Ajo ishte vajzë. Grua. Nënë. Motër. Mikeshë.
Tani është një numër midis shumë të tjerëve. Pas çdo numri fshihet një histori e ndërprerë. Një jetë e humbur. Femicidi nuk është thjesht një statistikë, por një realitet i dhimbshëm që kërkon reagim dhe jo heshtje.
Të paktën 8 gra u vranë vitin e kaluar.
Më shumë se 127 në dhjetë vitet e fundit.
Çdo humbje është një thirrje për përgjegjësi, për veprim, për ndryshim.
Le ta parandalojmë së bashku.
Fushata “Derisa vdekja të na ndajë” zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) dhe Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, me mbështetjen e @mccann_tirana, së bashku me organizata nga tetë vende të rajonit.