzimi emocional ose le të themi ndryshe dhuna psikologjike. Mos e normalizoni presionin, manipulimin, ndjesinë e fajit pa pasur faj apo frikën nga bashkëshorti/bashkëshortja pasi nuk do t'ju çojë asgjëkundi. Ju nuk firmosët për këtë apo jo?

3. Kur ai/ajo refuzon të bëjë diçka për varësinë që ka ndaj substancave

Ju kujtohet objektivi juaj para martese? Supozohej të zhvillonit një ekip të fortë bashkë dhe më pas të krijonit një familje të shëndetshme dhe mjaftueshëm të fortë për t'u përballur me gjërat. Nëse partneri yt zgjedh të mos përpiqet ta ndihmojë veten dhe bie pre e varësisë ndaj substancave, bëni gati valixhen dhe shkoni. Esenca e raportit tuaj ka humbur.

4. Partneri yt e ka të pamundur të dojë

Ose të paktën, të të dojë ty. Eshtë e frikshme ta pranosh këtë kur bëhet fjalë për bashkëshortin, sepse martesa tingëllon si dështim, por më mirë e vërteta e hidhur sesa gjithë jeta në gënjeshtër. T'i kërkosëh dikujt të të dojë është si t'i thuash një të plagosuri në këmbë të marrë pjesë në një maratonë. Thjesht s'bëhet.

5. Të qënit pasiv në mënyrë patologjike përsa i përket zgjidhjeve të problemeve.

Të gjithë njohim dikë që mund të jetë i martuar me një njeri shumë të mirë, por që nuk ndërvepron dhe qëndron totalisht jashtë çdo problemi në çift apo familjarë? Nuk janë të dehur, nuk janë as të dhunshëm dhe as problematikë. Madje ata të duan shumë, por nuk dinë të jenë partnerë. Ata nuk ndërveprojnë.

REELS

😂😂😂

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania